Rama: Brenda vitit 2020 shpresojmë të fusim në shtëpi personat e mbetur pa strehë

27 Nëntor 2019, 11:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se brenda vitit 2020 shpresojmë të fusim në shtëpi personat e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit të fuqishëm goditi vendin një dite më parë.

Gjatë inspektimit të banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët kaluan natën në stadiumin e Durrësit, Rama tha se për të gjithë ata që duan të kontribuojnë do t’u vihen në dispozicion një numër unik llogarie, ku çdo gjë do të bëhet transparente.

“Do të shpallim një numër unik, një llogari unike, që gjithçka të jetë e kontrolluar e monitoruar. Kemi krijuar një sistem me kartë krediti nga e gjithë bota, dhe një sistem një adresë me bankën e Shqipërisë, po shikojmë teknikalitetet se bëhet për herë të parë, do e bëjmë përmes e-Albania shkon aty dhe është çdo gjë e monitoruar dhe për këdo që do të shohë do të ketë transparencë’ u shpreh Rama, i cili gjatë inspektimit u takua me Ministri Jashtëm në detyrë të Kosovës, Behxhet Pacolli

Nga ana tjetër, Pacolli është shprehur se populli është solidarizuar me Shqipërinë.

“Populli i Kosovës solidarizohet. Unë personalisht, ne të gjithë jemi duke punuar dhe besoj se që nga dje është bërë punë. 

Ne jemi të gatshëm t’ju vijmë në ndihmë të plagosurve, ata që kanë nevojë për shërim dhe ata që kanë mbetur pa strehim. Ne jemi gati dhe vetëm të koordinohemi”, u shpreh Pacolli. (TemA)

9 komente në “Rama: Brenda vitit 2020 shpresojmë të fusim në shtëpi personat e mbetur pa strehë”

  1. Bilbilenjet says:

    Shpresojme dhe kemi besim te kjo qeveri se deri ne 2020 shtepit do rindertohen.

    1. Rezi says:

      Po po, mbaje shpresen fort ti vlla se do behen!
      Ja sa ti japi ne fillim dhe nja 13 mln euro te tjera lulit ky, dhe pastaj do merret nate e dite me keto shtepite!

  2. Ermal says:

    Te ben pershtypje: cdo gje qe thote ky me “Do te…” ne te ardhmen e ka; do te bejme kete do te bejme ate…
    Ore ky palla a e di qe eshte ne pushtet dhe duhet te thote cfare ka bere (koha e shkuar), se sillet njesoj si lulushi qe tall trapin me “do te” se aq mend ka

    1. Dean says:

      PSE ç’a duhet të thoj: “u bë” apo e ‘bëmë’?! Duhet të përdori kohën e kaluar, të tashme apo të ardhme kur dikuah premton diçka?

  3. endrit says:

    Po ke 3 muaj qe nga termeti i meparshem o trap, cfare ke bere ti si qeveri gjate kesaj kohe!
    Apo u more zotrote me PPP tendera dhe ato ligjet/vkm qe i mban fshehur dhe as ata qe i firmosin nuk e dine per cfare flitet.

    1. #Thetruth says:

      @endrit …po pse se ke marre vesh ti palle qe shtepite e shkaterruara po rindertohen dhe ato te demtuara pjeserisht po shperblehen o qorr I bibes…
      …eshte kohe e keqe dhe seshte per te folur por te ishe jashte ste pirdhte shtet idiot…por do perballeshe me insurancen..dhe sa do ta vleresonin…shiko italine debil…njerezit jane akoma pa shperblyer nga termeti I fundit…
      ….Mjaft me marrina se n.a. hapet barkun…edhe per nje pordhe syte nga edi Rama I mbani… keni ngelur aty kokrra e injorances qe nuk dini te thoni kurre SORRY…ose THANK you kur duhet…mbetet dhe silleni gjithmone shpirtzinj dhe pa pike respecti dhe mirenjohje….

  4. Gerti says:

    Ti pooooo do i besh qe, ca thua as behet fjale! Futi dhe nje stadium ne thumane me ate rast se ja more doren.
    A e di sa e ke nivelin e besueshmerise ne publik? Ik bej ca matje ta kuptosh a ta beson me cfare thua!

  5. ser says:

    e verteta eshte qe ai ben cdo gje dhe opozita sben asnje gje, shife kur te ngrihet opozita prape ne greve per te mos u ndertuar shpiat deri ne 2020 hahahahaha, opozite me kriminale se kjo vetem ne shqiperi e gjen.

  6. Roberto says:

    O zoterinj mos flisni kot. Nuk ka qeveri ne bote qe ta zgjidhe kete fatkeqesi menjehere. Aq me teper Shqiperia. Rama dhe qeveria pa diskutim qe do gjeje zgjidhje per momentin sepse nuk behen me suste keto gjera. Ty ne shtepi nje punim ben,rregullon dicka dhe duhet gjithe javen apo muajin ta sistemosh e ta rregullosh ashtu sic e do. A e kuptoni qe jane pallate me shume kate?? Hotele??? Shtepi banimi ku akoma ka njerez nen rrenoja??? Po nuk prisni dot te nxirren te gjithe dhe te percillen ne banesen e fundit pasi humben jeten tragjikisht?? Akoma edhe sot kerkoni te ngarkoni me pergjegjesi qeverine??? Pa me thoni ju,cila qeveri do i sistemonte brenda dites te gjithe keta mijra njerez??? A keni llogjike apo hajde,futja kot e rrofte sebepi qe te hidhemi ne kunder sulm???? Kuptoni shqip kur flet Kryeministri apo doni perkethyes per cdo njeri ?? Me qarte se kaq ca kerkoni apo o burra te tallim bythen me fatekeqesine e te tjerve dhe te shfrytezojme rastin per te vjelle vrrer nga goja sepse gjoja e kapet qeverine ne faj per kete qe ndodhi????? Se di c’fare t’ju them tjeter. Nese nuk i kuptoni nuk eshte faji im por te pakten degjoni dhe mos flisni para kohe.????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje