Pse Ilir Meta nuk ka asnjë shans të emërojë të dashurën e Enkelejd Alibeajt në Gjykatën Kushtetuese

10 Nëntor 2019, 18:57Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi 

Pres 24 orësh qarkullon një lajm krejtësisht i pasaktë në media, sipas të cilit Ilir Meta synon të emërojë në Gjykatën Kushtetuese Marsida Xhaferllarin, e përfolur si bashkëjetuese e Enkelejd Alibeajt.

Meta mund të ëndërrojë të emërojë edhe Petrit Vasilin në Kushtetuese, por në rastin konkret kemi të bëjmë me korrniza ligjore dhe jo me dëshira.

Shkurt dhe thjeshtë: Pse lajmi është i pavërtetë?

Së pari, sipas pikës 4, të nenit 7/b, të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i ndryshuar në vitin 2016, ‘Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës’. Pra, ligji e thekson ‘në tre vendet e para të listës’.

Po kush janë kandidatët e renditur në tre vendet e para? Në 8 tetor 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtës i ka dërgua tre kandidatë Presidentit Ilir Meta, të renditur me pikë sipas meritave, për një vend vanat në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Meta që në datën 04.03.2019.

Ata janë: Arta Vorpsi me 89.642 pikë, Fiona Papajorgji me 88.785 pikë dhe Elsa Toska me 85.428 pikë. Marsida Xhaferllari, është pjesë e kësaj liste, por është renditur e katërta, me 82.000 pikë.

Kur ligji thotë se Presidenti emëron nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës, si mund ta emërojë Meta, Marsida Xhaferllarin, e cila është renditur e katërta?!

Së dyti, po pika 4 e nenit 7/b të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i ndryshuar në vitin 2016, parashikon që ‘Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar”. Pra, ligji ka cilësuar afat 30 ditë.

Pas këtij afati, çdo vendim i Presidentit është i pavlefshëm. Në rastin konret, KED ia ka dërguar listën Metës në datën 8 tetor. Sot jemi me 10 nëntor.

Pra, afati ka mbaruar dhe Atrta Vorpsi është zgjedhur automatikisht anëtare e Kushtetueses. Kur Arta Vorpsi konsiderohet ligjërisht e miratuar anëtare e Gjykatës Kushtetuese, si mund të emërohet Xhaferllari anëtare për të njëjtin vend vakant?! Kaq e thjeshtë është situata.

6 komente në “Pse Ilir Meta nuk ka asnjë shans të emërojë të dashurën e Enkelejd Alibeajt në Gjykatën Kushtetuese”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Jo mor zoteri, se meta nuk e ka emeruar se ka thene qe ked ka bere gabime ne renditje. Pra do qe ked te prish renditjen e te lere ke ti doje si ne treshe. Kaq e thjeshte eshte situatat.

  2. Populli says:

    Fuck president bastard….

  3. Lasgushi says:

    Hiqun7 o kafshë, O fshatar i Cepanit dhe ti i Vicidolit dhe gjithë shushunja e tjera në krye.Reformës për Drejtësi i hani mu në.Mos harxhon kohën kot duke i qëlluar MUTIT para syve me KOBURE,se më pisë bëheni.Shikoni gjeni ndonjë avoka të mirë.De do mbarojnë.

  4. Johani says:

    Nese duam te jemi njerez dhe ta kujtojme te kaluaren ska asnje dyshim se meta nuk do te zgjedhte njerez qe ja propozon berisha dhe basha,sa per alibeajn ai eshte vetem nje klysh qe leh sa her i duhet dyshes berisha & basha per te bere zhurme,sadoqe duke e futur se zonja qenka dashnorja e alibeajt ska asnje dyshim se meta llogarit edhe ne interesa te tuja,i duhet nje gjyjates qe ti mbroje krimet e tij sadoqe nese duhet ndare drejtesi mes tij dhe bashes apo mes tij dhe berishes meta duhet ta dije se eshte humbes edhe nese nuk ka shkelur kushtetuten, pra i duhen gjyjates qe denojne viktimen e JO vtasesit dhe urdherdhenesit siq ndodhi ne vrasjet e21janarit apo gerdecit,prandaj duhet bllokuar qellimin kriminel te metes e bashes.

  5. Sa per dijeni says:

    Duke qene se lista tek presidenti dhe ne kuvend eshte e njejte , Likja kerkonte qe me pare te zgjidhte Kuvendi dhe keshtu lista do spostohej dhe Marside nuk do ishte me e katerta por e treta apo e dyta e keshtu Likja mund ta zgjidhte tak fak. Llogarite e tij jane qe minimalisht ai te kete tre te besuar ne Kushtetuese kur kjo te filloje funksionimin me 3/4 e anetareve, pra me 6 anetar. Ai ka V.Tushen, B. Mucin dhe synon edhe Marsiden, keshtu kur te diskutohen shkeljet e tij apo edhe shkarkimi i mundshem, me e pakta ai synon nje vendim 3 kunder 3 cka nuk mund te vendos dot e keshtu ceshtja e sharkimit te tij mbyllet per mosarritje kuorumi vendimmarres. Sa per 3 anetaret qe i miraton Gj. Larte me propozim te KED, ata duan kohe te zgjidhen pasi vet Gj. Larte nuk ka anetar plotesisht per vete te vet e eshte ne proces ende. Llogarite e fshatarit te Cepanit jane shume te sakta, prandaj o artikull-shkrues thellogu edhe ca ne mos qofsh i paguar nga Toto Likja per kete tymnaje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje