“Bashkimi Europian ka nevojë për mbrojtje të NATO-s kundër Kinës dhe Rusisë”

5 Tetor 2019, 12:12Bota TEMA

BE ka nevojë për mbrojtjen e SHBA-së kundër Kinës dhe Rusisë, tha Kryeministri Hollandez, Mark Rutte, në një fjalim në Shoqatën Hollandeze të Atlantikut.

Ai sugjeroi që BE të rritë fondet për ta mbajtur NATO-në përballë kërcënimeve në rritje nga Kina, Rusia dhe vendet e tjera.

“Ne nuk mund të garantojmë sigurinë tonë” shtoi ai, do të thotë që Europa duhet të pajtohet me kërkesat e presidentit amerikan Donald Trump dhe të krijojë një marrëdhënie të mirë me Shtetet e Bashkuara: “Ne nuk na pëlqen, por koha kur Europa mund të fshihej nën ombrellën e sigurisë amerikane për një sasi të vogël të parave ka mbaruar”.

Prej vitesh, Presidenti amerikan Donald Trump po bën presion për anëtarët e NATO-s dhe veçanërisht BE-në që të rrisin kontributet e tyre.

Shpenzimet ushtarake holandeze janë rritur me 25% që nga viti 2014, por gjithsesi arritën vetëm 1.2% të PBB-së vitin e kaluar.

SHBA është vendi që kontribuon më shumë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, me 22% të kontributeve të drejtpërdrejta.

1 komente në ““Bashkimi Europian ka nevojë për mbrojtje të NATO-s kundër Kinës dhe Rusisë””

  1. Lani says:

    RROFTE AMERIKA. LOVE YOU AMERIKA. …PO MOS TE JETE AMERIKA. SDO KISHTE EUROPE TE QEOLBUR FARE. EUROPA ESHTE KURVE EDHE TE PABESE NJERZ TE POSHTER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje