Kandidati për president Bernie Sanders del nga spitali pas operacionit në zemër

5 Tetor 2019, 11:27Bota TEMA

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Berni Sanders, i është nënshtruar një operacioni emergjent pasi ka pësuar sulm në zemër. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e fushatës së tij dhe mjekët.

Senatori ishte dërguar në spital të martën pasi ishte ankuar për dhimbje në gjoks gjatë një tubimi në Nevada.

Raportohet se mjekët e kanë bërë operacion politikanin 78-vjeçar për t’ia zhbllokuar njërën nga arteriet.

Të premten, Sanders tha se po ndihet për mrekulli pasi doli nga spitali.

Mjekët thanë se ia kanë vendosur dy stenta në një arterie të bllokuar koronare. Ata konfirmuarn se politikani ka përparim në gjendjen shëndetësore, por se e kanë këshilluar të kontrollohet nga mjeku personal.

Në kohën kur gara për kandidat për president brenda Partisë Demokratike është ashpërsuar, Sanders u zotua se do të marrë pjesë në debatin e ardhshëm televiziv, i cili do të mbahet më 15 tetor.

Nëse Sanders do të bëhej president, ai do të hynte në histori si kryetari më i moshuar i Shteteve të Bashkuara, shkruan “BBC”.

2 komente në “Kandidati për president Bernie Sanders del nga spitali pas operacionit në zemër”

  1. Laku says:

    NA PLASI GREGU SE KA DALE KY KOMUNISTI NGA SPITALI.

  2. Olimpia says:

    Edhe ne se Sanders nuk merr pjese ne gare,e rendesishme eshte qe konkurentet demokrate amerikane ti perfshijne idete e tij ne programet e tyre.Sannders ka thyer ,,akullin,,nje personalitet i shquar politik ne moshe jo te re shpalosi dhe beri popullore ne shoqerine me mentalitet konservator te SHBA ide dhe program teresisht te majte,ne kushtet e reja te revolucionit te katert industrial,te globalizmit,te mungeses se dy blloqeve antagoniste ideologjike ,ekonomike dhe ushtarake. Gjendja aktuale ekonomike ,thellimi i pabarazise midis nje grushti njerezish miliardare qe zoterojne pasuri sa gjysma e njerezimit dhe pjeses tjeter te botes,varferia estreme e qindra milione njerezve jo vetem ne vendet e varfera por edhe ato te zhvilluara ,bejne kerkese urgjente qe partite dhe forcat e majta dhe progresive te shpalosin me force programe politike,ekonomike dhe shoqerise qe kerkojne nje rishperndarje me te drejte te pasurise ,rritjen direkte dhe indirekte te te ardhurave te shtresave te varferia dhe te mesme.Edhe PS ne Shqiperi duhet te ndryshoje rrenjesisht programmi e saj per te luftuar varferine,papunesine ,per rritjen e rrogave dhe garantimin e sherbimeve baze ndaj shumices .Natyrisht kete nuk mund ta beje Rama,i cili ne thelb eshte nje ultraliberal,por nje figure e re qe ka kulture europiane te majte dhe eshte i bindur ne rrugen e re qe duhet te ndermarre PS….Askush nuk duhet te mendoje qe Rama eshte i pazevendesueshem,jam i sigurte qe populli i majte ne Shqiperi ka nje rezerve te fuqishme intelektualesh per te evidentuar nje lidership te ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje