Dy punonjës policie, 1 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, janë arrestuar si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.
Njoftim
SHÇBA arreston 2 punonjës policie, 1 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, si edhe procedon penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar mbrëmë në flagrancë shtetasit:
– A.Z., me detyre Shef i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, për veprën penale të “Mashtrimit në bashkëpunim”;
– E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
– A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën penale të “Mashtrimit, e kryer në bashkëpunim”.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset V.Z. dhe Sh.T. për veprën penale të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim.
Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.
Materialet hetimore proceduriale do t’i dërgohen Prokurorisë Tiranë për hetime të mëtejshme.
SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë në numrin jeshil 0800 90 00, për çdo rast abuzimi të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke garantuar reagim të shpejtë e në kohë.
E ken par edi ramen dhe lal erin duke vjedhur dhe ken thon pse jo mos te vjedhim edhe ne TURP TURP TURP si mund te vjedhesh ato ndihma ,,,futeni ne nurg dhe hudheni qelsat e qelise ne det ,,futeni ne nje qeli me VANGJUSH dakon bashk dhe te ja fusin Karin ne BYTH njeri tjetrit
Kurese une them ,kane pare SALI hunderrin dhe LUL hollandezin dhe i kopjuan si me karbon, per mua jo ne biruce 1me1meter katrrore po 0,5 me0,5. Je dakort ti komentuesi me lart?
Te behen shembull hajdutet e dreqit!
Sa turp o te degjeneruar. Ne burg mbani.
Pse ja fshihni fytyren
Apo sjan si populli i thjeshte?
Turp per qeverine, ku dhe njerezit me rroge sju del per te ngrene. Shikoni milionat e koncensionet jo ata qe vjedhin ushqime