Këngëtari shqiptar: Mendoj fundin e muajit, a i paguaj dot dritat. Kaq fitojmë në këtë vend

21 Nëntor 2019, 09:23Lifestyle TEMA

Këngëtari i njohur Xhavid Dedej ka pranuar se paratë që fiton duke kënduar nëpër dasma, nuk i dalin në fund të muajit.

Ai ishte i ftuar në emisonin ‘Soiree’, ku gazetarja Jonida Shehu e pyeti se sa para fiton nga muzika që bën.

“Të them të drejtën fare, mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, s’i paguaj.

Se kur ulemi ne në tavolinë, thonë ‘o ky ka qenë në dasëm, ka lekë’ edhe qerasim ne.

Por kur vjen fundi i muajit ikin ato.

Ne nuk jemi këngëtarë të famës, ne jemi këngëtarë që bëjmë punën, jemi këngëtarë të popullit”, është shprehur Xhavidi.

Pavarësisht famës që kanë, sportistët e artistët duket se e kanë po aq të vështirë sa të tjerët jetesën në Shqipëri.

Këtë na e mësoi edhe kampioni i boksit, Klevis Çelaj, rrëfimi i të cili u bë viral në rrjet dhe i preku të gjithë, pasi pavarësisht se është kampion, ai jetonte në kushte shumë të vështira dhe paguhet shumë pak.(TemA)

4 komente në “Këngëtari shqiptar: Mendoj fundin e muajit, a i paguaj dot dritat. Kaq fitojmë në këtë vend”

  1. Tutu says:

    Muhabet bixhosxhinjsh… keta ahengxhinjt nuk dihet sa para mbledhin ne dasma

  2. Millosh Gjergji says:

    Në Kosovë dhe maqedhoni nuk gjindet këngëtar dasmash që bënë ahengun nën çmimin 1500 euro. Prandaj edhe nuk e besojë që Xhavid’i ti ketë punët aq keq siq paraqitet. Rasti më eklatant ishte ai i Naim Abazit, që deklaroi mbi tarifat tatimore që paguante dhe nuk u turpërua fare të thoshte që pagoi tatim 150 euro, ndëkohë i merr deri në 5000 euro për një dasëm. Kur kihet parasysh shifra nga 15 deri në 30 dasma gjat sezonit, është turp për këngëtarin por edhe për shtetin që s’i gjobitë të tillët, ngase po këta lekët i fshehin në shtete të ndryshme, duke bërë evazion fiskal.

  3. Likja says:

    Si gjithmon.mbas dasme.ato para qe mbledhin…i lejn ke lokali perballe…dhe nne fund ska lek per dritat…

  4. Filani says:

    Cja fusni gazrave kot me keto artikuj…e pashe emisionin dhe kjo qe shkruani nuk qendron fare…te gjithe ato te ftuar qe ishin aty thonin qe jane me se OK me c‘fitojne e si jetojne edhe nuk duan te largohen nga ky vend…apo skeni ca titujsh te shkruani e rri w genje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje