Pas thirrjes së Edi Ramës për një tryezë me opozitën për situatën në vend, shumë demokratë janë shqetësuar se çfarë do të ndodhë.
Në sqarimin e tij, Jari u përpoq t’i qetësojë demokratët dhe t’u tregojë se situata është nën kontroll:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Edi Rama po përpiqet të tërheqë në tryezë të bisedimeve opozitën, pasi nuk është i zoti të qeverisë.
Ka shumë fakte që provojnë se Edi Rama ka nevojë për përvojën tonë.
Fjala vjen, mua mund të më thërrasin në Prokurori pse u rrëzua Kavalishenca, pas një tenderi që unë bëra për ta rregulluar atë në vitin 2008.
Kjo në fakt është kurth, pasi ata duan të mësojnë prej meje si ndërtohet një Kavalishencë, por unë ju betohem se nuk do të tregoj dhe nuk do bashkëpunoj me të.
Qeveria kërkon të ulë në tryezë Doktorin, pasi do të vjedhë disa leksione se si e menaxhoi ai krizën e Gërdecit, ku u vranë 26 vetë dhe u hodhën në erë 300 shtëpi.
Doktori është betuar që nuk do t’ia japë kurrë këtë shans dhe nuk do tregojë sekretin.
Edi Rama do kërkojë në tryezë Ed Palokën t’i tregojë se si ndërtojnë miqtë e tij në Shëngjin, dhe ku e dinte ai që do t’u shembej pallati, që i shiti apartamentet e tij pa rënë tërmeti.
Por siç e keni parë, qëndrimet e Edi Palokës janë prej qëndrestari të vërtetë dhe ai nuk ka për t’u treguar kurrë sekretin.
Edi Rama kërkon të ulë në tryezë Monikën, për të mësuar sekretin e rezistencës së vilave të saj në Lalëz dhe Tiranë, si dhe pallatit ku është strehuar “Syri”.
Por ajo nuk ka për t’ia dhënë kurrë këtë shans.
Nuk ka pse ja shet armikut sekretin e suksesit të vet.
Kur ai të mos ja dal dotë, do të ulë në tryezë Lulin.
Por siç e dini, Luli nuk ka përvojë në ndërtime.
Dhe një pallat që bëri në Vlorë, ja shembi Edi Rama, jo tërmeti, kështu që nuk ka çfarë të tregojë.
Ndaj nëse Luli shkon në takim, mos u dëshpëroni, se Edi Rama nuk ka çfarë mëson prej tij.
Sekretet i kemi ne të tjerët, dhe nuk kemi për t’ia shitur kurrë.
I juaji, Jari!”
undefined