Një fletëthirrje për të “zbardhur” keqpërdorimin e Haradinajt në Shqipëri

25 Tetor 2019, 18:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Fletëthirrja për gjyq nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk vlen për të mësuar a ka gënjyer apo jo Haradinaj, në fund të procesit gjyqësor, pasi për të gënjyer të gjithë janë në garë me njëri- tjetrin. Por ajo vlen për të dëshmuar sa joserioze është përdorimi i Shqipërisë për luftë politike në Kosovë, dhe anasjelltas.

E kam dëgjuar akuzën e Haradinajt, që flet se si Thaçi, Vuçiç e Rama, do ndanin 10 milardë eurot e Trepçes. Nuk do më kishte bërë përshtypje, sikur të ishte akuzë për tregun e brendshëm politik në Kosovë, nga ato që në Shqipëri dhe Kosovë nuk bëjnë shumë përshtypje.

Por disa muaj më parë, të njëjtën gjë e kisha dëgjuar nga Ilir Meta dhe Petrit Vasili në Tiranë, që sipas tyre, po bisedohet për ndarjen e Kosovës dhe këta që po bisedojnë, d.m.th Thaçi, i mbështetur nga Rama dhe Vuçiçi, po fitojnë qindra milionë euro.

E gjithë kjo gjë, në Tiranë shkakton më shumë humor se sa dramë, kur dëgjohet nga Petrit Vasili e Ilir Meta, pasi për ata çdo gjë shitet e blihet, por kur përkthehet me seriozitet nga një politikan i Kosovës, tregon se ai po keqpërdoret politikisht.

Ramush Haradinaj e ka bërë këtë me vetëdije, dhe për shkak të tendencës së Hashim Thaçit për ta lënë jashtë interesit ndërkombëtar për bisedimet.

Në tallavanë politike njëvjeçare të bisedimeve të ngecura mes Kosovës e Serbisë, Hashim Thaçi, që mori përsipër “peshën e kryqit”, nën mbështetjen e SHBA dhe BE, nuk i avancoi dot bisedimet, pasi dështoi të krijonte një konsenues në Kosovë rreth tyre.

Dhe kjo e dobësoi pozicionin e faktorit shqiptar të Kosovës në këto bisedime, pasi u la shkas fraksioneve të tjera politike në Tiranë dhe Kosovë, dhe intrigave në diplomacinë shqiptare, të flasin për një komplot personal të Hashim Thaçit.

Dobësimi erdhi filimisht për shkak të pafuqisë politike të Thaçit, për të krijuar një konsensus të gjerë në Kosovë për bisedimet, dhe së dyti, për shkak të ligësisë me të cilën Ilir Meta e Sali Berisha nga një anë, dhe Ramush Haradinaj nga ana tjetër, hynë në një aleancë për ta demonizuar procesin si shitje- blerje pasurish e territoresh.

E vetmja ide e kritikuar e bisedimeve, është shkëmbimi i mundshëm i territoreve, të cilën SHBA nuk e përjashton, por që askush nuk i ka dalë zot, as në Beograd e as në Prishtinë, e natyrisht askush në Tiranë.

Ramush Haradinaj u përdor vetëm për të shtuar në këtë histori si aktor dhe Edi Ramën, që të ndjehej i dobishëm për Ilir Metën dhe Sali Berishën, meqë kishin nisur “revolucionin”.

Defaktorizimi i shqiptarëve në këtë proces, erdhi pikërisht nga përpjekja për të bërë politikë me një proces, që do të jetë në çdo tavolinë të çdo qeverie të Kosovës, derisa të zgjidhet. Dhe në këtë proces, Ramush Haradinaj është thjesht një i keqpërdorur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha në Tiranë.

Taksa 100 për 100, e inicuar nga Haradinaj, nuk ishte masë kundër fuqisë ekonomike të Serbisë në Kosovë, por një mënyrë për të ndërprerë mbështetjen amerikane dhe europiane për bisedimet Kosovë- Serbi, që e kishin lënë Haradinajn anash.

Dhe këtë, e bën akoma më të qartë pretendenti për pasardhës të Ramush Haradinajt në Kosovë, Albin Kurti, i cili ka premtuar se fillimisht do heqë taksën 100 për 100 dhe do ta zëvendësojë me një paketë masash reciprociteti me Serbinë. Po të jetë për demagogji nacionaliste, Kurti e lë në hije Haradinajn, por ja që taksa, sipas Kurtit, nuk është një “pasaportë” për t’u treguar patriot, por ishte, siç e pamë, një mënyrë për të defaktorizuar palën shqiptare në bisedimet me Serbinë.

Ndaj dhe fletëthirrja për Haradinajn në gjykatën civile në Prishtinë, nuk është ndonjë dramë juridike, dhe as financiare për Hardinajn. Ai ka parë dhe më keq dhe ka paguar me miliona për gjyqe. Ajo vlen më shumë si dëshmi që ai u përdor nga Ilir Meta e Sali Berisha, për të defaktorizuar palën shqiptare në procesin e bisedimeve Serbi- Kosovë, dhe për të justifikuar dhunën në Shqipëri gjatë “revolucionit” të pranverës.

Fjalori i Haradinajt në këtë rast i përngjan gjuhës dhe stlit të “qytetarit digital”, që nuk e mbaron dot fjalinë, pa përmendur dhe miliarda euro.

Njësoj u keqpërdor Ramush Hardinaj dhe në procesin e shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershorit, duke rrezikuar ta çonte Shqipërinë në një luftë vëllavrasje, pasi ai ra dakord me Ilir Metën të mos distancohej, kur presidenti tha se forca paramilitare nga Kosova do digjnin Parlamentin e Shqipërisë.

Nëse këtë akuzë, do t’ia bënte Qeverisë së Kosovës, çdo politikan tjetër shqiptar, përveç Ilir Metës, patrioti Haradinaj do prekej në sedër dhe do bëhej nami. Në fakt, ai heshti dhe i shijoi shumë deklarata e Ilir Metës për “Rambot” e tij që do na digjnin Parlamentin, ndërkohë që e dëgjonte duke shijuar verë e peshk tek kompleksi “Fafa” në Golem.

Pas kësaj, dhe sidomos pas zhvlerësimit që ju bë “heroizmit të tij më të madh”, taksës 100 për 100 nga pasardhësit e tij, LDK dhe Vetëvendosja, të cilën po e hedhin në kosh, tregon se ajo ishte një letër higjenike njëpërdorimshe, siç do thoshte Sali Berisha në këtë rast, me të cilën shpresuan se “revolucionit” të pranverës do t’i shtonin dhe pak benzinë patriotike.

24 komente në “Një fletëthirrje për të “zbardhur” keqpërdorimin e Haradinajt në Shqipëri”

  1. ILIRET says:

    Haradinaj nuk eshte me shume se nje injorant i pashkolle. Si te maresh cibanin nga bagetite dhe ta besh kryeminister. Ose la parmenden pas kaut ose kalit dhe u be kryeminister.
    Si trim ne lufte shteti duhej ta dergonte ne shkolle. Por meqenese nuk kishte tru per shkolle, duhej ti dhuronin nje traktor te ri dhe te punonte token. Kaq. Por jo kryeminister. Injorim per Kosoven. Ka shume intelektuale Kosova qe mund te jene edhe diplomate te mire.
    Ramushi eshte si partizani Meke.

    1. vang says:

      Analize e sakte z. Mero dhe fakte konkrete .

      1. Vlora1912 says:

        Si nuk te vjet Turp o Mero Baze……Si dreqin mund te shkrush gjera te tilla?????

        Ndarja e Kosoves, eshte ideja me e rrezikshme qe qarkulloi ne ate periudhe.

        U mbeshtet nga pazarexhinjt aktual te shba me bekimin ne heshtje te Rusise.

        Kjo ide u kundershtua fort nga BE, pasi duke pranuar ndarjen e Kosoves, apo shkembimet e territoreve si e quajn ne menyre dredharake, sepse minos unitetin e BE dhe u hap ca llogari te vjetra.

        Sali Berisha eshte po i njejti kriminel, si diten e pare;
        Ilir Meta eshte i njejti Hajdut qe ishte edhe kur Rama beri aleanc me te, edhe kur e beri Leshident.

        Fakti qe keta dy burra te Liq ishin kunder ndarjes se Kosoves, nuk do te thot automatikisht se ndarja e Kosoves do te ishte opsion i mire.

        Ramushi, me citimin e 10 miliardeve te Trepches ka plotesisht te drejte.

        Pasi ndarja e Kosoves, mbi bazen e marrveshjes Treshe Vuqiq- Rami-Thachi do te conte ne humbjen e 10 miliard eurove nga Kosova.

        Dhe nuk ka rendesi se keto do vidheshin nga kjo treshe.
        Rendesi ka qe per shkak te kesaj treshe Kosova do humbte shumcka, dhe Trepchen.

        Te mbrosh kete pasuri kombetare, eshte pergjegjesi Kushtetuese e cdo Shtetari,
        ……..
        Me ate deklarat Ramushi permbushi detyren kushtetuese, ndersa Ju, kellirat anti shqiptare do ta akuzoni per shpifje te rendomte.
        ……..

        E para here qe Kosova tregoi tiparet e nje shteti te Pavarur ishte vendosja e takses 100% ndaj prod serbe. E para here qe u konsiderua si faktor ne raportet me serbine.

        Ju e quani teknte Haradinajt, pafuqi te tije!!!

        Nejse, ky eshte kuptimi juaj per Shtetin.
        I joti dhe i atij me chitjane, I cili te paska futur dhe ty ne Chitjanet e tij.
        ……….
        Ramushi, dha dorheqje, me te cilen ju u tallet si e pavertet.
        Ai organizoi zgjedhje te shkelqyera,mqe ju ketu nuk do ti beni as pas 50 viteve, dhe u pargua me dinjitet.

        Ramushi ju dha leksion ne cdo aspekt te Burrshtetasi, ju e pergojoni per shpifje.

        E kuptoni sa larg Ramushit jeni o Mero?

        “Me ne fitojn te gjith” o Mero……te kujtohet???
        Dhe te gjith humbem.

        Ajo cka ofron ti me Ramen, do na coj ne nje humbje edhe me te madhe.

        Do na coj ne humbjen Finale-Shpopullimin e ketij vendi qe deri tani e quajm Atdhe.

        Ndersa Kosova do mbetet se ka edhe Burra si Ramushi

  2. Baton DR says:

    Në afat të shkurtër analiza ka peshën e saj
    Problemi është që kjo gërvishtje e vogël në afat të gjatë është vetëm një hap tjetër i vockël drejt një lufte mes RSH dhe RKS …sma merr mendja që do dojë shumë me këto tru që ka rraca jonë
    Vetëm pak durim…

    1. I.Hoti says:

      Jomor djale!!! Trojet shqiptare jane demtuar e cunguar aq shume ,sa qe cdo njeri,edhe injorant, (shqiptare) nuk guxon te demtojne progresin pa kthim te emancipimit dhe bashkimit te kombit tone!

      1. Raimond vlnkati says:

        Po komentin tim nuk e paski postuar

        Censure e papare

        Lejohen vetem ata qe bejne sharje rraciste kunder kombit shqiptar dhe bythlepiresit e Rames

  3. Harabel says:

    Shum e sakte Mero. Haradinaj hero I luftes por I keqperdorur pas saje

    1. Lona says:

      Cfare ka bere ky ne lufte qe ju e shpallni hero ?
      Cfare dini ju per kete hero n’a i trego ta mesojme erdhe ne te pa diturit .
      Mendoni ju se grupe clandestine te armatosura me nje kallashnikov ne malet e kuksit do perballonin armen shteterore serbe .
      Tregohuni seriose ky zhapik kosove nuk ishte die nuk eshte asgje ky I prishi kosoves avenir per levizje te lire

      1. joni says:

        mos kaloni ne ekstrem.sa per luften ka vlera te medha. mos harroni qe ka 3 vellezer deshmor.ju lutem respekt. sa per aktivitetin politik e di populli kosoves.dhe ne do respektojme voten e tij.lavdi uck.Rrofte populli i kosoves.

  4. Bislimi says:

    Analize e sakte e Z. Mero.
    Me te vertete poenat e Haradinajt, si ne rrafshin lokal por edhe nderkombetar, kane ra shume qekurse u lidh me Berishen e Ilir Meten, cka tregon nje nivel te mjerueshem politik por edhe te pergjegjesise ndaj bashkekombasve te vet.
    Tashti ai ka ra ne fashen e pamundesise per te rikoperuar ato qe ka humbur.

  5. Shpellar lab lal laluc malok says:

    Taksa 100% e vendosur nga qeveria e z.Haradinaj,sensibilizoi nderkombtaret ,SHBA dhe BE.Fale asaj sot Vucici asht i pafuqishem te veje veton ne bisedimet me, dhe per Kosoven.Se shpejti Serbia me urgjence do te njohe nderkombtarisht Kosoven.Taksa si nji forme presioni shtetror,i’a uli “puplat” Serbise,aq sa per nji vit ajo loboi intensivisht neper bote ne pozicionin viktimes.
    Mos i ban tjetrit ate qe nuk don qe t’tjeret t’a bajn ty!
    Kosova,per shkak te nderhyrjeve te Serbise,nuk u pranu ne disa organizma nderkombtar,perfshi edhe OKB-ne!!??Kjo nuk duhet harru.
    Ndersa kryem…ti i jone fute hundet vend e pa vend,pa ken i sigurte se diku mund t’ja kpusin!

  6. Analisti amator says:

    Para do kohe Vuciq duke ju pergjigjur gazetarit per shpresat per te arritur marreveshje per njohje reciproke tha hapur sse asnje deri me sot nuk me ka afruar ndonje gje qe te marr apo te le.
    Me nje fjale edhe Vuciq pranon se bisedimet nuk kishin hyre ne fazen konkrete. Ato ishin akoma ne fazen e njohjes reciproke te njeri tjetrit.
    Ne bisedat midis Vuciq dhe Thacit sigurisht qe secila pale ka parashtruar vizionin e vet. Me siguri Vuciq i ka “spjeguar” Thacit se do ishte mire qe per intersa te qendrueshme serbet e Kosoves ti bashkohen Serbise.Me siguri ka folur edhe per rruajtjen e kishave serbe ne Kosove etj etj.
    Hajredinaj nga ana tjeter ka spjeguar se per te miren e perbashket, shqiptaret e Jugut te Serbise ti bashkohen Kosoves.
    Ne publik Vuciqi thoshte se per arritjen e nje marreveshje te qendrueshme, nuk mund qe zgjidhja te jete qe njera pale te fitoje gjithcka dhe pala tjeter te humbase gjithcka.
    Hashimi nga ana e tij fliste per nevojen e bashkimit te
    Presheves dhe Bujanovcit me Kosoven.
    Bisedimet ishin ne fazen se cdonte secila pale dhe jo cishte gati Hashimi apo Vuciqi te jepnin.
    Amerika dhe Rusia thonin qe ne do perkrahim cdo marreveshje qe shqiptaret dhe Serbet do arrijne.
    Gjermania ishte hapur kundra bisedimeve ne kete forme.
    Secili ne kete valle shikonte interesin e vet.
    Akoma nuk ishte faza qe te pyetej populli. Gjermania e shfrytezoi kete moment dhe i tha Hajredinaj se Thaci nuk po te pyet, prandaj merr masa.
    Hajredinaj meqe eshte koketrash pyeti Salen. Sala per interesat e tij kunder Amerikes, por edhe per ti sherbyer interesave Serbe, e mesoi qe ai te vinte taksen 100 perqint. Hajredinaj ashtu beri. Kjo i hoqi trurin jo vetem Serbve por edhe Amerikes, Rusise, bile dhe Merkelit qe e mbeshteti ate si fillim.
    Sala dhe Iliri e shpallen Hajredinaj heroin shqiptare qe shpetoi Kosoven.
    Historia eshte shume e gjate dhe e dhimbshme.
    Ishim shume afer marreveshjes dhe tani jemi shume larg nga njeri tjetri, qe matet me qindra vjete te shpejtesise se drites.
    Shqiptaret hodhen ne ere shancin historik. Hajredinaj, Sala dhe Iliri jane ata qe do mbajne pergjegjesi ndaj historise.
    E hedh apo jo Rama Hajredinin ne gjyq, kjo ka pak rendesi. Hajredinaj shpifi shume keq per te arritur qellimet ne thelb antishqiptare.
    Demi u be. Rama dhe Thaci duhet te dalin hapur se cfare duan dhe cfare jane gati te japin. Koncesusi eshte i nevojshem. Per kete duhet diskutim i hapur dhe jo goditje brinjeve. Megjithese Hajredinaj u nis nga mithi i Mic Sokolit, per te mbrojtur trojet tona, megjithese ai mendoi te rriste reputacionin ne Kosove nepermjet politikes populiste, ai nuk eshte armik. Rama po tja spjegoje, ka mundesi ta bej per vete dhe kunder Sales, qe nuk dihet ku i ka rrenjet.
    Gjyqet jane te panevojshme dhe qesharake. Shqiptaret kane nevoje per spjegime.
    Po te shikohet me hollesi, jo cdo gje eshte kunder marreveshjes. Amerika caktoi dy zyrtare per kete qellim. Kryesisht per tu akorduar me Gjermanin.
    Na mbetet ne dhe kryesisht Kosoves te dime se cduam. Per hir te marreveshjes dhe bashkimit kombetare, te dime si te merremi vesh.
    Ketu nuk behet fjale per ndarje te Kosoves. Fjala eshte per marrje-dhenie me Serbine.
    Perrallat gjermane se nuk mund te kete shtete etnike i perkasin Evropes. Per Kosoven mire eshte qe asnje kembe Serbi mos te mbetet ne Kosove dhe asnje kembe shqiptari mos te mbetet ne Serbi. Te thuash keto ne keto kohe te trubulta, duhet te kesh te qarte se cdo. Duhet interesi kombetar mbi cdo gje.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Me lejo te shtoj pak nga e jotja. Merua e quan shkembimin e territoreve sikur shqiptaret dhe serbet jane me bisht dhe te prapambetur ne syte e botes. Por shkembimi I territoreve nuk do te thote qe te dy kombet jane larg njeri tjetrit. Nuk duhet ta shohim shkembimin e territoreve si negativitet qe sbiem dakort por perkundrazi duke mbyllur kete kapitull Ballkani yne bie ne qetesi definitisht.. Serbia I detyrohet pa marreveshje 220 miljard dollare (me totalin e sotem) per shkaterrim te infrastuktures, levizje massive, gjenocid, perdhunim Kosoves. Me nje marreveshje ku Serbia duhet ti kerkoj falje Kosoves, paguaj 22 miljard (pensjonet te perfshira ne kete shume) dhe nuk do quhet gjenocid (pranim faji). Kjo duhet te paguhet me nje pagese pa keste. Liqeni dhe Trepcja te quhet “GREEN ZONE”. Te kete nje komisjon 4 Kosovare, 3 Serb, 1 nderkombetar (ad hoc) qe punimet te fillojn. 60% punetor Kosovar, 40% Serb. Ashtu te ndahet dhe fitimi.. Neqoftese Serbia ka makineri dhe teknologji me te mire te behet 50-50. Nuk ka me nevoje te zihemi.. Jemi zene me shekuj per bacen e njeri tjetrit.. Duhet te zgjerohemi dhe te hapim tregun.. Europa s’ka per te lene brenda, ky ishte rasti me I mire dhe Franca mund te propozoj dicka sikur do jemi qytetare te rangut te dyte.. As ka te beje fare Rusia ne kete mes. Ne jemi pro Evropjan.

      1. ALBAN DEGA says:

        GENOCID NUK DO TE THOTE PRANIM FAJI

        Genocid do te thote cfarosje njerezore, pra njerezish me te gjitha mjetet.
        Dhe politika serbe ndaj Kosoves dhe popullit Te saj shqiptar tash e 150 vjet ka qene politike genocidi, terrorizmi shteteror, politike e “ Tokes se Djegur” deri ne permasat e holokaustit.
        Aq e eger ka qene kjo politike sa edhe vete krahu i djathte i Leninit, sllavo- rusi Trocki ne pershkrimet e tij ne shtypin rus per terrorin serb ne Kosove, ne vitet 1912-1915, pra para Revolucionit komunist te tetor it, dhe trevat shqiptare ne Maqedoni, si ne krahinat e Dibres se Madhe, Tetove, rrethinat e Shkupit i quante masakra dhe genocid.
        Po te mos kishte qene ky terror e genocid shteteror serbo-malazez ne viset shqiptare ne Kosove, Mal i Zi, Maqedoni dhe ai grek ne Cameri, Shqiperia e sakatuar nga Shen Stefani, Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londres do te ishte shteti me popullsine me te madhe dhe me i fuqishem ne Ballkan.
        Kete fakt historik nuk mund ta fsheh askush.
        Aq me teper kunder nje populli paqesor e te qyteteruar, qe kurre ne historine e tij nuk ka sulmuar, nuk ka pushtuar e as zaptuar nje pellembe toke te askujt. Kurre! Asnjehere!
        Perkundrazi! Per 25+ 10 vjet mbrapa vdekjes se heroit tone dhe evropian Gjergj Kastriotit Skenderbeut rezistoi heroikisht dhe mbrojti me shpate e me gjak lume qyteterimin dhe kristianizmin evropian nga superfuqia e asaj kohe e dy sulltaneve Muratit dhe Mehmetit.
        Historia mund te rishkruhet, shtremberihet, falsifikohet por kurre nuk mund te ribehet.

    2. Atdhetar says:

      Analize korrekte.

  7. Life is game says:

    Rambo nuk njihet per mendje!
    Peshngritsi i Tiranes nuk njihet per mendje per si person i forces dhe presionit dhunues! Berisha po dihet! Ka kohe qe s’ja vare njeri! Por te pakten e ka vetembeshtetesine ” qytetari dixhital. Te pakten Berisha here pas here na argeton, e sakrifikon lehte qytetarin e shkrete dixhital, dmth vetevehten! Do ti qe mileti zbutet!
    E mer Hajre! Si ta futen! Ne fakt … s’te kane faj. Ja dhe Rama filloi Gallaten me ty…. ku ku!

  8. Artibr says:

    Bravo mero i ke ren pikes ramushi eshte nje karabush i keqperdorur shume i ulet kur thone se do shisnin kosoven dhe do mernin lek dhe ramushi nuk do merte dhe nga xhelozia volli vrer ne nje fjalor poshterues per ramen dhe thacin ata mund te Ken ber shume po jo deri ketu eshte turp per kosoven ky km edhe se kam qen i mendimit se ramushi ka vrar me shume shqipetar se sa serbe kete e deshmojne vete shok et e ti qe kan luftuar per te dhe jo per kosoven keshtu qe mund te presesh shume gjera nga ai po si mund te ulesh ne prerin e sali meta dhe te behesh pjes e pucit per te mar pushtet in me dhun si ne 98 me ushtaret e bukoshit po kesaj radhe ja keputi koken gjarperinjeve amerika tani qe jan me koken e prer prap edhin helem keta perfunduan ne koshin e pléiade nuk ka bir
    Kurve qe i riciklon ata kan vetem nje rrug ajo drejt burgut.

  9. E èma e Zeqos says:

    Nè Kosovè, tani qè hija e Albin Kurtit mjafton pèr tè ngjallur shpresè se drejtèsia nuk èshtè e pamundur, Rama ka shanse tè marrè atè qè i takon.
    Politika tallava e atjeshme, duket se do gjejè zgjidhje.
    Tek ne, ajo vazhdon. Njè nga muzikantèt e kèsaj orkestre talibanèsh, èshtè edhe Ymer Baze.
    Nè Bularat Mero, atje shko. Mbroji ata qè policia shqiptare nuk i lejon tè kalojnè kufirin.
    Ky èshtè misioni yt.

  10. Agim kanada says:

    Pse beni kaq komente atdhetare dhe populate. Nje gje eshte e vertete. Haradinaj kishte frike se 3 miliard euro do mdaheshin vetem ndermjet Thacit Rames e Vucicit. Pra skishte pjese per ate dhe ilir meten. Prandaj doli hapur me akuze.

  11. Alban Dega says:

    CFARE MUND TE PRESESH TJETER NGA NJE HAJDUT ME CIZME
    – Nje shembull per tu ndjekur i kryeministrit Rama
    … ala 86 000 euro per dy nete ne nje resort rus ne malet e Zvicres…
    Vetem maja e Ajsbergut perballe 1.1 miliarde euro per Autostraden e Decanit, dhene kompanive nen emra te te tjereve por me lidhje dhe pult komandimi te parave ne duart e Ramushit dhe kujtdo qe ka perlyer duart ne kete mega-kusari ndaj popullit dhe shtetit te Kosoves.
    Drejtesia dhe ligjzbatimi i Kosoves duhet te nise menjehere hetimin intensiv dhe Qeveria e re e saj duhet te pezulloje kete mega-afere korrupsioni era e se ciles ka mberritur deri ne Washington DC e Bruksel.
    Ajo ia kalon edhe megahajnise se “ Autostrades se Kusarise se Kombit” te Bandes se Gangstereve te mikut te tij Sali Berishes.!
    Jo vetem hajn me cizme, por edhe shpifes i pafytyre qe rrenat e tij orvatet ti veshe me qyrk nacionalizmi!
    E pergezoj vellazerisht kryeministrin e Shqiperise Edi Rama per rrugen e drejte ligjore qe po ndjek ndaj shpifarakeve te Tiranes, Prishtines qe jane kthyer ne Babale te peshtira dhe Fabrika “ Fake News” te Beogradit, Moskes, te dreqit dhe te birit sllav!
    Nje shembull per tu ndjekur jo vetem nga cdo politikan, por edhe nga cdo qytetar e shtetas i Shqiperise, Kosoves… e kudo.
    Askush, as vete ligji nuk eshte mbi ligjin !
    Shpifja eshte si thengjilli qe edhe kur nuk djeg nxin

  12. Fati says:

    Kete punen e Kosovareve qe do ta digjnin Patlamdntin e Shwiperise se ha njeri. Me shume jeni duke e perdorur per acarim te ndermjet njerezve kendej dhe andej kufirit. Si nuk ju vie turp.

  13. poena says:

    O Bislim. Kur do mesoni ju kosovaret te flisni shqip dhe jo setbisht. Poena serbisht-shqip pike.

