Qeveria ka vendosur të shtojë gamën e shërbimeve që japin spitalet private, duke ju dhënë mundësi që të ofrojnë edhe shërbimin spitalor ditor.
Përmes një vendimi të miratuar në datën 11 dhjetor, te kriteret që sanksionojnë hapjen dhe mbylljen e spitaleve është përcaktuar se ndërtesa e spitalit ditor mund të jetë e përfshirë në ndërtesën e spitalit publik në një ose disa reparte të dedikuara të spitalit publik apo jopublik.
Vendimi përcakton edhe kriteret që duhet të përmbushen nga pikëpamja infrastrukturore apo e personelit.
Spitali ditor përfshin çdo ndërhyrje kirurgjikale apo procedurë invasive, diagnostikuese apo terapeutike të pacientëve nën anestezi të përgjithshme, lokale, apo sedacion, të cilët shtrohen dhe dalin nga spitali brenda së njëjtës ditë, sipas një plani shtrimi paraprak.
Ndërkohe që, kjo formë e ndihmës arrihet nga mjeku specialist i kontraktuar me kohë të plotë ose të pjesshme.
Ky vendim, vjen pas nxjerrjes për konsultim publik të një projektligji nga ana e Ministrisë së Shëndetësisië dhe Mbrojtjes Sociale, mbi reformimin e gjithë sistemit spitalor në vend, por që parashikon një sërë priviliegjesh të tjerë për spitalet privatë.
Sipas draftit, këto institucione shëndetësore do të kenë mundësi të përfitojnë fonde publike për shërbime të ofruara në formën e paketave shëndetësore apo nëpërmjet partneritetit publik privat.
Aktualisht, përmes një vendimi qeverie shteti financon 10 paketa shëndetësore në 5 spitale private, por nuk kanë munguar kritikat për kostifikimin e tyre apo ekspozimi i pacientëve ndaj pagesave, ndonëse parashikohet që ato të jenë 100% falas.(SCAN)
Keto jane forma korruptive,se sot qe te besh nje vizite tek neurologu do presesh radhe 3 muaj!
T’e caktoje neurologu te besh nje rezonance magnetike(MRI),duhet te presesh radhen edhe 6 muaj te tjere dhe kur te marresh ilacet e mjekimit te duhen te presesh rreth 12 muaj!
Keto jane forma korruptive,se sot qe te besh nje vizite tek neurologu do presesh radhe 3 muaj!
T’e caktoje neurologu te besh nje rezonance magnetike(MRI),duhet te presesh radhen edhe 6 muaj te tjere dhe kur te marresh ilacet e mjekimit te duhen te presesh rreth 12 muaj!
Konçensione, PPP, VKM, Tendera,Monopole, oligopole, oligarkë..
Po ça jeni t’u bë se e rropët popullin e shkretë..
Nje siatem i tërë privat që doni me mbajt me para publike..
Po s’keni faj se ku ma keni gjete këtë ministre kaq di kaq bën. Në rastin më të mirë ashtu i thonë e ashtu bën..
Vetëm një gjë është e garantuar shpenzime shumë të mëdha për sherbime në vend numëro..
Me pak fjalë vidh të vjedhim…
Mareveshjet e shtetit me privatet per sherbimet shendetesore jane vetem korruptive!
Asnje lek privateve,si ne shendetesi,arsim,komunitete fetare etj!
Keto miliona te investohen ne shtet,duke blere aparatura,te shtohen laborantet ne ambulanca,reagentet etj se per nje analize gjaku duhet pritur ne radhe 1 muaj,per nje echo duhet pritur 2 muaj etj!
Kulmi fare jane rregullat burokratike te mimistrise se Shendetesise,qe pasi mjeku specialist te jep per te bere nje analize,pasi e kryen ate kur te vije radha pas disa muajsh,nuk te pranon mjekja tr shohe analizen qe te jape ilacet,por duhet te zesh radhe per vizite nga r para,qe te vjen pas 2-3 muajsh te tjere!
Kjo eshte shendetesia falas!
Se ne klinikat private sot kryejne sherbime o me mik te forte,ose duke dhene ryshfet!
Ndersa shteti i paguan keto sherbime sa frengu pulen!
Kulmi mbi te gjithe eshte sterilizimi i seteve kiturgjikale dhe CHEK UP-i,qe jane koncesione haptaz korruptive!
Qeveria duhet ti vendose spitalet private nen mbulimin e siguracioneve shendetesore dhe sherbimet nga keto spitale te rimbursohen