FOTOT/ Aktorja e famshme: Më ushtruan "presion" që të zhvishet tek “Game of Thrones”

20 Nëntor 2019, 16:31Lifestyle TEMA
FOTOT/ Aktorja e famshme: Më ushtruan "presion" që të

Aktorja britanike, Emilia Clarke thotë se jo çdo skenë të realizuar në serialin “Game of Thrones”, që i dha të tjera përmasa famës së saj, e ka bërë me dëshirë.

33-vjeçarja, që luan rolin e Daenerys në këtë serial tregon një episod kur refuzoi që të zhvishej në një prej skenave të shumta të lakuriqësisë.

“Kam patur disa zënka në sezonin e parë të serialit. Kur mora skenarin dhe po e lexoja pashë që duhej të zhvishesha krejtësisht lakuriq. U thashë që nuk bëhet fjalë të hiqja çarçafin, sepse skena ishte me një çarçaf”, rrëfeu aktorja së fundmi në një intervistë për Dax Shepard.

Clarke sqaron se kishte një siklet të madh, pasi bëhej fjalë për realizimin e një skene lakuriqësie përpara dhjetra personave dhe për më tepër që në skenën e tretë që i ishte besuar në film. Ajo nënkupton më tej se ndjeu nota presioni nga producentët.

“Vendosa ta realizoj pasi më thanë se nëse nuk zhvishesha mund të zhgënjeja fansat e Game of Thrones”, rrëfen Clarke.

Në këtë intervistë, aktorja britanike thotë se i gjithë ky debat u bë për skenën e parë lakuriq, ndërsa shton se më vonë u “familjarizua” me këto skena, sidomos me aktorin Jason Mamoa, që në film luan partnerin e saj si Khal Drogo.

1 komente në “FOTOT/ Aktorja e famshme: Më ushtruan “presion” që të zhvishet tek “Game of Thrones””

  1. ke foto e par eshte mometi kur ai kafsha ja tuf per her te pare ,
    nga pas dhe ate jo i tregon se ka edhe stile te tjera sexi ,
    pervec stilit te egersirave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje