Rama intervistë për Euronews: Shqipëria shembull i respektit për pakicat, do punojmë me qeverinë e re të Greqisë për "detin"

29 Tetor 2019, 15:42Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke ku ka folur për çështjet kryesore mes dy vendeve, siç është edhe çështja e detit.

I pyetur për çështjen e kufijve detarë dhe se ku po zhvillohen negociatat aktualisht, Rama iu referua përparimit të rëndësishëm të bërë në negociatat me qeverinë e mëparshme Greke, ndërsa shprehu gjithashtu shpresë për një konsensus.

“Ne kemi punuar për qeverinë e mëparshme për ca kohë dhe kemi bërë përparim të rëndësishëm dhe duhet të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re, duke shpresuar se do të gjendet një zgjidhje konsensuale. 

Shqipëria është një shembull i ndritshëm i respektit për të gjitha pakicat dhe për Grekët, të cilët kanë jetuar atje për shumë vite, në të njëjtat kushte si shqiptarët. 

Po, kur ka probleme, ato janë të njëjta për të gjithë, jo për një pakicë apo tjetrën. Pra, këto janë marrëzi.

Për sa i përket ligjit, ne kemi punuar për një kohë të gjatë për të zgjidhur çështjet e pronave, shumë të komplikuara pas rënies së komunizmit, kur regjimi që lejonte asnjë pronë të rrëzohej dhe shumë gjëra shkuan keq. 

Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është thjesht të riformulojmë disa nga legjislacionin ekzistues për të mirën e të gjithëve, dhe të luftojmë një sistem korrupsioni që derdh – mund të themi – gjakun e njerëzve për pronat e tyre. Por nuk ka të bëjë vetëm me pakicën Greke, por të gjithë“, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Greqi ku po merr pjesë në forumin BE-Ligës Arabe.  Kreu i qeverisë shqiptare është takuar me homologun grek Kyriakos Mitsotakis. 

1 komente në “Rama intervistë për Euronews: Shqipëria shembull i respektit për pakicat, do punojmë me qeverinë e re të Greqisë për “detin””

  1. Glauk says:

    Po cfare pronash kane pas te ashtquajturit “grek” ne Shqiperi? ” greket” e dropullit dhe vurgut jane arumune te sjella nga Thesalia ne 1780 ( ka deftere osmane per kete) per te punuar tokat e shqiptareve si gjysem skllever duke qene se shqiptaret ishin te zene me lufte apo administrimin e Pashallqeve.

    Ky eshte fakt.

    Po e lejme kete ceshtje. E zeme se jane grek safi.

    Te gjithe e dime qe keta nuk kane pas prona sepse githe Dropulli ishte prone e bejlereve te Libohoves
    dhe Gjirokastres.

    Keta u bene me prona me ligjin kriminal 7501.

    Tani cfare problemi pronash kane keta qe nuk kane pas prona para 1992???

    Fjala eshte per Himaren apo jo?

    Ne Himare nuk ka “greke”. Dihet kush jane himariotet.

    Po meqense qyteza e Himares eshte lene ne drite hije me status “gjysem minoriteti” atehere Rama pse nuk kerkon 2 gjera themelore?

    Zbatimin sa me te shpejte te marreveshjes se 2017 per pronat e Shqiptareve ne greqi qe jane shume dhe pika e 2te eshte kthimi i pronave te cameve nga Konsipoli der ne Preveze???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje