Donin ta digjnin të gjallë, si u gjet pajetë pronari i biznesit në Korçë

19 Dhjetor 2019, 11:10Kronika TEMA

Një 45 vjeçar është gjetur i pajetë pranë godinës së biznesit të tij në Korçë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mborje.

Viktima është Flamur Duçi, i cili është gjetur i pajetë jashtë ambienteve të lokalit të tij.

Nga hetimet e para dyshohet se është vrarë me mjete prerëse, ndërsa autorët kanë tentuar ta djegin të gjallë.

45 vjeçari është vrarë mengjesin e sotëm teksa ka shkuar të hapë lokalin e tij dhe i është bërë pritë duke e masakruar me thikë.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje