Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kanë zhvilluar një vizitë 2 ditore në Japoni.
Gjatë vizitës zyrtare, në takimin me kreun e Parlamentit japonez, Tadamori Ōshimanë, u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve, ku Japonia mbetet një nga donatorët më rëndësishëm për Shqipërinë me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, asistencë për bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj., si dhe rritjen më tepër të këtij bashkëpunimi.
Po ashtu, gjatë vizitës zyrtare, Balla ndau faktin se Japonia do të mbështesë Kosovën për anëtarësimin e saj në INTERPOL, por dhe në UNESCO.
“Japonia është një financues i rëndësishëm i disa projekteve të mëdha zhvillimi në Shqipëri, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj.
Pas Ambasadës në Tiranë, morëm konfirmimin se në Prill 2020 do të hapet edhe Ambasada e Japonisë në Prishtinë.
Japonia ka njohur shtetin e Kosovës, por besojmë në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.”, shprehet Balla.
“Japonia e konsideron Shqipërinë një vend mik dhe partner, një faktor kyç për zhvillimin dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Unë do të nxis qeverinë dhe investitorët japonezë për më shumë bashkëpunim, shkëmbime e investime me Shqipërinë, e cila ka potenciale të larta zhvillimi, si edhe do të mbështes kërkseën Tuaj për liberalizimin e vizave”, është shprehur në fjalën e tij kryeparlamentari japonez, Ōshimanë.
Kujtojmë se, midis Shqipërisë dhe Japonisë janë nënshkruar 15 marrëveshje dhe janë në proces disa të tjera.
Mirë që i kemi larg këta protomongolet se do na kishin bërë mish për konserva. Japonezët janë të tmerrshëm. Nga kultura ngajne një miks midis gjermanëve dhe kinezëve nga pamja një gërshetim me qoftëlargun.
Ik o pirdhu, gomar.
Kina ne Serbi, Japonia ne Shqiperi. Hapini dyert Japonise . Sa here doni qe ti ju them ..?
Bukur. Falemnderit per investimet. Por né shqiperi humbasin gjate numerimit. Sepse kredit janë me interesa shumë të larta. Me 380 milion ishin kopletuar të gjithë nevojtaret per shtepi. Oh harrova Ku ngopet Luli. Ilir Floriri. Ed Gjatoshi RuÇ Jos. Tritsnet etj etj
Ku shkuan keto kredi?!!
Parate dhe bujaria japoneze shkon ne xhepat e rrapusheve.Si nuk i vajti mendja dinosaurit komunist ne krye te parlamentit te kerkonte expertizen japoneze per rindertimin dhe drejtimin e hekurudhave shqiptare por duan grante dhe projekte ku te kene mundesine ta bejne kokoshin nje thele.