Nuk ka fitues në “Selman Stërmasi”, ku u zhvillua sfida më e rëndësishme e javës së 10, ajo mes Partizanit kampion në fuqi dhe Kukësit, pretendent kryesor për të zbritur nga froni skuadrën nga kryeqyteti.
Përballja prodhoi një 90-minutësh mjaft interesant dhe të luftuar nga të gjithë futbollistët në fushën e lojës, por në fund diferencën arritën ta bëjnë mbrojtjet dhe portierët respektivë, pasi topi nuk arriti të ndalet asnjëherë në rrjetë.
Në pjesën e parë Partizani kërcënoi rrezikshëm me Çinarin, që stampoi topin në traversën e Xhikës, ndërsa edhe Bardhi i shkoi pranë golit, por pa arritur të jetë i saktë. Nga ana tjetër, Kukësi kërcënoi me Rrocën, që gjuajti jashtë dhe Abazajn, që u ndal nga Alban Hoxha.
Në 45-minutëshin e dytë, “të kuqtë” u duk se patën më shumë iniciativë dhe kërcënuan disa herë me gjuajtje nga distanca, por reagimi i Xhikës ishte në lartësinë e duhur, ndërsa në disa raste edhe goditjet ishin të pasakta.
Nga ana tjetër Kukësi kërcënoi sërish me Et’hemin dhe Abazajn, por Alban Hoxha konfirmoi se jo më kot është kapiten i Partizanit dhe një nga më të mirët në Kategorinë Superiore. Pati kohë edhe për një gol nga Eraldo Çinari në minutat e fundit, por që u anulua nga arbitri për një pozicion të dukshëm jashtë loje.
Vërshëllima e trefishtë e arbitrit la në fuqi rezultatin 0-0, që mban në krye Partizanin me 18 pikë, një më tepër se Tirana e Bylis që e ndjekin, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e 6 me 14 pikë, por tërësisht në garë për titullin kampion.
Nuk pati fitues as në Vlorë, ku Flamurtari ndali Skënderbeun në një barazim 1-1 dhe mori pikën e tretë në këto 10 javë të kampionatit. Korçarët kaluan të parët në avantazh me Dejvi Bregun, që mposhti Moçkën por nuk festoi para tifozërisë së qytetit të lindjes.
Por pa u mbyllur ende pjesa e parë, ishte sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj, që shënoi për vlonjatët dhe riktheu baraspeshën. Pjesa e dytë nuk pati asnjë zhvillim interesant, përveç disa mundësive për shënim, por asnjë nga skuadrat nuk u tregua e saktë dhe gjithçka u mbyll 1-1.
Erjon Braçe me pare se te dergoje me urdher personal inspektoret e hetimit tatimor e doganor tek kompania e Gimit me qellim per ti vene gjoba eshte mire te shkoje ti lutet qe ti marre ca pije energjike RedBull per ekipin e tij te zemres Partizanin qe te munde Kuksianet. Miu i Lavdarit_Braçe i Oparit karagjoz me keq se nastradin Erjoni apo lali Eri.
BRAVO PARTIZANI.JA PRA QE JA DHA EDHE 1 PIKE VLORES,QYTETIT TE NDERUAR TE DEPUTETIT TONE EDI RAMA.
EPO TE GJITHE PIKET NUKE DO TI MARRE OLSI ,I VELLAI I KRYEMINISTRIT ,APO DEPUTETI I VLORES ,OSE KRYETARI I PARTISE SOCIALISTE.DO TE NGELET DUELI MESE EDIT DHE OLSIT ,KUPTOHET NE FUNDE QE TE DY JANE RAMA ,DO TA VENDOSIN ATA ME DUKESHEN E FSHF NE KRYE.