"Ndihesha pa energji, por tani u kthye Piatek i vërtetë, prisni 6-7 gola radhazi"

12 Dhjetor 2019, 22:20Sport TEMA

Pasi është zhbllokuar pas gjashtë ndeshjeve radhazi pa gol, edhe pse ende ka shënuar vetëm 4 gola (tre me penallti), sulmuesi i Milanit, Piatek, për “Sky Sport”, bën premtimin:

“Mund të shënoj aq sa sezonin e shkuar”. Pra, 18 në kampionat. “Tani ndihem mirë fizikisht dhe mund të jap maksimumin”.

“Në fillim të sezonit kisha probleme, ndihesha pa energji, shumë i rëndë në trup. Mendoj se me Bolognan ndryshoi gjithçka: arrita të ndihmoja skuadrën, luftoja dhe rikuperoja topa.

Ky është Piatek i vërtetë. Mund të shënoj 6 apo 7 gola radhazi nëse ndihem mirë si tani.

Dua të shënoj dy gola ndaj Sassuolos dhe të ndihmoj skuadrën e gëzoj tifozët për festën e 120 vjetorit”.

“Pioli po jep më të mirën dhe na ka përmirësuar. Merkato? Jam te Milani dhe dua të jap 100%”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje