Iraku heq shtetrrethimin, shkon në 72 numri i viktimave në protesta

5 Tetor 2019, 15:09Bota TEMA

Autoritetet irakiane e kanë shfuqizuar gjendjen e orës policore në Bagdad të shtunën. Vendimi për masën e jashtëzakonshme nuk kishte ndikuar në ndërprerjen e protestave të dhunshme, në të cilat humbën jetën 72 persona dhe qindra të tjerë u lënduan.

Trafiku është zhvilluar normalisht në kryeqytetin irakian, ndërsa rrugët dhe sheshet kryesore ishin të qeta. Në hapësirat ku javën e kaluar ishin mbledhur protestuesit policia kishte vendosur barrier të betonit.

Zyrtarët e kabinetit të kryeministrit Adel Abdul Mahdi u takuan me liderët e protestuesve nga Bagdadi dhe provincat tjera për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre. Kryeministri dhe president i Irakut premtuan se do ta kërkojnë përmbushjen e kërkesave të protestuesve, por televizioni shtetëror nuk dha hollësi për mënyrën e plotësimit të tyre.

Kjo kryengritje është trazira më vdekjeprurëse në Irak që nga shpallja e fitores kundër Shtetit Islamik në vitin 2017 dhe i ka dridhur themelet e qeverisë së kryeministrit Mahdi. Qeveria ka premtuar reforma, por duket se ato nuk i kanë bindur irakianët.

Snajperët e policisë kanë qëlluar në drejtim të protestuesve të premten, kanë thënë reporterët e agjencisë “Reuters”, duke i shtuar tensionet dhe duke e ashpërsuar taktikën e forcave të sigurisë, të cilat më parë kanë përdorur plumba lufte, gaz lotsjellës dhe kamionë me ujë, shkruan “Reuters”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje