Paratë ruse: Basha do ta fillojë 2020-tën nën akuzë, seanca paraprake në gjykatë më 13 janar

16 Dhjetor 2019, 11:16Politika TEMA

Muaji janar i vitit 2020 do ta gjejë Lulzim Bashën para gjykatës për çështjen e lobimit rus.

Seanca paraprake do të zhvillohet me 13 janar, ora 14:00.

Gjyqtari Lazer Sallaku do të mund të marrë tre vendime; të rikthejë dosjen, ta kalojë në gjyq ose ta pushojë për mungesë provash për akuzat që janë ngritur.

Lulzim Basha së bashku me  ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e Partisë Ilir Dervishi.akuzohen për falsifikim të vulave dhe stampave, ndërsa është pushuar hetimi për pastrimit të produkteve të veprës penale.

Materialet e kësaj çështje i janë dërguar gjykatës e cila do të vendosë nëse do ta kalojë ose jo çështjen në gjyq. Objekti i akuzës, sipas prokurorisë bën fjalë për transferimin e pagesës prej 650 mijë dollarë nga Partia Demokratike me qëllim lobimin në SHBA.

Sa rrezikon Basha?

Referuar nenit 190 të kodit penal në veprën penale të parashikuar në paragrafin e tretë mbi bazën e të cilit akuzohen tre të pandehurit, kjo vepër penale dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Hetimi për këtë çështje ka nisur dy vite më parë ndërsa gjatë fazës së mbledhjes së provave Lulzim Basha, Arben Ristani dhe ish-financieri i PD janë paraqitur dy herë në prokurori për të dhënë shpjegime.

Ata kanë hedhur poshtë akuzat duke pretenduar se hetimi është i motivuar politikisht. Ndërkohë mësohet se rënia e akuzës për pastrimin e parave ka lidhje me një marrëveshje që është bërë mes prokurorisë shqiptare dhe kanadezit Nick Muzin do të paguhej me 675 mijë € për angazhimin e tij në favor të PD-së.

Muzin ka pranuar të flasë për prokurorinë shqiptare me kushtin e vetëm që mos te këtë ndjekje penale por vetëm në cilësinë e dëshmitarit dhe kjo ka bërë që prokuroria të pushoje akuzën e pastrimit të parave dhe të marrë dëshminë e Nik Muzin në SHBA me anë të letërporosisë.

1 komente në “Paratë ruse: Basha do ta fillojë 2020-tën nën akuzë, seanca paraprake në gjykatë më 13 janar”

  1. Shinjestra says:

    Eshte me se e qart.Basha me dy te tjeret do dali te pafajshem (qe jane te fajshem),pasi gjykata eshte paguar shtrenjet nga keta te tre dhe do t’a pushoi çeshtjen per mungese provash.Kemi akoma prokuror dhe gjykates te korruptuar,ata qe ka emruar Sali Berisha.Keshtu qe, e verteta do mbulohet dhe Basha do krekoset si gjeli ne maj te plehut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje