Nxirret një person i gjallë nga rrënojat, ekipi i grupshpëtimit i kryesuar nga forcat xheniere të FA pas operacionit shpërthen në duartrokitje

26 Nëntor 2019, 09:27Kronika TEMA

Nxirret një person i gjallë nga rrënojat e një pallati në Thumanë.

Mësohet se ekipi i grupshpëtimit,e kryesuar nga efektivet e ushtrise, ka konstatuar se burri rreth të 50-tave është akoma me shenja jete, ndonëse ka marrë dëmtime.

Grupi i shpëtimit ka shppërthyer në duartrokitje, ndërsa i shpëtuarai është dërguar te ekipi mjekësor.

Gjithashtu në të njëjttin vend po punohet të nxirret edhe persona të tjerë, pasi dyshohet se nën rrënoja janë edhe 6 të tjerë.

Vihet re prezenca e një mjeku, i cili është angazhuar për ndihmën e shpejtë, ndërsa personat e bllokuar janë ndihmuar me ujë.

Ndërkohë po vijon operacioni për shpëtimin e tyre, ku te gjitha ekipet jane ne angazhim te plote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje