Nga Mero Baze
Shqipëria është politikisht e bllokuar për sfida të tilla si zgjedhje të reja, apo ndryshime qeverie, deri sa të përfundojë legalisht beteja mes shumicës në pushtet dhe presidentit Ilir Meta, që mund të përfundojë me shkarkimin e tij. Ndërsa opozita kërkon që qeveria të imitojë kryeministrin Zaev, i cili paralajmëroi zgjedhje në pranverën e vitit që vjen, shumica në Shqipëri nuk e ka luksin të bëjë asnjë ndryshim, nëse më parë nuk zgjidh krizën me presidentin.
Prej gati dy vitesh, presidenti Ilir Meta e ka kthyer postin e tij në një llogore antikushtetuese ndaj çdo ndryshimi në qeveri dhe fushate zgjedhore, duke u kthyer në një faktor madhor të destabilizimit institucional në Shqipëri, për të cilën i është kërkuar konsultë dhe Komisionit të Venecias.
Në mënyrë të paprecedentë, ai ka hezituar të dekretojë ministrin e Brendëshëm Sandër Lleshaj, më pas në një histori të patreguar ndonjëherë në botë, ai ka refuzuar të dekretojë shkarkimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, pasi ashtu i pëlqente, dhe më pas refuzoi të dekretojë ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj, me arsyetime vulgare të qëmtuara nga thashetheme rrugësh.
Ai më pas u bë udhëheqës i shkatërrimit të procesit zgjedhor, duke ç’dekretuar zgjedhjet e 30 qershorit, një akt politik, që hodhi benzinë mbi zjarr, dhe që ndezi sulme ndaj qendrave të votimit dhe shkollave ku ishin materialet zgjedhore. Më pas po ashtu ai caktoi një datë të re zgjedhjesh, të cilën nuk ja respektoi askush, bile as ai vetë.
Në këto kushte, Shqipëria e ka të pamundur të bëjë hapa drejt reformave politike, zgjedhjeve të parakohshme apo ndryshimeve në qeveri, pa zgjidhur më parë shkarkimin e presidentit. Përndryshe çdo lëvizje e re për mirë, mund të kthehej në një krizë të re, duke e lënë topin në fushën e një presidenti, tashmë dukshëm të papërgjegjshëm.
Tani askush nuk beson më tek një datë zgjedhjesh dekretuar nga presidenti, askush nuk është më i gatshëm të lërë fatin e tij, në firmën e një presidenti që të dekreton, ose të çdekreton sipas dëshirave, dhe jo sipas Kushtetutës.
Dhe kur këto dëshira nuk janë të përshkruara as në Kushtetutë dhe as në ndonjë libër mjekësor të ndonjë psikiatri, askush nuk mund të rrezikojë të mbivendosë kriza të reja në Shqipëri, pa e zgjidhur më parë këtë krizë.
Ndaj dhe thirrjet e opozitës pë zgjedhje të reja dhe bisedime rreth tyre, do të dukeshin normale, sikur ata kur flasin për zgjedhje, të mos kenë parasysh presidentin Ilir Meta, që mund të na lërë edhe pa zgjedhje, edhe pa qeveri, edhe pa negocata me BE, siç na ka lënë pa Bashki në Shkodër.
Pa u zgjidhur kjo krizë, asnjë dosje tjetër krizash nuk mund të hapet, pasi nuk do menaxhonim krizat e mbivendosura, por dikë që quhet president, i cili ka më shumë nevojë të shërohet vetë, duke e kënduar nga ndonjë hoxhë, se sa të shërojë krizën shqiptare.
Shume e vertete sidomos tani që ka vesh frak, nuk flitet më me Liken.
Dmth
Presidenti po ndalon zgjedhjet e parakohshme se po te ishte per ramen I kishte bere me kohe?
Po ja zgjedhjet lokale I beri pa dekret presidenti
PS: Mero vertet eshte faji I ilir metes qe ne shkoder rama vendos 1 bandit per kryetar bashkie?????
U dhime tu qesh.
Opo mire presidenti Mero,po reforma ne drejtesi nderpritet direkt po kaluam ne zgjedhje te parakohshme!
Praktikisht i beni nder Ilirit duke e quajtur President.
Praktikisht e mbron duke e quajtur te semure me xhinde, qe duhet te kendohet nga hoxha.
Iliri eshte nje hajdut ordiner qe ne kete karier ja ka kaluar nga fama dhe Ali Babait te perrallave. Iliri pasi vodhi floririn shteteror e strehoi ne tunelet sekrete te tij, njelloj si Ali Baba. Hapu Zazan, mbyllu Zazan eshte nje hic me kodet qe perdor Iliri per te hapur dhe mbyllur dyert e depove te tij te floririt shqiptar.
Nje njeri i tille domozdo qe eshte skrupulloz. Njerzve normale ju duken budallalleqe veprimet e Ilirit, ndersa Ilirit i duken kulmi i zgjuarsise per te mashtruar Meron.. Ceshte per te te shkeli kushtetuten?! Kushtetuta per te eshte krijese idjotesh. Budallenjte besojne ne shkrimet, Iliri beson ne vepra.
Kryehajdut te behesh President vetem ne Albanistan mundesh! Cdo veprim qe ai ben si President, e ben ne funksion te Ali Babait me 40 hajdute. Prandaj ju zoti Mero nuk e kuptoni Ilirin. Te duket si i semure nga xhindet, por ne te vertete ai eshte i dashuruar me floririn. Hoxha e ka te veshtire ti kendoje atij sepse fallxhorja e ysht me lajka cdo dite. Hoxha duhet te sheroje fallxhoren si fillim…
Ah si e katranosi ky Rama kete vend nuk ka derman te rregullohet me.
Qytetaret po ikin dita dites nga syte kembet. Ky per qamet se leshon pe thua ti sikur e ka pronen e babait.
Po lere o derezi pak pushtet edhe per te tjeret se ndyshe nuk e mban dot tepsin per vete te gjithen se te rrezojne. Dhe tani populli qe te donte vite me pare, eshte bere mos koke cares se nuk pa ndonje perfitim nga qeverisja jote, vetem taksa te larta dhe PPP.
Rama pushtetin nuk e ka as prone te tij dhe as te babait. Eshte pushtet qe ja ka dhene populi. Populli nuk ja dha pushtetin ta ndaje me te tjeret por te qeverise vete. Nqs te tjeret duan pushtet atehere le ta fitojne me votat e popullit e jo tua fali Rama ne tavoline. Se e pame qe kur ua fali gati gjithe qeverine para zgjedhjeve te 2017-es,keta te tjeret te paren gje qe bene ishte dhenia e tenderave miqve te tyre.
Mero; ndonje pergjegjesi kane ata qe e zgjodhen Ilir Meten president ? Apo thuaj ata qe e zgjodhen nuk e njihnin se kush ishte !
O Mero u lodhem pa berqet. Edi Rama ti kthehet punes. Duam rruge .Duam aeroporte.Nuk dime cfare beri me tenderin e tunelit kadhiq delvine. hiqjani lakun nga fyti popullit te jugut.lidheni shqiperine me rruge.qe te vije zhvillimi.te focohet ekonnomia.dhe pastaj njerzit te rrine te punojne ne vendin e tyre ose te largohen .si te deshirojne. Mero duam ndihmen tuaj. per Fillimin sa me shejte te tunelit.eshte edhe ne te miren e edi rames.Flm.
.
.
Vettingu, SPAKU, ndryshimi i sistemit zgjedhor, se bashke me shkarkimin e presidentit – jane sfidat qe presin Shqiperine muajt e ardhshem. Te cilat jane te nderthurrura dhe lidhura me njera tjetren. Pa u zgjidhur keto çeshtje nuk mund te kete kurre zgjedhje te reja. Meta, Basha e kompani po bejne dhe do bejne ç’eshte mundur per te destabilizuar situaten. Por shumica duhet te ece perpara. Zgjedhjet e reja duhet te mbahen ne 2021. Kur edhe jane planifikuar.
Ke te drejte..!!!
KESHTU ESHTE KUR VENDOSET PRESIDENT NJE I AKUZUAR PER VRASJE, PER VJEDHJE FLORIRI PER NJE NJERI QE HYRI NE POLITIKE ME NJE XHAKETE DHE SOT ESHTE MILJARDER NE EURO…..
POR KUSH E KA FAJIN SIGURISHT AI OSE ATA QE E VUNE…. CTE MBJELLESH DO KORRESH.
Analize e SAKTE.Kulçedra eshte Like Floriri.bajga ma e Ndyre qe perdhos tere Shqiperine.Nje sahat e ma Pare te Shkarkohet dhe pasuria e tij Ilegjitime te Konfiskohet dhe te hyje per te rritur mireqenien e shqiptareve.
.
..
Zoti Mero, shkrim brilamd, kush ka sy, le te shikoje, kush ka vesh le te degjoje, kush do te mesoi te verteten e situates te sotme ne vendin tone le te lexoi, kete editor te zotit Baze dhe bindet, se sa i rezikshem, mbas Sali Berishes, mos me shume akoma ne situaten politike qe ekziston ne vend, Meta del ne plan te pare, nga intesiteti dhe rastet e antikushteshmeris dhe qendrimeve refuzuse ndaj propozimeve e vendimeve te Qeveris dhe parlamentit, te cilat, Ju, zoti Baze, i kini skalitur me germa te arta, ne shkrimin e mesiperm.
Parlamenti dhe qeveria, jo, sduhet te terhiqen, por duhet ta cojne deri ne fund, vendimin qe kan mare per shkarkimin e Ilir Metes si president Republike dhe te vazhdojne ralizimin e rreformes ne drejtesi, Gjukates kushtetuse, BKH,, SPAKUT etj.
Ka plot SHqiperia, patriot, Atdhedashes, intelektual, te kompletuar dhe te pa kompromentuar ne koorupsjone dhe pislleqe, ne dem te qytetareve dhe shtetit.
Rama e Meta jane te nji fisi
Te dy kan dale prej nji gjirizi,
Rama mashtrues e Iliri hajdut
Te dyve u vjen era mut!
Emra te bukur Ram PPP-ja
Kurse tjetri Like floriri,
Nana e tyre asht PS-ja
Nuk dallohen cili asht ma i miri!!
KRYEKRIMI I NJE KRYEKRIMINELI TE VETEKAPUR NE FLAGRANCE….
Pajtohem plotesisht me analizen tende Made in Mero Baze per krizen shqiptare dhe strumbullarin e saj Ilir Meta qe eshte regjizori i saj ne prapaskene ne bashkerendim 24 karat mafioz me fatkeqesine kombetare shqiptare Saleh Ramollah Ajatollah Berishen.
Nuk po perdor me as epitetet e meoarshme Saleh…. Ajatollah Milloshevic Putanini… as ate …. Milloshevic Chinchizkani!
Ua kalon atyre me 15 fishin. Jo vec e vec, por edhe se bashku.
Ate qe ia beri ai shqiptareve si komb e Shqiperise e Kosoves nuk do ja kishin bere asnjeri prej tyre vec e vec e as se bashku…
Te gjitha krimet qe permend per Ilir Meten Zoti Baze qendrojne pike per pike.
Mendimi im eshte se kryekrimi i Ilir Metes qe pervec gazetes “Dita” nuk e ka permendur askush.
Eshte mina me sahat qe Ilir Meta kurdisi me dekretimin turravra e Besnik Mucit si anetarin e pare te ri te Gjykates Kushtetuese pas fillimit te Reformes ne Drejtesi, te cilen nuk la mjet, intrige, rvajtje e poshtersi pa bere per ta sakatuar para miratimit dhe per ta sabotuar e minuar pas miratimit e sidomos tani gjate zbatimit.
Pse !?
Dekretimi i Besnik Mucit si anetar i Gjykates Kushtetuese pa kaluar vetingun nga Presidenti de jure i shkarkuar, Ilir Meta eshte shkelja me e rende dhe me flagrante e Kushtetutes se Shqiperise, eshte perdhosja, pshurrja me e felliqte e ndryshimeve te saj me vendim unanim te saj nga 140 deputetet e Kuvendit te Shqiperise ne korrikun e vitit 2016..
Pa u marre akoma vendimi i Kuvendit te Shqiperise per krimet e renda qe permendni edhe ju ne kete analize, qe i rikonfirmoi edhe Raporti i Komisionit te Venecias, me kete akt presihori i Cepanit, njesoj si parardhesi i tij nga Vicidoli
Po ashtu ngutja e tij e cmendur demaskon ashiqare orvajtjet e tij psikopatike per te minuar perfundimisht Reformen ne Drejtesi duke rikapur hallken kyce te saj Gjykaten Kushtetuese si e vetmja rruge per te shpetuar jo vetem koken e tij, por te te gjithe kreret e Mafias Politike shqiptare te kapur ne flagrance ne krime qe shkojne deri ne nivelin e atyre kunder njerezimit.
Per fat te keq e gjithe media shqiptare, bile edhe Zeri i Amerikes, “Prokuroria” e pare publike dhe Zeri me i besuar e shqiptareve, pionerja e zgerlaqjes publike te Ilir Metes, Adriatik Palles, Lulezim Bashes…. e kaluan ne heshtje kete akt pa precedent, kete dhunim flagrant te pashembullt, kete mbivendose dhe dhunim flagrant te saj nga Presidenti i Shqiperise, Ilir Meta qe perseri rishfaqet kete here pa Bllok por me stilolaps ne dore duke nenshkruar dekretin e emrinmit te gjykatesit Besnik Muci pa kaluar Vetingun dhe pa kaluar ne Kuvendit akoma, me nje entusiazem prej te forti, prej Luigji te 14- te, prej Il Capi dei Capi te Mafias shqiptare.
Nuk e njoh aspak kete gjykates dhe as kam asnje lloj qejfmbetje personale, por ceshtja nuk qendron tek personi por tek kapadajlleku, arroganca, karshilleku i lexueshem i tij me Kushtetuten e Shqiperise dhe Reformen ne Drejtesi, qe me e pakta krijon dyshime edhe per personalitetin dhe integritetin e tij personal per lidhje ose pazare okulte te vjetra e te reja me Ilir Meten dhe Banden e Gangstereve te tij dhe Sali Berishes .
Nje vetdemaskim tjeter i Presidentit shqiptar….
Vigjilence !
Syceltesi!
undefined
Hahahaha, ke dash me tall sumen me ket editorial me duket hahaha. Sa me shty diten dmth, se e di shume mire qe beteja mes presidentit dhe parlamentit nuk eshte ligjore por politike, ligjore do ishte midis presidentit dhe gjykates kushtetuese e cila nuk ka shanse te ngrihet as sot e as mot pamvaresisht se dielli do lindi serish, po te citojm skenderbeun e spirdhopallit. E me kete llogjike duke pritur gomar te mbije bar ti i jep argument Kapterr Ramiut qe ta shtyje si ta shtyje deri kur te vijne zgjedhjet e reja te koheshme. Po i thua Rames qe fati i tij eshte i lidhur me fatin e Metes, po u shkarkua Meta ath shkojm ne zgjedhje te parakoheshme dhe njekohesisht po i thua Metes qe nqs do zgjidhje me zgjedhje te parakoheshme ath duhet te japesh doreheqjen e pas kesaj Rama te vendosi per zgjedhje te parakoheshme. Tani vetem nje gje na qarteso, ky eshte mesazh i yti ndaj Rames e Metes apo po sherben si percjelles lajmi nga Rama tek Meta, sepse Meta e ka perseritur qe eshte gati te japi doreheqjen nqs Rama shpall zgjedhje te parakoheshme ku te perfshihet edhe zgjedhja e Presidentit nga populli. Po njekohesisht ne tavoline kemi edhe reformen zgjedhore, pra pa mbaruar reformen zgjedhore nuk shkohet ne zgjedhje te parakoheshme gjithashtu, si ta shkarkosh si mos ta shkarkosh Presidentin. Por qe te besh reformen te duhet edhe ok i PD e cila nuk ka vota ne parlament pasi nuk i njeh Hajdaristet e Rames ne parlament. Ath si tja bejme? Zgjedhje pa reform ska, reform pa PD ska, PD ska vota ne patlament edhe sikur te doje te japi Ok, Hajdaristet nuk njihen nga PD dhe cdo reforme vetem me ta pa konsensusin e Pd vetem sa do thelloje krizen. Presidnetin nga ana tjeter nuk e shkarkon dot pa vendim te gjykates kushtetuese e sipas te gjitha gjasave nuk do shkarkohet por do lihet ti mbaroje mandati. Pra kryekriza mi amigo nuk eshte Presidenti por Parlamenti, po ke zgjidhur krizen e perfaqesimit Parlamentar ke zgjidhur reformen zgjedhore me ndryshimet perkatese kushtetuese ku perfshihet edhe zgjidhja e problemit politiko-ligjor me Presidentit dhe kompetencat e tij te shkruara apo te pashkruara , si rrjedhim me pas shkohet ne zgjedhje te parakoheshme nga pranvera e vitit tjeter ose vera. Kjo eshte rruga qe duhet ndjekur. Pyetja eshte cila eshte rruga per te zgjidhur krizen Parlamentare, pasi pa zgjidhur ate nuk mund te pretendosh as te te hapen negociatat, si mund ti hapen negociatat nje vendi ku parlamenti i tij funksionon ne kushtet e paligjshmerise duke pasur 20-30 deputet mangut, ca shteti je ti pasi vetem shtet europian nuk mund te pretendosh te jesh………….