SKENARËT: Albin Kurti fitoi zgjedhjet, por mund të mos bëhet dot kryeministër

7 Tetor 2019, 10:27Rajoni TEMA
SKENARËT: Albin Kurti fitoi zgjedhjet, por mund të mos bëhet dot

Albin Kurti pas shumë vitesh në krye të Lëvizjes Vetëvendosje, arriti që më në fund të fitojë një palë zgjedhje dhe partia e tij, të dalë parti e parë në Kosovë.

Por, Vetëvendosje ka fituar me një rezultat shumë të ngushtë dhe ka diku tek 5-6 mijë vota më shumë se LDK e Vjosa Osmanit, e cila ka arritur një rezultat spektakolar dhe e ka ringjallur partinë, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Për këtë arsye, Albin Kurti nuk mund ta krijojë dot i vetëm Qeverinë.

Ai tha se sot do të ftojë për bisedime LDK-në, me të cilën para zgjedhjeve nuk ranë dot dakord për të krijuar një koalicion parazgjedhor, për shkak se ndaheshin për emrin e kryeministrit: LDK këmbëngulte se kryeministre duhet të ishte Vjosa Osmani, ndërsa Vetëvendosje propozoi që kryeministri të zgjidhej nga partia që do të merrte më shumë vota.

Normalisht, tani pritet një koalicion Vetëvendosje-LDK për krijimin e Qeverisë, pasi këto parti kanë vite që kanë qenë afër me njëra-tjetrën.

Por, asgjë nuk është e sigurtë dhe Albin Kurti jo domosdoshmërisht mund të zgjidhet kryeministër, duke qenë se LDK mund të këmbëngulë si para zgjedhjeve, që kryeministre të jetë Vjosa Osmani.

Nëse Vetëvendosje refuzohet nga LDK, Albin Kurti mund t’i drejtohet PDK-së apo partisë së Ramush Haradinajt, lëvizje kjo që nuk do të kishte moral, për shkak të asaj që Vetëvendosje e ka bërë fushatën duke sulmuar pikërisht partitë e pushtetit për korrupsion dhe nepotizëm.

Në rastin që Kurti dështon të bëjë koalicion qeverisës, presidenti Hashim Thaçi mund të mandatojë partinë e dytë për të krijuar Qeverinë, që është LDK.

Dhe në këtë rast, nuk është çudi të kemi një koalicion të madh LDK-PDK me vjosa Osmanin kryeministre.

Një koalicion që e kemi parë edhe më parë në Kosovë, por që do të ishte edhe më i mirëpritur nga ndërkombëtarët, për shkak se të dyja këto parti janë më luajale kur bëhet fjalë për bisedimet me Serbinë, ndryshe nga Albin Kurti, që në këtë pikë është i vështirë dhe paparashikueshë.

Jo më kot Aleksandër Vuçiç deklaroi pas zgjedhjeve në Kosovë se nuk është i lumtur me fitoren e Albin Kurtit dhe se me të kryeministër, bisedimet do të jenë të vështira.

Megjithatë, loja sa ka filluar dhe tashmë pritet të zyrtarizohet njëherë rezultati i zgjedhjeve, dhe vetëm më pas do të nisë “beteja” për krijimin e Qeverisë, e cila mund të sjellë surpriza dhe jo domosdoshmërisht, Albin Kurti do të bëhet kryeministër.

11 komente në “SKENARËT: Albin Kurti fitoi zgjedhjet, por mund të mos bëhet dot kryeministër”

  1. katarakti says:

    Analize e sakte. Kurti gezohet kot. Kryeministre do te behet Vjosa Osmani ne aleance me PDK-ne e Hashim Thaçit. Ne kete menyre njera parti ka postin e presidentit dhe tjetra ate te kryeministrit. Aq me shume qe Vetvendosja e majte dhe LDK-ja e djathte nuk kane shume te perbashketa me njera tjetern. Vetvendosja eshte sovraniste dhe nacionaliste, ndersa LDK-ja eshte pa shtylle kurrizore, e gatshme tu perulet te gjitheve. Kurti gaboi qe zgjodhi si partnere te mundshme LDK-ne e kuslingut Ibrahim Rugova. Ai duhet te ishte lidhur me Ramush Haradinajn, Limajn etj. Ishin me te afert ne qendrimet e tyre kombetare. Por kam mendimin se Kurti nuk e duronte dot Haradinajn me shume per shkak te Erdoganit. Albini dyshohet si islamist dhe Erdoganist, krejt ndryshe nga Haradinaj. Prandaj Kosova ta gezoje dyshen ” e vjeter” LDK-PDK, dyshe e cila nuk eshte hera e pare qe bejne aleance me njera tjetren.

  2. Toro says:

    Edhe në qoftë se do të bëhet k/ministër, Albin Kurti nuk do të jetë më “Albin Kurt”, sepse përgjejgësitë për fatet e Kosovës nuk do të mundet t’i zgjidhë me kryeneçësi e me “vetëvendosje”. Mendoj se zgjedhja e tij si k/m do të jetë edhe fundi i tij si “tutor” i vetëshpallur i Kosovës. Kur të vij puna për bisedimet me Serbinë, nëse do të ketë një plan amerikano-europian për shkëmbime të mundshme të territoreve, ky Albini “Toro”, ose do të bëhet “Qengj” ose do të japë dorëheqien. Rruga e mesme: do të shpallë Referendum, në mënyrë që përgjegjësinë për “PO” ose “JO” t’ia faturojë popullit.

  3. Blendi says:

    Nen efektin zinxhire qe do kete fitorja e Mendjendriturit Albin Kurti,klasa mafioze pordhitike r tiranes,do perfundoje ne burg si pd,lsi,ps,pr,e te gjithe bashkpuntoret e tyre mafioze.Mjero,do behet do behet Kryeminister sepse Shqiptaret e Kosoves,nuk jane militante jugu apo Tropoje qe edhe bar hane,dhe me ramen,ilirin apo berishen,bashen,nuk shkeputen.Ata jane pararoje ne sport,muzike kulture demokratike dhe ne atdhedashuri dhe jo si ju jugu apo nje pjese e veriut me e vogel nga jugu,qe pet interesa personale dhe te mafiozeve qe i drejtojne,shesin vendin dhe gjithcka.Ky ishte uragan per ju dhe shefat tuaj mafioze.Ptuuuuu rrace e flliqet bastarde.

    1. Yyyppp xhixhi says:

      Ata te jugut do te te kene shitur matane detit edhe ndonje nga femrat e fisit o robqir e shkuar robqirit

  4. Arben says:

    E ke gabim. Sipas interpretimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves dhene kur PDK doli fituese dhe te gjitha partite ishin kunder koalicionit me te (Levizja VLAN), vetem kandidati i parties fituese mund te kryesoj qeverine. Nese ai nuk arin te formoj qeveri – shkohet ne zgjedhje te reja. Keshtu dashnoret LDK-PDK duhet te fitojne njehere zgjedhje e pastaj te formojne qeveri. Nje fjale e urte thote: “cfare ke be do te te bejne dhe nje do ta shtojne”. Kjo vjen per PDK dhe dashnoren LDK,

  5. Timi says:

    Po e bëri Vjosa këtë gabim do marri ndoshta qeverinë por do e paguaj shtrenjtë. Në zgjedhjet e ardhshme Albini do i fitojë i vetëm mbi 50 %.

  6. Arben says:

    O Mero, po cne ti kunder Albinit. Ne vend se ta perktahim njeriun qe e do shumica ne Ks e Al. Apo mos ke frike se te vjen edhe ne Al “pa perkrahje oligarkesh”

  7. Berti says:

    Dmth identik si Renzi Di maio Salvini , ej sa i mire qoka ky sistem me, nuk lonka k.. derrat me bo si du, ene masanaj o parlamenti me komandu

  8. faro says:

    Përse dyshoj se Dikush, e KËRKON me domosdo kryeministrin e Kosovës, jo me kot, me mbiemrin OSAMANLLI?

  9. xhulio says:

    Koh e humbur per Kosoven, nuk mundet kurr se si qe Kurti te drejtoje shtetin. Kush nuk e njeh, te pyesi, nje profil i se shkatrrimit dhe te kerkuarit me dhune. Fati i keq per kosovaret.

  10. emigranti says:

    Gjithshka ndodh ne politike, por moszgjedhja e Albinit per kryeminister do jete shume negative per Kosoven dhe nje dhurate per Vucicin I cili eshte hidheruar nga fitorja e Kurtit.
    Albin Kurti e ka treguar veten deri tani si politikani me I mire dhe I paster ne trevat shqiptare.
    Ate nuk e ndosin balta e piset e hedhur nga klasa politike qe ka drejtuar keq deri me tani Kosoven, me emertime nga islamist ( me grua norvegjeze ) deri ne marksist-komunist, sepse ai eshte kunder privatizimeve pa kriter e korruptive qe e dobesojne ekonomine e vendit.
    Mire se Serbet nuk e duan Kurtin se eshte kembengules e I palekundur ne bisedimet e pritshme, perendimoret sepse do te detyrohen ti bejne presion jo vetem Kosoves si deri me tani, por do ta forcojne edhe mbi Serbine, po ne cfare te mire kemi qe te mos zgjidhet Kurti, por ndonje kotele te cilen e tjekin per hunde dhe e urdherojne se cfare duhet te beje, megjithese mund te mos jete ne te mire te vendit, sic eshte vepruar deri me tani, ku Serbia ukthye nga nje shtet qe ushtroi terror e genocid mbi popullsine shqiptare ne nje shtet te viktimizuar nga terroriste shqiptare, megjithese politika serbe ne drejtim te shqiptareve nuk ka ndryshuar nga ajo e Miloshevicit.
    Prandaj duhet te udheheqe Albin Kurti sepse sa me shume leshime ti besh kundershtarit aq me shume atij I shtohet oreksi dhe do ti kerkoje me shume.
    Tani eshte radha e Kosoves te kerkoje qe nga njohja e krimeve te luftes e deri tek mosnderhyrja ne punet e brendhshme te Kosoves e ndalja e sulmeve e lobingjeve ndaj saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje