Gazetari sportiv më i njohur në Itali, sensibilizohet për tërmetin: Nuk e harroj kurrë Shqipërinë

27 Nëntor 2019, 13:43Sport TEMA

Shumë sensibilizime kanë ardhur nga bota e sportit sa i përket asaj që po ndodh në Shqipëri.

Mes tyre ishte edhe gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio.

Nëpërmjet një postimi të shpërndarë në “Instagram”, ka postuar një foto ku merr fanellën e Shqipërisë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Asnjëherë nuk do ta harroj mikëpritjen që kam marrë nga Shqipëria, një vend që ka nevojë për ndihmë dhe afeksion sot.

Edhe pse jam larg në kilometra, gjendem pranë jush”, shkruan Gianluca Di Marzio.

Ndërkohë duhet theksuar se një ndihmë e madhe dhe solidaritet vendit tonë i ka ardhur pikërisht nga Italia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje