“Është shtëpia ime!”, Ardian Mema flet për një rikthim të mundshëm te Tirana

17 Dhjetor 2019, 10:08Sport TEMA

Ardian Mema, ish-trajner i Tiranës, është pyetur në emisionin Pressing në ABC News sa i përket një rikthimi të mundshëm te bardheblutë.

Mema është shprehur se nuk mund të përgjigjet me po ose jo, pasi duhet të mendojë për disa detaje.

Gjithsesi, ai pranon se Tirana është shtëpia e tij duke lënë gjithçka të hapur. 

“Duhet të mendoj disa detaje. Nuk është diçka që mund të them po ose jo.

Nuk mund t’i vendos veto Tiranës, sepse është shtëpia ime.

Gjërat diskutohen dhe më pas të shohim”, u shpreh Mema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje