Faza e parë e Kategorisë Superiore, rezultatet bëjnë “kurban” gati gjysmën e trajnerëve

25 Tetor 2019, 19:10Sport TEMA

“Trajnerët duhet të jenë me valixhen në dorë”, kjo është shprehja që çdo trajner duhet ta fiksojë mirë.

Kaq e vjetër është kjo thënie, sa tanimë duket se edhe në Shqipëri po fillojnë ta kuptojnë.

Me ose pa të drejtë, të parët që sakrifikohen nga mungesa e rezultateve janë timonierët.

Në shumë raste kur ekipi fiton, për ta nuk ka asnjë “kompliment” ndërsa në rast kur ekipi nuk ka rezultat, janë ata të parët që “fluturojnë” nga pankina.

Gjatë nëntë javëve të këtij sezoni, në Superligën shqiptare janë bërë kurban plot katër trajnerë.

Ajo çka bie më tepër në sy është se ndryshe nga sezonet e kaluara tranjerët që po shkarkohen janë të gjithë Shqipëtarë ndryshe nga sezonet e kaluara ku tranjerët të cilët shkarkoheshin të parët ishin ata të huaj për mos përshtatjen me kampionatin Shqipëtarë.

Tranjerët e shkarkuar gjatë fazës së parë:

Klodian Duro-Luftëtari

Sulejman Starova-Laçi

Dritan Sadedini-Flamurtari

Ardian Mema-Tirana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje