Stadiumi i ri “Air Albania” është një nga temat më të diskutuara të momentit, jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit.
Së fundmi “Le Figaro”, një nga mediat më prestigjoze në Francë, pasi ka komentuar ndeshjen mes dy vendeve, është shprehur se stadium u vërejt që nuk është ende gati, dhe do dhe disa javë punë që të bëhet gati për të pritur tifozë.
“Inaugurimi i stadiumit të ri në Shqipëri me rastin e ndeshjes me skuadrën franceze, i dha hov disa skenave qesharake në Tiranë”, kështu nis shkrimi i medias franceze, ndërsa më tej nuk harron që të përmend dhe dushin me ujë që iu bë një pjese të spektatorëve nga ujëitëset e barit.
Një pjesë e shkrimit:
Një mbrëmje speciale në Tiranë mbrëmjen e së dielës para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës. Një inaugurim origjinal i stadiumit Air Albania, impiantit fringo të ri në Tiranë.
Në një atmosferë të bukur të një nate të madhe me 22 mijë spektatorë të zhurmshëm (përfshi 3700 francezë), publiku shqiptar tregoi se ka kujtesë. Pas incidentit në ndeshjen e parë të shtatorit të kaluar në ‘Stade de France’, ku u ngatërrua himni nga dhomat e fonisë, spektatorët nuk ngurruan të vërshëllejnë Marsejezën. Pavarësisht se stadiumi vërshëllente, blutë mbetën të përqendruar, ashtu si këngëtarja që udhëzoi fjalët.
Më herët në mbrëmje, disa nga audienca patën mundësinë që të bënin një dush të vogël, që nuk ishte planifikuar në program. Ujitja nisi përpara se lojtarët të dilnin në fushë. Një goditje e vogël në natën e përurimit të një stadiumi, që do ketë nevojë për disa punë përfundimtare në javët e ardhshme. Ende nuk janë vendosur tabelat njoftuese, duke i detyruar gazetarët dhe zyrtarët të kronometrojnë vetë.
Franca mundi mbrëmë Shqipërinë me rezultatin 3 me 0. Edhe pse në një impiant të ri, Shqipëri nuk mund të bënte asgjë më shumë ndaj kampionëve të botës të cilët domunuan të gjithë ndeshjen. Edy Reja shfrytësoi të tre zëvendësimet, duke larguar, Lenjanin, Qosen dhe Hysaj, por sërish loja ndryshoi pak. Memushaj, Roshi dhe Trashi i dhanë pak frymë lojës, por nuk mund të bënin asgjë, pasi porta e gjelave ishte e padeprtueshme.
TF 1 DEKLARON 400 TIFOZE KY SHKRUAN 3700 ATA NUK ISHIN AS 40 PASI DJE PERKUJTOHESH 1 VJETORI I KRIJIMIT TE JELEK VERDHVE QE EDHE DJE THYENE E DOGJEN FRANCEN .
HYMNI FRANCEZ KA 2 VITE QE FERSHELLEHET EDHE NE FRANCE NGA VELLEZRIT E ATYRE OE PERFAQSOJNE FRANCEN ( ARABET ZEZAKET ) SE FRANCEZE NUK KA .
NDERSA PER STADIUMIN JAME DAKORDE NUK ISHTE GATI NUK DUHESHIN NXITUAR.