FOTOT: Finlanda "në dorë" të femrave, ministritë e rëndësishme drejtohen nga gra

15 Dhjetor 2019, 14:22Bota TEMA
FOTOT: Finlanda "në dorë" të femrave, ministritë e

Qeveria e re e koalicionit të majtë të Finlandës ka zyrtarizuar një kabinet me shumicë gra. Qeveria e re, drejtohet nga 34-vjeçarja Sanna Marin e cila është sot kryeministrja më e re në botë, ndërsa tre ministre të kabinentit janë moshatare të saj.

Marin ka zgjedhur që krah saj të ketë vajza të reja plot energji dhe me dëshirën për të sjellë ndryshimin, si iniciatore të zhvillimit dhe drejtimit të suksesshëm të vendit.

Ministritë më të rëndësishme të Finlandës do të drejtohen nga gra si ajo e Arsimit, Financës dhe e Punëve të Brendshme.

Ministria e Arsimit do të jetën nën udhëheqjen e Li Andersson 32 vjeç. Për Ministrinë e Financës, Marin ka zgjedhur 32 vjeçaren Katri Kulumuni, ndërsa Ministrinë e Punëve të Brendshme ia ka besuar. Maria Ohisalo-s, 34 vjeç.

Kryeministrja e zgjedhur tha pas fitores se ka “shumë punë përpara për të rindërtuar besimin. Asnjëherë nuk kam menduar për moshën dhe gjininë time, mendoj për arsyet që kam hyrë në politikë dhe ato gjëra për të cilat kemi fituar besimin e elektoratit.”

Marin u ngrit në radhët e politikës pasi drejtoi këshillin e qytetit të saj të lindjes Tampere ne Finlande kur ishte 27 vjeç. Së fundmi ajo ka marrë pjesë në samitin e Bashkimit Europian, ndërsa është takuar për herë të parë me udhëheqësit e BE.

1 komente në “FOTOT: Finlanda “në dorë” të femrave, ministritë e rëndësishme drejtohen nga gra”

  1. Femrat e Ramës says:

    Edhe Shqipëria nuk është keq me treguesit..
    Nr raport të femrave në qeverisje..
    Por problemi është se nuk e besoj dot se ato janë vendimmarrëset kryesore në institucionet që drejtojnë..
    Psh se i merr të gjitha Vendimet Ogerta tek shëndetësia apo Olta tek mbrojtja..
    Kur duket ashiqare veç statistika se zilet i tund Edi me taborë…
    Kopje e moderuar e Saliut..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje