Pjesëtarët e ekipeve italiane të emergjencës që ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri janë rikthyer tashmë në vendin e tyre. Për mediat italiane ata rrëfejnë ky ishte një prej operacioneve më të vështira ku kanë marrë pjesë dhe ku shiheshin si heronj.
“Na u desh të bëheshim njësh me rrënojat. Pata kontakt direkt me një person, një grua që ndër të tjera kishte pranë fëmijën e saj fatkeqësisht të vdekur. Kujtoj shikimin e saj.
Kur e përshëndeta kishte shikimin e një personi qëëë …. (preket) nënkuptonte se ndoshta isha shpresa e saj e fundit”, – thotë një zjarrfikës. E kanë përjetuar aq shumë këtë operacion që në pak ditë i bëri të ndjehen si në shtëpi.
“Interesant është fakti se kur mbyllëm operacionet e emergjencës u përqafuam sikur të kishim qenë miq e vëllezër gjithë jetën“, – tregon një tjetër. Për repartin e Leçes, ndërhyrja në Shqipëri ishte e para jashtë vendit.
“Bëmë një gjë që s’kishte ndodhur ndonjëherë në trupën kombëtare. Dërguam 200 njësi italiane dhe ngritëm një bazë brenda 24 orëve në një tokë të huaj me gjithë problematikat që një situatë e tillë mund të përmbajë”, – rrëfeu një tjetër zjarrfikës. Angazhimi i italianëve në Shqipëri zgjati 6 ditë.
Heronj, FALEMINDERIT !
NJI GRANDE GRAZIE / FALEMIDERIT NGA ZEMRAT E GJITHE POPULLIT SHQIPTARE
PER GJITHE JU QE JU GJENDET SHQIPERISE NE ATO MOMENTE TRAGJEDIE
FATKEQSIT BASHKOJN POPUJT
———
(perse ne Paqe jemi dryshe o Zoz !!! Eshte Djalli Politikes qe mban larg shpirtrat e njeriut ? )
NJI GRANDE GRAZIE / FALEMIDERIT NGA ZEMRAT E GJITHE POPULLIT SHQIPTARE
PER GJITHE JU QE JU GJENDET SHQIPERISE NE ATO MOMENTE TRAGJEDIE
FATKEQSIT BASHKOJN POPUJT
———
(perse ne Paqe jemi Ndryshe o Zot !!! Eshte Djalli Politikes qe mban larg shpirtrat e njeriut ? )
Siamo grati! Mirënjohje dhe Respek për këtë angazhim gjigand!
Faleminderit!
???????????????
Mirenjohje pa fund per te gjithe ata qe erdhen ne ndihme ne oret e zeza te pupullit mjeran. Na rujt zoti nga fatkeqsite e natyres se tjerat ia kemi bo gropen vetes vete.
Ju falnderojm te nderuar Italian qe na ndihmuat ne keto dite te veshtira.Ne shqipetaret,ju jemi mirenjohes.