  14. Sit back and relaks■●□■□■▪^%^* says:

    Edi Rama eshte debil qe mendon se edhe te tjeret jane debila te hane rrenat e tij ne lidhje me ate qe ka ndodh ne gjermani midis tij dhe ramushit. Ramushi ka te drejte dhe nuk genjen ne lidhje me faktin qe u ndje keq kur propozimit te Macron per heqjen e takses iu bashkua edhe Rama me spurdhjakllekun dhe skuthllekun e tij prej cuni tirone. Me e pakta qe duhet te bente ishte te mos futej fare ne debatin midis Ramushit dhe Makron dhe jo ti jepte men Ramushit se ca ishte me mire per te. Jam i bindur qe Franca ka interesat e saj ne Trepce dhe ndoshta ndarja e veriut te kosoves mund te kete qene edhe propozim i Frances synimin e larget qe dikur pas kesaj te behej shfrytezuesja e saj, pasi Macron nuk tha nje gjysem fjale kunder korrigjimit te kufijve nderkihe qe Merkel u pozicionua totalisht kunder. Taksa 100% qe vendosi Ramushi shpetoi Kosoven nga ndarja dhe bllokoi avancimin e idese se ndarjes e cila maskohej nen idene e korrigjimit te kufirit. Taksa 100% ishte ajo qe beri te nderpriten bisedimet e rrjedhimisht bllokoi dhe hedhjen ne tavoline te idese se ndarjes se veriut, is that simple, ca thote Mero pastaj jane Merizma te Bazoizmit Ramist. Kunder idese se ndarjes se hedhur nga Thaci, Vucic dhe keshilltari i ngushte i Rames Baton Haxhiu Rama nuk u shpreh kurre deri para 10 ditesh pas takimit me Merkel ku mori nje po me kushte per hapje negociatash, por Rama nuk pertoi te dilte kunder takses se Ramushit nderkohe qe per ndarjen e kosoves nuk tha asnje fjale. Pretendon se me heqjen e takses Ramushit iu premtua liberalizimi i vizave per Kosoven, por a nuk iu premtua Kosoves e njejta gje nqs bente demarkacionin me Malin e Zi dhe mori ket timin liberalizim, i fali toke malit te zi dhe mori si shperblim me shume kushte per liberalizimin. Ramushi e hengri nje here po jo per here te dyte. Hiqe taksen perkohesisht ishte njesoj si me i thone Ramushit do te te fus pak vetem koken jo te gjithe. Vertet Albini do ta heqi dhe mund ta heqi por kohet nuk jane njesoj, sot ai opsion eshte off the table dhe mund te kalohet ne strategji te tjera si reciprociteti ( per te cilin kam dyshime se sa reciprok do jete). Ky debil shalegjat KM vertet e di veten me te zgjuar se te tjeret? po rri mi non qeveris debilat qe te votojn ne shqipni se jashte saj as te pjerdh njeri as ty, as megallomanine tende e as si pickturist i mbaruar qe je. Nuk ke bole ti per trimni ti lale, as sa nje bole e Ramushit nuk je pa fol qe me Albinin je si nota me diten, nuk i afrohesh hic. Po ty mer plak ta kane mush menjen qe je lider global ene ke fillu fluturo me pras ne majth………….

    1. Xeni pa qime says:

      Ti nuk di ku ndodhet kosova o patriote leshi shoku rambushit .
      Nese nuk vlereson madheshtin e rames duhet te jeshe i semure me shkarje ledhi ose shoku cim pekes nga skrapari dhe ilir florit nga malesia .
      Kushtetuta shqiptare neni 10 obligation mbrojtja e SHQIPTARVE ne kosove kushtetuta nuk pyete kush eshte ne kosove i zgjedhur o koqe kandari o delle i kategorise se 7 RAMBUSHI do ishte ne burge po RAMA E shpetoje o buke SHKELUR nese je bole e berrishes MOS E voto RAMENpor tregohu njeri kur flete trap me zile

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje