Nga Mero Baze
Lulzim Basha ka një lehtësi të padurueshme për të gënjyer për çdo gjë, dhe në këtë rast dhe për shtëpinë e vet. Lajmi se ai është zhvendosur të jetojë në një nga zonat rezidenciale luksoze të periferisë së Tiranës ka ditë që qarkullon, por sot e kishin botuar shumë portale.
Nuk është se ngjall ndonjë kuriozitet të madh, pasi nuk ka ndonjë njeri pritshmëri, që Lulzim Basha të sillet si politikan asket.
Ai hyn tek ata politikanë që kanë deklaruar miliona euro sa kanë futur këmbët në qeveri dhe nuk është se trondisin njeri me shifrat e pasurisë. Ai po hetohet për lekë në tre kontinente, nga Rusia në Tiranë e Uashington.
Ajo që është e patolerueshme në të vërtetë, ka të bëjë me lehtësinë me të cilën ai, më shumë ngjall dyshime, se sa përgënjeshtron.
Ai mund të na e kishte kursyer njoftimin e sotëm për shtyp, ku rreket të përgënjeshtrojë lajmin, se ka blerë dy vila së bashku me kunatin e vet tek rezidenca në fjalë.
Mund të na e kursente, pasi në vend që të na mbushte mendjen që nuk ka blerë vilë, po na mbush mendjen që vila nuk ka pishinë dhe se sipërfaqja është më e vogël, se ajo që ka tek pallati.
Në të vërtetë, paqartësia me të cilën përgënjeshtron, e bën shumë bindës lajmin, si të vërtetë. Por për t’i ardhur në ndihmë, nëse kërkon të na mbushë mendjen, mund të na shpjegojë disa detaje të cilat mund t’ia mbyllin gojën shtypit.
E para, ka të bëjë më dëmtimin e shtëpisë së tij nga tërmeti. Në fakt, tek rubrika ime e humorit, dy orë më parë, kam shkruar pikërisht këtë gjë, që Lulit i është prishur shtëpia nga tërmeti, ndaj ka ikur.
Dhe ka vite që kjo parti të tejkalon dhe fantazinë e humorit, pasi ai pikërisht pas dy orësh ka thënë këtë arsyetim. D.m.th që ka ikur nga pallati, se është dëmtuar nga tërmeti.
Në këtë rast na duhen disa info shtesë. A e ka deklaruar dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti pranë Bashkisë? Nëse jo, ka kryer një krim, pasi dëmtimet janë një dokumentacion që i shëbrejnë të ardhmes së sigurisë së banorëve të pallatit.
Nëse ke filluar t’i riparosh dëmtimet, a ke marrë leje në Bashki dhe a ka projekt konstruktori për ndërhyrjet?
Nëse jo, je duke kryer një krim dhe për këtë duhet të përballesh me ligjin.
Dëmtimet janë në strukturën e pallatit ekzistues, apo në shtesën që ke bërë pa leje bashkë me kunatin?
Për çdo detaj duhet të raportosh, pasi je duke fshehur probleme që mund të përsëriten tek qytetarët e tjerë në atë territor.
Kaq, sa për gënjeshtrën e tërmetit.
Lidhur me dy vilat ku banon bashkë me kunatin dhe vjehrrin, që nuk i ndan dot, duhen më shumë hollësi.
E besoj që mund të mos keni bërë ndonjë akt blerje, pasi është në stilin e shumë politikanëve që kanë vila në emër të kunatit, vjehrrit, apo familjarëve të tyre. Kjo nuk na çudit.
Nëse e ke me qira, duhet të tregosh se kujt ja ke marrë me qira, kontratën e qirasë, dhe shlyrjen e detyrimeve fiskale.
Se me qira e ke dhe makinën e biznesmenit nga Elbasani, që fitonte tendera në Bashkinë e Tiranës e të bëhej kumbar i vajzës, por rezulton e blerë prej tij e dedikuar për ty dhe akoma në përdorim tënd, edhe pse ai ka ndërruar pronësinë e qiradhënësit.
Pra i bie që ti ke rënë në dashuri me një Benz 100 mijë euro dhe pavarësisht se Benz-it i ndërrohen pronarët me letra, atë e mban ti me “qira”.
Kështu kam frikë se do të ndodhë dhe me vilat.
Tregoje këtë kontratë meqë i hyre transparencës si “detit në këmbë”, dhe rri i qetë. Ne pastaj do të shikojmë kush do ta përdorë këtë shtëpi, pasi të rregulosh ti apartamentin e dëmtuar nga tërmeti dhe sa do të ketë qiranë ai tjetri, në raport me ty.
Nuk do ta lëmë si me pallatin ku ke ashensor te dedikuar dhe një shtesë kati pa leje, që nuk e sqarove kurrë.
Së fundmi, mos u nxito për pishinën, nëse ka apo jo. Se e ke nga pjesa e pasme. Ndoshta ngaqë fle herët e zgjohesh vonë, se ke vënë re, se është dhe ftohtë, por mund ta përdorësh.
Sidoqoftë, këtë të pishinës jemi gati të ta quajmë si të vërtetë dhe mund ta përgënjeshtrojmë. Por duhet të na tregosh gjithë detajet e tjera për të na bindur.
Dhe problemi është se kemi kohë plot e presim, se aty ke për të qëndruar gjatë. Mos u mbyt në një pellg me ujë me gjithë këto gënjeshtra për një pishinë, se nuk ka gjë më të gjatë se gjërat e përkohshme.
Shume sakte Mero por te vjedhesh 250 miljon euro nuk eshte problem te bleshe nje vile 500000 mije euro.
Zoti Mero:
Me duhet te pranoj se megjithese cdo gje qe shkruan qendron, ne kete shkrim ju pasqyroni dhe nje naivitet shqiptari. Ju zoti Mero, me sa kuptoj une, nuk merrni vesh nga mafja. Mafja, zoti Mero, hiqet si e varfer. Nganjehere ben dhe donacione dhe e di se pse? Qe te fshehi kapitalin e vertete qe e ka te siguruar ne lloj lloj tranzaksinesh dhe manipulimesh.
Edhe Basha hiqet si i varfer. Ofron si te dukshme, disa prona ne syte e gazetareve dhe ju vraponi te diskutoni per pasurine e tij. Haroni te thoni qe kjo eshte vetem “majen e ajzbergut” dhe te luftoni te zbuloni ajzbergun e nenujshem. Jo e lagu, jo se lagu! Eshte e tij apo e kunatit! Ne te vertete kjo eshte loja qe ben mafia per te manipuluar pasurine e vertete. Basha e di qe keto qe deklaron , do i sekuestrohet ne te arthmen. Ne kete kuptim ne nuk kemi ndonje humbje. Te pakten do marrim mbrapa ndonje pjese te vogel qe ai ka vjedhur apo fituar duke shitur interest shqiptare.
Problemi zoti Mero eshte te gjendet gjithe pasuria e vertete Mafies dhe te sekuestrohet. Duhet bere vigjelence dhe jo te biem viktime e manipulimit te tij, sikur ai ka disa miljona euro pasuri. Asnje nuk e di te verteten. Te verteten do e diktoje koha, po ajo qe bie ne sy eshte se ketu nuk behet fjale per disa miljone euro, por per qindra miljone euro. Nga keto dhe sekuestrimet e tjera, ka mundesi qe edhe populli te marre mbrapa nje pjese te asaj qe i eshte vjedhur. Ketu duhet rrahi cekani.
O zoti mesus,germo tare germo se aty e kam qenin e ngordhur une:thoshte kadri roshi madh…
Edhe puna jote i thua Meros te gjej thesarin e lulit saliut me shpuren e tij.
Keta kane vila e pasuri prrallore qe duken dhe ja bejne mu ,dhe imagjino sa nuk ju dihen
Monika me ilirhajdutin i tregojne vete se sa paguajne per femijet dhe ku dhjesin macet.
Dhe ceshte me e bukura flasin per per te varferit dhe shajne bllokmenet qe kishin vilat pa pronesi dhe pinin kafe pa racion
Mero je fantastik. Nuk mund ta imagjinoj qe ky njeri mund te behet km ne nje te ardhme (qofte larg). Ky vertet I mendon shqipetaret njerez te barabarte me majmunet per nga zhvillimi mendor.
Mero këto i dimë na i ke shkruajtur pothajse përditë, në një formë apo në tjetër. Nuk ja kini cuar prokurorisë dhe nuk është arrestuar,do ishte mirë të shkruaje për probleme serioze që shqetêsojnë sot popullin sic janë korrupsioni i lartë ulja e varfërisë ku shkojnê lekët e taksapaguesve sqarim ihollësishëm i koncesioneve shpartallimi i krimit të organizuar zaptimi i politikanëve majtas, djathtas nga krimi ulja e papunësis investim urgjent në bujqësi zbukuroen vetëm qêndrat e qyteteve për tê reklamuar udheqsit veten e tyre dhe fermerët janë lênë për mbijetesê
Qetesus.Po fshehja e pasurise ceshte? po ndertimi pa leje i nje kati///////////.P o mungesa e transparences per pagesat e taksave? po lobimet me parate ruse se nuk po futem tek ato te trashat fare qe ka bere Basha .vjedhjen e rr kombit,marveshjen e detit,vrasja ne bulevard e 4 demostruesve etj Keto nuk jane probleme?
O MERO, PO LODHESH KOT,
VESHGJATIT , NUK JA DEL DOT.
MIRË E NJOHIM, MIRË E DIMË,
MILJONA, KA BLERË SHTËPINË.
POR ÇDO GJË NË KËTË BOTË,
NUK RROTULLOHET KOT.
PO VJEN DITA E GJYKIMIT,
DO TË HYJË NË VRIMË TË MINIT.
pac fatin e budallait..,nuk thon kot..
Po dikush duhej te vidhte ne shqiperi qe te krijohej shtresa e të pasurve përndryshe kush do e bënte kapitalizmin. Kush do të merrte në pune shqiptarët, kush do ndërtonte , kush do financonte partitë politike? Në u nisem të gjithë nga zero. Kush do t’a bënte kaptilazmin pa vjedhur, vrarë , djegur , shitur drogë, armë! ? E ka bërë nga halli PD-ja. Problemi është se tashti s’po dalin më dot nga xhiroja. Janë mpleksur keq me ekonominë e zezë.