Vijojnë investimet në Tiranë, rehabilitohen shtresat asfaltike në rrugën e “Kavajës”

6 Tetor 2019, 10:05Sociale TEMA
Vijojnë investimet në Tiranë, rehabilitohen shtresat asfaltike

Investimet e Bashkisë së Tiranës po ndihen në çdo lagje të kryeqytetit. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar rrugën e “Kavajës” në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin.

Qytetarët e kësaj zone, dhe jo vetëm, po i gëzohen asfaltimit të rrugës, ndërhyreje e cila zgjidh përfundimisht ccështjen e amortizimit dhe të ujërave të zeza, sidomos tashmë që jemi në stinën e shirave.

Ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve të Bashkisë së Tiranës ka vijuar punën këto ditë deri në orët e vona të natës, për të realizuar sa më parë mirmbajtjen e shtresave asfaltike përgjatë rrugës së “Kavajës”.

Punimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës. Ndërkohë që ndërhyrjet do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës, për ta bërë sa me komode lëvizjen e këmbësorëve.

4 komente në “Vijojnë investimet në Tiranë, rehabilitohen shtresat asfaltike në rrugën e “Kavajës””

  1. Goni says:

    10 here eshte shtruar dhe prishur kjo rruge ne kete 5 vjecar.

  2. Ai says:

    Tirana jeton në lluks me miliardat e dollareve te naftes qe i grabit Myzeqese për 100 vjet. Ky eshte krim teper i rende.Kete krim e kane bere te gjithe qeveritaret islamik kriminel dhe antimyzeqar te Tiranes.
    Uashingtoni nuk i vjedhe pasurine Nju Jorkut, As Roma Milanos e tje e tje .
    Ti kthehen miliardat e dollareve Fierit, Lushnjes dhe Kuçoves.

  3. super duper says:

    Asfaltike! O zot e shkepet kete te mjere shqiperi e shqipe ne cdo vrime – bile e palluat edhe aty ku nuk ka vrime.
    Tmerr cdo dite e cdo minute. Shume shpejt do kemi: asfaltizmi, asfaltizimi, asfaltnaja, asfaltarja, asfaltore, asfaltorja…
    Nuk ngeli “rrethanor” nga rrethet ? pa i hyp shqipes ashtu sic i hyp katnari gomarit e pa zbrit ne media me mikrofon e artikuj ashtu sic zbret katnari ne pazar me domate e tranguj me shit.
    Eshte gjendje Qamet-ike

  4. Lani says:

    pupupup. cfar shteti qelbur qe eshte ben nji asfaltim qe edhte vjedhur disa here edhe mburren…o Zot. cfar shteti kemi keto 30 vjet skandal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje