Pse Berisha kërkon një frymë anti-franceze në Shqipëri?

24 Tetor 2019, 20:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Parlamenti Europian ka miratuar sot një Rezolutë ku distancohet nga veto-ja franceze kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lë të hapur shpresën që procesi të ringjallet sa më shpejt të jetë e mundur. 

Edhe pse ngjan si një ngushëllim për “të shtatat” e vdekjes së procesit të zgjerimit, rezoluta në vetvete adreson përgjegjësi individuale për Francën në këtë histori.

Pas kësaj ka dhe një debat të ri, për një përpjekje që Bashkimi Europian të gjejë rrugë të tjera afrimi me vendet e Ballkanit, përmes një stukture horizontale të integrimit, duke ofruar ndihma financiare, strukturore dhe politike, para procesit të anëtarësimit, me qëllim që rajoni të mbahet i lidhur me BE.

Por mënyra se si e përjeton Europa këtë ngjarje dhe si e përjeton politika në vendet e viktimizuara është e ndryshme.

Europa po e përjeton dështimin e një “Po”-je për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si një dështim të saj, si një humbje besimi dhe kredibiliteti dhe është e frikësuar se ka varrosur autoritetin e saj, në një rajon ku janë premtuar negociata kundrejt reformave.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë lexuar “e bardha mbi të zezë” në fletën e votimit, pyetjen “A dëshironi të ndryshoni emrin e shtetit në shkëmbim të hapjes së negociatave?”. Dhe kur ata e ndërruan emrin e shtetit, Europa nuk ishte në gjendje të mbante fjalën e saj për shkak të Francës.

Dhe kjo natyrisht i bën liderët europianë të ndjehen të turpëruar dhe të bashkohen në një rezolutë si e sotmja, duke ndëshkuar qëndrimin e Francës.

Në Shkup kjo rezolutë shikohet si ndihmë për qeverinë e Zaevit, e cila do të hyjë në një betejë elektorale në prill, me shpresë që t’i mbijetojë vrullit anti-europian që ka marrë opozita.

Në Shqipëri, qeveria përpiqet të ndjehet e ngushëlluar nga rezoluta, kurse opozita e ka foksuar betejën tek mbrojtja e qëndrimit francez. Kryetari “de facto” i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një editorial që vë në siklet dhe mbrojtësit më banalë të Presidentit Macron, duke i dalë atij zot, për shqetësime që Macron nuk i ka. Ai shpall qëndrimin e Macronit si realist dhe të duhurin kundër Shqipërisë dhe akuzon disa botues shtypi, se kanë sulmuar Francën dhe kanë krijuar një klimë anti-franceze në vend.

E vërteta është se Presidenti Macron me qëndrimin e tij ka dëmtuar më shumë Europën, se sa Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndaj dhe ka një Rezolutë kundër tij nga Parlamenti Europian. Ai ka krijuar më shumë frymë anti-franceze në BE, se sa në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Problemi është që Macron dhe Berisha kanë arsye të ndryshme për “Jo”-në ndaj Shqipërisë, pasi Macron e ka “jo” parimore, me mos zgjerimin e Europës, kurse Berisha e ka si dëshiron ai.

E vetmja gjë e përbashkët mes tyre në këtë histori, është që ndjehen të kënaqur pas “Jo”-së.

Ndaj dhe nuk vlen të debatosh për ndonjë klimë anti-franceze në Shqipëri, pasi vendimi francez këtu ka më shumë mbështetës se në Francë. Madje, i vetmi rrezik për Francën në Shqipëri është pikërisht ky, pasi vendimin e saj e mbron Sali Berisha. Kjo është një mënyrë banale që t’i biesh më qafë Francës, duke eksportuar tek ajo, përçmimin që shqiptarët kanë ndaj një vrasësi si Berisha. Se dhe Enver Hoxha ka bërë një vit shkollë sa Berisha në Francë, po të paktën nuk e njehsonte veten me Francën. Nuk tentoi t’i bëjë kaq dëm sa shërbëtori i tij.

 

 

13 komente në “Pse Berisha kërkon një frymë anti-franceze në Shqipëri?”

  1. SHKELZENI says:

    THENJA JO E FRANGES NUK ESHTE JO ANTISHQIPTARE
    JO E FRANGES ESHTE PRESSION PER CONCESSION DO EDHE AJO INFLUENCEN E SAJE .
    PSH NE MALIN E ZI MILIARDERI BERNARD ARNO PO NDERTONE NJE PORTE PER JAHTE LUXSOSE NDIKIMI TIJE ESHTE I FUQISHEM NUK KA PRÉSIDENT FRANÇAISE TI THOJE MONSIEUR ARNO JOOOOOOO
    ESHTE E PA IMAGJINUSHME.
    DUHESH TE ISHTE NJE INVESTITORE I FUSISHEM FRANÇAISE NE ALBANIE DHE GJERAT NDRYSHONIN . MACRONI NUK KA PESHE FARE ESHTE NJE ROGEÂTRE ME 15 MIJE EURO NE MUAJ JANE TE TJERE SE DIRIGJOJNE FRANCEN TREGOHUNI SERIOZE

  2. Gri says:

    Personalisht i permbahem “zbulimit” llogjik te Z.M.Baze qe Makron tha nje Jo taktike per te mposhtur Le Pen dhe per pasoj per mbroj te ardhmen e tij polike! I duhet edhe nje mandat i dyte si President i Frances!
    Pastaj nese e sheh me ne brendesi, gjakftohtesht mund te arsyetohet qe Makron ne nje far menyre mbrojti edhe Europen! Valet e populizmit po rriten ne cdo vend te Europes! Dhe sic dihet Partit populiste kerkojne nje Europe tjeter, formale, individualiste dhe … ndoshta shume hierarkike!
    Ne kete kuptim Makron e mbrojti…b
    Besoj se so ka mendim krejtesisht tjeter per Shqiperin dhe Balkkanin ne teresi.

  3. Gri says:

    Personalisht i permbahem “zbulimit” llogjik te Z.M.Baze qe Makron tha nje Jo taktike per te mposhtur Le Pen dhe per pasoj per mbroj te ardhmen e tij polike! I duhet edhe nje mandat i dyte si President i Frances!
    Pastaj nese e sheh me ne brendesi, gjakftohtesht mund te arsyetohet qe Makron ne nje far menyre mbrojti edhe Europen! Valet e populizmit po rriten ne cdo vend te Europes! Dhe sic dihet Partit populiste kerkojne nje Europe tjeter, formale, individualiste dhe … ndoshta shume hierarkike!
    Ne kete kuptim Makron e mbrojti ate.
    Besoj se ai ka mendim krejtesisht tjeter per Shqiperin dhe Ballkanin ne teresi.

  4. Sali Trimi says:

    Berisha me mbrojtjen qe i ben Makronit, eshte ne boten qe i perket. Amerika dhe Gjermania e kane abandonuar plotesisht, Ai nuk sheh fare prespektive per vehte ne boten perendimore. Brenda vendit ai eshte nen akuza te tmerrshme. Ne nje gjendje te tille ai qemton lart e poshte lajme apo evenimente qe mund te gjeje vehten rrehat. Nje nga keto ngjarje eshte edhe Jo-ja Franceze. Ne menyre skrupuloze ai e interpreton kete si pergjigje qe Franca I dha Edi Rames. Per te nuk ka rendesi e verteta dhe komleksiteti i situates.
    Nga ana tjeter ai me kete mbrojtje qe i ben Makronit, i tregon dhembet dhe Perendimit dhe ofron sherbimin Rusit. Per te qendrimi amerikan dhe ai gjerman, perfshi dhe vendet e tjera pro fillimit te bisedimeve, eshte nje karshllek qe u behet atyre duke kercenuar me destabilizimin e Shqiperise. Si gjithmone ai do tu tegoje atyre qe ata e kane gabim qe mbeshteten tek Rama. Ai u thote atyre qe ju jeni me Raen une ju bej Rrumpalle.
    As qe merakoset me se cthone ata. Para ca kohesh Z. Mero tha qe i mbyturi nuk pyet nga shiu. Keshtu dhe Berisha; ai nuk pyet me per interest shqiptare. Ai nuk pyet miqte e Shqiperise. Per te e rendesishme eshte se si te ruaj statukuone e tij si ish udheheqes ne Shqiperi por edhe si zullumqar. Kjo e fundit do I haje koken.

  5. Xen Sykoqepordha says:

    Po nuk vdiq Qen Berisha, dhe po nuk u shurdhuan budallenjte qe i bien pas, gjithmone do jemi me duar ne gryke.

  6. Jorgo says:

    Kaq i etur per pushtet sa te iken llogjika?

  7. monisti says:

    Mero. Ti qe ke jetuar kohen e monizmit, e di fare mire se rezoluta nuk eshte ad me shume
    dhe as me pak pervec se nje fleterrufe qe i drejtohet Makronit.

  8. ben says:

    Ne nje vend qe te bardhen e bejne te zeze dhe te zezen e bejne te bardhe, une cuditem si nuk e ben 1 km rruge edvini 50 milione euro????
    E para nuk ishte vetem franca qe I tha jo shqiperise, ishte edhe hollanda edhe danimarka, vec ketyre ishin nja 15 shtete te tjera me gjermanine ne krye,qe thane le te themi 1 po ,POR para celjes se negociatave shqiperia duhet te plotesoje 9 kushte qe po ti maresh 1 e nga 1 ne shqip perkthehet o shqiptare o popull karagjoz pa hequr banden e rilindjes nuk ka europe.
    Merua
    Po na mbush mendjen qe fajin e ka saliu
    Mero saliu ishte nje nga kryesoret qe udhehoqi levizjen kunder diktatures komuniste, saliu ishte kryeminister qe futi shqiperine ne NATO qe hoqi vizat qe beri aq rruge sa edvini jot edhe sikur te roje 100 vjet nuk ben dot as cerekun.
    Zaevi vetem per JO politike franceze dhe pa asnje kusht nga gjithe pjesa tjeter e europes e coi maqedonine ne zgjedhje, ndersa rama thjesht ka frike sepse e para e di qe po beri zgjedhje rezultati do jete katastrofik per banden e tij dhe e dyta do paguaje personalisht. Dite te veshtira ka rilindja perpara

  9. Qetësusi says:

    Ndoshta berisha po kerkon nje frymë antievropiane berishen se pyet më njeri .problemi sot është rama .sa paguan ti mero për shkollën e djalit në angli?

    1. LULJA says:

      QETESOHU O QETESUES NE DEMOCRACI ESHTE VULLNETI SHUMICES QE DUHET RRESPEKTUAR.
      PER NJE OPOZITEN JO CONSTRUCTIVE FITUESI ESHTE PROBLÈME DHE ESHTE NORMALE PER NJE MILITANT TALIBANE TE GJYKOJE NE KETE MENYRE .
      BERRISHA ESHTE KRIMINELE DHE DUHET TE MAJTE TE DJATHTE TE KERKOJNE DENIMIN E TIJE PER KRIME MONSTUOZE .
      NESE SOT KA NJE LIDER LE TE MIRE SE RAMA TA VOTOJME PO KE DO VOTOJME LULEN QE DUHET TE JETE NE BURGE PER 4 VRASJE PA -LOQEN MUL GOMARIN BABALEN APO GAZAEN E PD PA LLOGARITUR KRIMINELIN BERRISHA ME THUAJ NJE EMER VETEN NJE SHOKUUUUUUU

  10. Leqi says:

    Se Berisha eshte spiun i sherbimeve sekrete te Frances qe ne fillim te viteve’70.Shteti yne e di po ne kemi pushtetar pordhaca qe kane frike ta bejne publike.

  11. pena says:

    Salushi ben pjese ne grupin e agjenteve te Frances qysh heret bashke me Thaqin,Rugoven e kompani……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje