Nga Dashnor Kaloçi
Plot 35 vite më parë, më 22 dhjetor 1984, Gjykata e Lartë në Tiranë dënoi me vdekje katër intelektualë me origjinë nga Kosova, të cilët akuzoheshin se kishin dashur të vrisnin me atentat Enver Hoxhën, kur ai do të vizitonte Muzeun e Skënderbeut në Krujë. Po cilët ishin ata persona, çfarë të kaluare kishin dhe si qëndron e vërteta e dënimit të tyre? Çfarë bisedash bënte Namiku me bashkëshorten e tij, cilat ishin pakënaqësitë e tij ndaj regjimit komunist, çfarë thoshte ai për politikën që ndiqte regjimi komunist I Enver Hoxhës ndaj emigrantëve kosovarë në Shqipëri dhe si u komentua vizita që u bëri në shtëpinë e tyre në qytetin e Laçit në vitin 1972 aktori I njohur me famë botërore, Bekim Fehmiu? Lidhur me këtë dhe të tjera, dëshmon për Memorie.al, Leni Luci, mësuese në pension dhe ish-kryetare e Bashkisë së Laçit, bashkëshortja e Namik Lucit, njërit prej të dënuarve të atij grupi, i cili u konsiderua si: “Grupi më i rrezikshëm, pas Mehmet Shehut”.
Zonja Leni, me pak fjalë cila ka qenë e kaluara e bashkëshortit tuaj, Namik Luci?
Namiku u lind në vitin 1940 në qytetin e Pejës, në Kosovë. Por, duke mos e duruar dot dhunën e shtypjen që u bëhej kosovarëve nga regjimi i Titos, në vitin 1961 ai bashkë me dy shokë të tij, u arratisën dhe erdhën në Shqipëri. Por ëndrra e tyre u venit shumë shpejt, pasi ata u akuzuan si agjentë të UDB-së dhe u mbajtën të lidhur në qelitë e hetuesisë dhe më pas të internuar në kampet e fshatrave të Myzeqesë. Pas shumë peripecive, Namiku u lejua të ndiqte studimet e larta në degën Inxhinieri Kimike, vitin e parë të së cilës e kishte mbaruar në Jugosllavi. Pas diplomimit me rezultate të larta, ai u emërua si inxhinier kimist në Uzinën e Superfosfatit në Laç, ku punoi me përkushtim deri kur e arrestuan më 1984.
Si e kujtoni arrestimin e Namikut?
Arrestimi i Namikut ka ndodhur në prilli 1984. Siç më ka treguar Namiku, vite më vonë kur ai u lirua nga burgu, atë ditë, si zakonisht, ai piu kafen e mëngjesit me miqtë e tij në klubin e Pallatit të Kulturës në qytetin e Laçit, ku banonim ne asokohe, dhe u nis për në uzinë në këmbë. Teksa kishte bërë gati gjysmën e rrugës dhe kishte ecur në deri në periferi të qytetit, diku fare pranë fushës së sportit, tek këmbët e tij ndaloi një makinë e vogël (“Gaz”) dhe një zë nga brënda saj iu drejtua duke i thënë: “Namik, pse në këmbë, hajde me ne në makinë”. Namiku flaku cigaren që s’e hiqte kurrë nga dora dhe hyri brenda në makinë, duke menduar se ata që e ftuan do t’ ishin të njohurit e tij. Por, në vend të përshëndetjeve që priste, të panjohurit i thanë se: “në emër të popullit ai ishte i arrestuar”.
Kur e mësuat ju arrestimin e tij?
Unë në atë kohë vazhdoja punën si mësuese e gjuhës dhe letërsisë në gjimnazin e qytetit dhe si zakonisht ndodhesha në punë, ndërsa katër djemtë tanë (Iliri, Petriti, Visari dhe Ani), ku më i madhi ishte 17 vjeç dhe më i vogli 9-vjeç, ishin nëpër shkolla. Ndonëse arrestimi i Namikut kishte bërë bujë të madhe në të gjithë qytetin, unë dhe fëmijët nuk dinim gjë fare. Kur ai u vonua dhe nuk po vinte në shtëpi si zakonisht, ne filluam të shqetësoheshim dhe unë nxora djalin e madh, Petritin, që të pyeste disa nga shokët e babait. Në fillim ne kujtuam se mos Namiku kishte shkuar me shërbim në Elbasan, siç ndodhte jo rrallë, dhe ai nuk kishte pasur mundësi për të na njoftuar. Me këto mendime dhe shpresa njëkohësisht ne e kaluam atë natë dhe gjithçka që kishte ndodhur e mësuam vetëm të nesërmen e arrestimit të tij.
Kush ua dha lajmin për arrestimin e Namikut dhe a u bënë kontroll në shtëpi, siç ishte rregulli në atë kohë?
Lajmin për arrestimin e Namikut ne na e dhanë disa nga njerëzit dashamirë të familjes sonë, pasi, siç thashë, arrestimi i tij kishte bërë bujë në të gjithë qytetin, ku ai kishte një njohje të madhe me shumë miq e shokë, që e donin dhe e respektonin si koleg dhe si pedagog i shkollës së mbrëmjes pa shkëputje nga puna. Kontrollin e banesës na e bënë që të nesërmen e arrestimit të Namikut, ku më shumë se dhjetë njerëz të Sigurimit të Shtetit e kthyen përmbys të gjithë shtëpinë, duke shikuar me imtësi gjithçka ndodhej aty. Pas gati dy orësh kontroll, ata u larguan, duke mos gjetur asgjë kompromentuese.
Ku e izoluan Namikun dhe çfarë u fol në atë kohë për arrestimin e tij ?
Namikun e kishin izoluar në qelitë e Hetuesisë Speciale të Tiranës, dhe atë gjë unë e mësova pas disa ditësh, kur më thërritën edhe mua për të më pyetur. Lidhur me arrestimin e Namikut, në atë kohë qarkulluan shumë fjalë dhe u thanë versione nga më të ndryshmet. Por ndër ato më kryesoret, që më janë ngulitur në kujtesë, ishin ato ku thuhej se grupi ku bënte pjesë Namiku ishte një nga grupet më të rrezikshme që ishte zbuluar ndonjëherë në Shqipëri, pas atij të poliagjentit Mehmet Shehu, dhe se Namiku nuk kishte qenë kosovar, por serb, dhe emri i vërtetë i tij ishte Namikoviç. Po kështu, thuhej se më 1981 nuk kishte qenë nëna e tij ajo që kishte ardhur nga Kosova për ta vizituar në qytetin e Laçit, por një agjente e UDB-së, e veshur si plakë. Në fjalët e shumta që u përhapën në atë kohë thuhej se Namiku kishte qenë agjent i vjetër i UDB-së dhe të gjitha lëvizjet e tij prej vitesh ishin kontrolluar nga Sigurimi i Shtetit, i cili e kishte survejuar atë hap pas hapi.
Cilat ishin marrëdhëniet e Namikut me familjen e tij në Pejë të Kosovës?
Deri në fundin e viteve ’70-të, me familjen e tij në Kosovë Namiku kishte lidhje vetëm me letra, dhe vetëm më 1981 nëna e tij erdhi për një vizitë në shtëpinë tonë. Po kështu, desha të shtoj se aty nga viti 1974 në shtëpinë tonë në qytetin e Laçit na erdhi për vizitë edhe aktori i njohur Bekim Fehmiu, të cilin Namiku e kishte kushëri të afërt.
A fliste Namiku kundër regjimit në fuqi të asaj kohe dhe a e ndiente ai se do të arrestohej, apo ajo gjë i erdhi krejt papritur?
Namiku kishte shumë pakënaqësira ndaj regjimit komunist të asaj kohe dhe dy ndër gjërat kryesore, për të cilat ai fliste shpesh dhe me mua, ishin: trajtimi i keq i kosovarëve në Shqipëri dhe kushtet e këqija ekonomike e financiare me të cilat përballeshin punëtorët në vendin tonë. Këtë dy probleme ai i njihte mirë, pasi kishte qenë vetë i internuar për disa vjet në kampet e fushave te Myzeqesë dhe gjithashtu shikonte dhe njihte edhe hallet e punëtorëve kudo ku ai punonte në Laç apo Elbasan. Namiku shprehej hapur me disa nga shokët e tij edhe për teknologjinë e prapambetur që ekzistonte në vendin tonë, dhe thoshte se qeveria shpenzonte pa kriter atje ku nuk duhej, duke nënkuptuar bunkerët e tunelet që gjendeshin kudo. Por ajo që e mundonte më shumë ishte Kosova, të cilën Namiku e kishte plagë në zemër dhe me shokët e rrethit të ngushtë ai thoshte se ajo ishte tradhëtuar prej Enver Hoxhës. Po kështu shpeshherë në biseda me miqtë e tij ai shprehej se, kur të bashkohej Kosova me Shqipërinë, ai do të bëhej drejtor i kompleksit minerar të Trepçes. Por megjithë këto, arrestimi i erdhi krejt pa pritur.
Çfarë ndodhi me familjen tuaj pas arrestimit të Namikut?
Pas asaj që ndodhi, mua më hoqën nga puna si mësuese në gjimnazin e Laçit dhe më çuan punëtore të thjeshtë në Kombinatin e Drurit. Nisur nga situatat që u ndodhëm, dy djemtë e mëdhenj, Iliri dhe Petriti, i ndërprenë shkollat dhe u futën në punë krahu. Ndonëse Laçi ishte një qytet ku nuk ndihej shumë lufta e klasave, ne nuk mund t’i shpëtonim dot opinionit që mund të krijohej për një familje me të dënuar politik. Megjithatë pati mjaft njerëz që na u gjendën afër dhe na ndihmuan, si në Laç ashtu dhe në Mamurras ku unë punova pasi më hoqën nga arsimi. Ndër ta dua të veçoj shokun e Namikut, Osman Dedën, që na u gjend pranë në ditët më të vështira pa pyetur për pasojat që mund të kishte.
Për çfarë akuzohej Namiku dhe si u trajtua gjatë procesit hetimor?
Namiku akuzohej për shumë gjëra, por akuza kryesore që i bëhej ishte ajo se në bashkëpunim me tre intelektualët: Estref, Shefqet e Selim Kelmendin (me origjinë nga Kosova), kishte tentuar të bënte një atentat ndaj Enver Hoxhës, kur ai do vizitonte Muzeun e Skënderbeut në Krujë. Namikun e mbajtën për më shumë se 9 muaj në Hetuesinë Speciale të Tiranës dhe gjatë asaj kohe ndaj tij dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit janë përdorur të gjitha mënyrat për t’i detyruar që t’i pranonin ato akuza që u bëheshin. Përveç torturave fizike, Namikut i bënin presion psikologjik, duke i vënë për të dëgjuar disa kaseta të incizuara me përgjimet që na ishin bërë në shtëpinë tonë. Aty dëgjoheshin qartë zërat e fëmijëve tanë të vegjël dhe hetuesit i thonin: “Nuk ke për t’i dëgjuar më kurrë këta zëra, në rast se nuk pranon akuzat që të bëhen”. Namikut i thoshin t’i pranonte akuzat, pasi shokët e tij i kishin pranuar dhe kur ai kërkoi ballafaqim i sollën Estref Kelmendin, të cilin e kishin bërë kockë e lëkurë. Kur Namiku e pa Estrefin në atë gjendje, për ta shpëtuar nga vuajtjet e mëtejshme, pranoi të firmoste për akuzat që i bëheshin. Gjatë gjithë periudhës 9-mujore, më thërrisnin vazhdimisht edhe mua në Hetuesi, duke më pyetur dhe duke më bërë presione nga më të ndryshmet.
Kur u zhvillua gjyqi ndaj Namikut dhe kush ishte tjetër në bankon e të akuzuarve të atij grupi?
Gjyqi ndaj Namikut dhe të ashtuquajturit grup ku bënte pjesë dhe ai, u zhvillua në Tiranë në fundin e nëntorit dhe fillimin e dhjetorit 1984. Përveç Namikut, me sa di unë, në atë grup ishin dhe Shefqet Kelmendi, Estref Kelmendi, Selim Kelmendi, Sejfulla Teta, Pirro Prifti e ndonjë tjetër, që s’e kujtoj dot, të cilët u akuzuan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin dashur që t’i bënin atentat Enver Hoxhës, kur ai do të vizitonte Muzeun e Skënderbeut në Krujë. Ndaj tyre kishte dhe akuza të tjera, por kjo ishte ajo më kryesorja. Unë u lejova që të asistoja vetëm në një séance, për 10 minuta, ku nuk u tha asgjë. Më pas ne na nxorën jashtë, duke na thënë se gjyqi do bëhej me dyer të mbyllura, pasi kishte sekrete shtetërore.
A kishte pasur Namiku njohje më parë me ata persona?
Namiku njihte vetëm Estrefin, Shefqetin e Selimin, të cilët, ashtu si dhe ai, ishin emigrantë kosovarë, ndërsa dy të tjerët aty i shikonte për herë të parë. Pra, të gjitha akuzat që u bëheshin atyre ishin të montuara nga Sigurimi i Shtetit dhe Hetuesia e Përgjithshme.
Çfarë dënimi iu dha Namikut dhe pjesëtarëve të tjerë të atij grupi?
Vendimi për dënimin e Namikut dhe pjesëtarëve të tjerë të atij grupi u dha nga Gjykata e Lartë më 22 dhjetor 1984, ku katër nga të pandehurit u dënuan me vdekje, kurse të tjerët me 25 vite burg. Por më pas Kuvendi Popullor ua fali jetën dhe i la nga 25 vite burg. Namiku u dënua me 18 vite, dhe një pjesë të dënimit e vuajti në Qafë-Bari e Burrel, nga ku u lirua në fillimin e vitit 1991, kur filluan protestat masive për rrëzimin e regjimit komunist të asaj kohe. Ndërsa shoku i Namikut, Selim Kelmendi, vdiq në burgun e Burrelit në rrethana të panjohura.
A ua ka shpjeguar ndonjëherë Namiku të vërtetën e dënimit?
Pas daljes nga burgu, Namiku më shpjegoi me hollësi të gjitha arsyet përse ishte dënuar ai dhe të tjerët e atij grupi. Dënimi i tyre kishte ardhur si pasojë e politikës me oshilacione që ndiqte Enver Hoxha ndaj kosovarëve, dhe ai proces u montua pikërisht për të prishur imazhin e kosovarëve, duke i paraqitur ata si terroristë dhe agjentë të UDB-së. Me dënimin e atij grupi dhe shumë kosovarëve të tjerë që u dënuan para dhe më pas, Enveri mendonte të justifikonte të gjithë trajtimin barbar që u kishte bërë kosovarëve që kishin ardhur në Shqipëri ndër vite.
Pas viteve ’90, me çfarë u mor Namiku?
Pas proceseve demokratike, Namiku nuk i pranoi disa nga ofertat që iu bënë për drejtues ndërrmarrjesh dhe punoi disa kohë si specialist në zyrën e Industrisë në Bashkinë e Laçit. Namiku u nda nga jeta më 7 mars 1998, pikërisht një ditë pasi kishte marrë pjesë në mitungun e madh që u bë në mbështetjen e popullit të Kosovës. Si duket, ai nuk i përballoi dot emocionet e mëdha që provoi atë ditë për vendlindjen e tij, prej të cilave dhe iu shkaktua hemoragjia cerebrale që i mori jetën.
O kaluç suma ,Enverit i hengren k….n te ter ata qe sot bejn heroin , me te mirit ja shkerdheu kurven mu ne byth ja futi koken , nuk kemi nigju gjo ne at koh qe paskan dal ca trima bythe gjoia me bo atentat o zhulç , kishit byth ju kurva te vrisnit Enverin ai i futi plumbin 4 mij bandave qe vinin te shtyr dhe ndimuar nga anglezet dhe amerikanet po e rrute per ca katunar bythmuter ik o legen mjaft naj shpife , me kto artikuj.
Nuk i vuajte ti (dhe as une) burgjet e Enverit prandaj leri keta njerez te tregojne per vuajtjet e tyre. Ki pak respekt dhe meso se pse edhe sot e keaj dite mezi po bejme shtet. Jemi nje shoqeri qe per 45 vjet ja futem njeri tjetrit. Duhen dekada te tera te kuptojme qe mund te ecim perpara duke ndihmuar njeri tjetrin. Por kjo arrihet kur shumica nuk mendon me si ty se sa i madh ishe Enveri. Tung!
Ti tru shkuluri me siper!
Ata qe u denuan jane gjykuar nga drejtesia per krimet e bera!
Ne se do fillojme te degjojme ankimet e tyre ,atehere me pare duhet te degjojme ata te tjeret qe jane shume here me shume se ata ,por qe kane qene viktimat e tyre,politike,ushtarake,morale,ekonomike etj!
Per cfare duhet t’i degjojme te gjithe ata qe kane u sherbyen pushtuesve otomane si pashallare,qehallare,cifligare,taksidare,xhandare etj duke shtypur e shfrytezuar popullit dhe regjimi u fali poste,toka dhe folinj,duke lene shumicen e popullit fukarenj e hyzmeqare tek ata?
Pse duhet t’i degjojme keta pasanike,qe i sherbyen te gjithe shtypesve dhe pushtuesve te ketij vendi,aq me shume qe ne Luften Antifashiste iu kundervune popullit shqiptar me arme duke bashkepunuar me pushtuesit?
Ishin keta bandite antishqiptare qe edhe pas clirimit bene te gjitha perpjekjet per te rrezuar pushtetin legjitim te vendosur me gjakun dhe djersen e popullit,per te sabotuar rindertimin e vendit pas lufte etj?
Per cfare duhet t’i degjojme ulurimat e ketyre cakenjve qe derdhen tere jeten gjak shqiptari,ndersa sot pas 29 vjet kapitalizem nuk kane bere asgje nga ato qe pretendojne se donin te benin atehere?
Ku jane sot pinjollet e tyre qe nuk kane bere asgje per kete popull?
Ja pse nuk duhet t’i degjojme keta sorra te zeza,qe vec perbuzjes popullore nuk meritojne asgje!
Kaloc, namiku ka punuar dhe jetuar ne lac, sigurisht midis kolegeve dhe komshijeve. E them kete pasi do te ishte mire qe per disa momente te jetes se kolegut namik, te kishe pyetur, si psh momentet e para arrestimit, arrestimit, aresyet e arrestimit, etj. Kjo sepse vertete leni ishte bashkeshortja e namikut dhe ka sakrifikuar shume per te, gjate gjithe jetes bashkeshortore, por dy tre gjera te vogla nuk di perse i ndryshon (nuk e prishin fare imazhin e namikut por sigurisht e verteta duhet thene sic eshte). Kjo sepse koleget kane qene me namikun edhe monemtin e arrestimit tek fusha e sportit rreth ores 11-12 te nates. Pra, nje koleg e ka thirrur namikun, gjoja per nje avari ne uzine, kane hypuer ne gazin e deges, gjoja po shkojne ne uzine, dhe tek fusha e sportit e kane arrestuar. Po keshtu edhe ndonje gje e vogel mendoj se duhet te jete me e qarte. I theksova keto pasi disa nga koleget e namikut jane ende gjalle (ndonjeri edhe ka vdekur dhe rahmet paste) dhe disa thenie nuk tingellojne mire. Sigurisht zonja leni eshte nje zonje e nderuar dhe respektuar dhe nuk i heq asnje presje librit qe ajo ka shkruar per namikun, por kur vjen puna per publikun, gjerat duhen thene me paster (mendoj une).
Hasani…
Respekt për komentin e thjesht dhe korekt.
Kaloçin nuk e simpatizoj se më shumë është tellall
se gazetar a historian.
Edhe në këtë rast nuk jam i qartë nëse Namiku është viktim apo disident ?
Mesa lexova Namiku duhet të jetë viktimë ,se pëe ato pakënaqësirat nuk do dënohej në grup ,por individualisht.
Estref Kelmendin e kam pas komshi ne Shkoder,gjithmone vishej me rroba te nga jashte ne ate kohe si ai e shoqja Lela dhe femijet dardana dhe alketi ishin nga te privilegjuarit se ne ate kohe nuk te lejonin shume gjera nga jashte po keta gjithmone visheshin me rroba dhe bicikleta jugosllave,e mbaj mend qe ishim 17 vjechar dhe Estrefi ikte ne pune profesor dhe vinte nje fuks dhe I palloste gruan Lelen cdo paradite me duket se dicka ka kjo ngjarje.edhe pse nuk me pelqen komunizmi dhe nuk e mbroj Estrefi duhet te kishte gisht ne dicka.e mbaj mend e morren ne 4 te mengjezit.nuk arrestohej njeri kot per ato pune.po me gjithe ato pako nga jashte me siguri kishte nje perkrahje .ndoshta mund te ishte spiun I UDBse se ashtu flitej gjithmone.Estrefi ishte nje njeri i gjate dhe fjale pak.ne ate kohe kishte shume fuksa ne lagje dhe ndoshta ja beri edhe e shoqja Lela pabesine.xhaxhi vdiq vete dhe erdhi Ramiz muti dhe na solli dhierkokracine sot…. si njeri ishte nga me te sjellshmit dhe I kulturuar po fuksat punonin dha ja ben gropen.
Namiku iku nga Titua dhe erdhi te rrezonte Enverin! Amani me keto genjeshtra e budallalleqe. Namiku si dhe shume kosovare te asaj kohe, vinin ne Shqiperi si agjentet te UDB-se jugosllave dhe pike. Namiku ka qene nje nga ata, po s’ka gje; tani kjo pune ka mbaruar dhe ju besoj i keni marre parate e burgut politik, ndersa shqiptaret e ndershem e moren ne pafidhe me demokracin. Prape ne fitim jeni dhe mos u ankoni se do tu zene ahet e popullit te vuajtur. Kerkoni te dominoni edhe politiken edhe kulturen edhe kurverine sot.
Mire ka bare qe i kane pushkatuar ata kosovar muti.Ata ç’pune kishin te vrisnin Enver Hoxhen? Apo ishin agjente te UDB-s.Enver Hoxha ishte burr shteti dhe populli e donte.Nuk e donin disa çapaçula,ca maskarenj dhe mire ja ka bere qe i ka internuar e i ka denuar se e kane kerkuar vete.
O gomar qe s’ke kuptuar asgje!
Z.Kaloci !
Kush mund te jete Z.Piro Prifti qe Ju permendni ?
Intelektual apo puntor ?!
Nje Qytetar.
Prape pa shpjegim denimi i ketyre te katerve. Ish-tornitori Kaloci nuk ka aftesi te hulumtoje. Ose s’do ta tregoje te verteten.
Me cfare merreshin keta te katert e qe u bene objekt i sigurimit?!
Perpara se te vizitonte ndonje vend ,dictatori shkaktonte terror per te trembur popullin dhe te qetsonte veten.Paranoja e tij filloi qe ne lufte me porosine: jepi nje Plumb mbas Kokes, keshtu perfundonin udhezimet e tij. Midis arsyeve politike per pushtet etj, fshehtesia e tij seksuale e shtynte te eleminote komisaret apo njerzit te cilet shquheshin nga pamja burrerore dhe popullariteti.Sh.prej tyre ne vitet e pushteti mbasi i vriste I shpallte heronj! Meshkuj te perthyeshem e frikacak tip R.Alia I mbante after duke i rrotulluar si tespie ne dore…Sa per kosovaret e ardhur ne Shqiperi,ata ishin ajka e te rinjve intelektual e patriot te cilet ,te pikasur nga bashkpunimi i sigurimit me jugoslavet,i beheshin Dhurate dhe Pre Hoxhes per ti torturuar fizikisht dhe Psikologjikisht. Nje pjese e njerzve nuk kane mundur te sherojne traumat qe pesuan nen diktature,eshte e kuptueshme qe te reagojne e plot mall e mirenjohje per diktatorin…..
Perpara se te vizitonte ndonje vend diktatori pastronte terrenin duke terrorizzar popullin me zbulimin dhe burgosjen e grupeve armiqesore.Paranoja e tij filloi qe ne kohen e luftes per arsye te pushtetit politik etj duke vrare mbas shpine shoket e tij me shenimin ne fund :Futi nje Plumb Kokes x apo y..Pervec arsye e te tjera paranojen e tij e shtynte edhe fshehtasia e preferencave seksuale te diktatorit .Meshkujt e pashem me karakter burreror e popullor i zhduku nje nga nje ,sh.prej te cileve mbas vrasjes I quante heronj. Mbante reth tij burra me karakter te perthyeshem te tipit R.Alia ecomp. ,te cilet I veriste si tespie ne duart e tij.Sa per kosovaret e ardhur,ata ishin Ajka e intelektualeve patriotriot.Sigurimi i shtetit i ne bashkpunim me ate jugoslavi ii pikaste dhe jugosllavet ja benin dhurate si Pre Hoxhes keta te rinj qe ai ti torturonte fizikisht dhe psikologjikisht.Traumat e marra ne diktature duan kohe te kurohen,eshte i kuptueshem reagimi plot mall e mirenjehje i disave per diktatorin …
Cfare populli vuajtur eshte ky ?Ky eshte popull si lukuni qensh,qe shqyejne viktimat qe i hidhte Partia.Edhe sot ky popull komentues beson pallavrat e zagareve te enverit kunder kosovareve qe arratiseshin nga Jugosllavia,se kujtonin se do te gjenin parajsen kombetare ne Shqiperi.Ketu gjenin SERBET E DUSHAN MUGOSHES,qe Enveri nuk ia harroi kurre nderin e Partise Komuniste Serbe te Shqiprise.
Enveri gjithe jeten jetoi si qen serb ne krye te popullit .Ate fat qe serbet nuk e arriten dot ne Jugosllavi,se Atje drejtonte Kroati Tito,e paten njeriun e tyre Udheheqes ne Tirane.Prandaj Enveri udhezoi gjate luftes Masakrat e Tivarit dhe Drenices,masakroi mijra kosovare me brigadat partizane qe dergoi ne Kosove dhe Malsi shqiptare te Malit te Zi.Burgosi dhe pushkatoi mijra kosovare qe u arratisen nga Jugosllavia..
Qen serb me serb se enver hoxha nuk kishte ku gjente Miladini dhe Dushani,prandaj ata vazhdimisht e kane Deklaruar kur Tito denoi Rankovicin dhe i dha autonomine Kosoves:-Ne serbet njeriun tone e kemi andej.Enver Hoxha zbaton pike per pike porosite tona ne Tirane.
Faleni Kalocin e ka nga padija,Enverit dhe per ti cuar lule te kapte frika e jo ta vrisje, cdo gje qe shkruan e ka me te degjuar ky trimi imagjinoni Enveri dhe ata qe denonte para se te hanin plumin mbas koke thoshin rroft partia e rroft Enveri,qe fundja nuk kishin gje per te humbur,mendo per te tjeret pastaj.