“Huawei Albania” u vjen në ndihmë fëmijëve që jetojnë dhe studiojnë në periferike të Tiranës

16 Nëntor 2019, 17:34Sociale TEMA
“Huawei Albania” u vjen në ndihmë fëmijëve

Kompania e teknologjisë  “Huawei Albania” në bashkepunim me organizaten “Fundjavë Ndryshe” , u kane ardhur ne ndihme femijeve qe jetojne dhe studiojne ne zonat periferike te Tiranes.

Kompania shpërndau çanta dhe mjete shkollore për fëmijët e shkollave 9 vjecare ne Kamëz , Zall- Herr dhe fshatrat përreth.

“Ne besojmë që edukimi është arma më e fuqishme për të ndryshuar boten. Ndaj, objektiv I fushates ishin arsimi I fëmijëve me kushte te vështira socialo- ekonomike”, tha Drejtuesi i kompanise ne Shqiperi, Kobe Cui.

Kjo nismë bamirësie i hap rrugën veprimtarive të tjera humanitare që kompania “Huawei” ka vendosur të kryeje në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje