Nga Ylli Pata
“Delli patriotik” ka kapur mbrojtësit e “kombit kosovar” dhe të gjithë janë turrur egërsisht ndaj Edi Ramës, kur ky i fundit sulmoi ashpër Ramush Haradinajn.
E pritshme nga enturazhi i Haradinajt, që do të mbronin me sulm politikanin sponsorizues.
Por thjesht për opinionin publik duhet kujtuar se kemi të bëjmë me një supë që ringrohet sa herë këtu e 30 vjet politika nuk ka instrument integrimi apo idesh, por thjesht praktikohet një luftë civile verbale.
Megjithatë, ja vlen të sjellim në kujtesë disa precedentw historikë për të parë që e gjithë kjo gjuhë nuk ka të bëjë me argumente reale, por me mungesën e tyre.
Në vitin 1991-1997, një pjesë e mbështetësve të Berishës nga Kosova sulmonin egërsisht Partinë Socialiste si aleate e Sllobodan Millosheviçit, e natyrisht sillnin faktin historik të pjesëmarrjes aktive të dy liderëve të komunistëve jugosllavë Mugosha e Miladin Popoviç në themelimin e aktivitetin e PKSH-së deri në vitin 1944.
Për gati 50 vjet, gjatë regjimit komunist jugosllav, Tirana zyrtare ka qenë në gjendje impasi me Beogradin, ndërkohë që politikanë kosovare, kryesisht komunistë, bashkëjetuan në Jugosllavinë e Titos, duke shënuar ulje- ngritje me një regjim pushtues që natyrisht ka shtypur jo vetëm Kosovën, por edhe shqiptarët e Maqedonisë, ata të Malit të Zi, e natyrisht Preshevën.
Në vitin 1990, me daljen e LDK-së në skenën politike të Kosovës, kjo e fundit lidhi marrëdhënie të afërt me PD-në e Sali Berishës në Tiranë, duke pasur një marrëdhënie të ftohtë me krerët komunstë duke nisur nga Ramiz Alia, i cili kishte nisur takimet me një krah radikal të majtë, të cilët më vonë do të krijonin UÇK-në.
Kur socialistët erdhën në pushtet në 1997, përkrahën politikanët radikalë të UÇK-së, që arritën të ulen avash- avash në të gjithë tryezat ndërkombëtare të Kosovës dhe kulmi arrit në Rambuje.
Në vitin 1998, Fatos Nano, atëherë kryeministër i Shqipërisë, takoi në Kretë të Greqisë, gjatë një samiti ndërkombëtar të tmerrshmin Sllobodan Milosheviç. Nuk pati mëshir për Nanon nga qarqet e LDK-së, të Berishës këtu, apo edhe media mjaft të egra në fjalor si Bota Sot që botohej në Zvicër. “Është tradhtar”.
Pak muaj më pas, i ndjeri Ibrahim Rugova e takoi Milosheviçin indirekt edhe direkt. Indirekt, nëpërmjet kreut të San Egidios kur firmosi një marrëveshje për arsimin, e më pas në Beograd, në kulmin e bombardimeve.
Radikalët e majtë shpërthyen: Rugova tradhtar! Qarqet që sulmuan Nanon, justifikonin presidentin e ndjerë të Kosovës, duke argumentuar me sa më shumë fakte që mundnin të kundërtën.
Nëse në Rambuje, do të shkonte jo Milutinoviçi, por Sllobodan Millosheviçi, padyshim që delegacioni i Kosovës që drejtohej nga Hashim Thaçi, e përbëhej që nga Ibrahim Rugova e deri të Rexhep Qosja e Veton Surroi do të takoheshin me të, ngaqë ai përfaqësonte Serbinë.
E në fakt Milutinoviçi nuk ishte gjë tjetër vetëm kukull e Sllobos, pasi ishte online me të kur refuzoi firmosjen.
Në vitin 2000, në Beograd vjen në politikan pro perëndimor, Zoran Xhingjiç, një centrist liberal, i cili bëri kompromise edhe me paramilitarë për të rrëzuar nga pushteti Milosheviçin.
Edhe pse ishte nata me ditën me Milosheviçin, Xhingjiç, Kosovën e cilësonte pjesë të Serbisë, të paktën publikisht pasi njerëz pranë tij pranonin se tashmë ishte një realitet i kryer.
Shpejt ai u vra nga ekstremistët dhe në krye të Beogradit erdhën politikanë radikalë gati sa Sllobo.
Edhe Boris Tadiç, një politikan liberal kurrë nuk e pranoi Kosovën e pavarur dhe nuk u ul në tryezë me ndonjë politikan të Kosovës.
I vetmi që pranon Kosovën e pavarur, është liberaldemokrati Çedomir Ivanoviçi, i cili fatkeqësisht mbetet në opozitë.
Sot në pushtet në Serbi është Vuçiç, një ish-delfin i radikalëve dhe ministër dikur i Sllobos. Në qeveri me të është edhe Daçiç, një ndihmës i Milosheviçit. Të cilët fitojnë zgjedhjet që prej vitit 2012. Forcat properëndimore ende nuk kanë arritur të fuqizohen, edhe falë ndikimit dhe investimit shumë të fortë të Moskës zyrtare, e cila financon media, politikanë por edhe direct në investime ekononomike për influencë politike antiperëndimore.
Çedomir Ivanoviçi është një “ishull” politik që i vetmi flet për ndarje me Moskën, por që nuk ka një qasje politike të gjerë, pasi edhe forcat opozitare shfaqen më “katolikë se Papa” për çështjen e Kosovës.
Megjithë këtë situatë, SHBA e BE kanë insistuar që të ulin në tryezë krerët e Kosovës me ata të Serbisë.
Në fillim ka qenë Daçiç-Thaçi, më pas Vuçiç-Thaçi, e sot pritet që të kemi Kurti-Vuçiç.
Në hapat e parë të dialogut me Beogradin, përveç Vetëvendosjes, të gjithë ata që sot sulmojnë Ramën ishin pro dialogut të Thaçit. Siç ishin pro edhe kur Rugova takonte Milosheviçin. Kosova tashmë ka një klasë politike që prej 2008-s mund të bëjë shumçka për vendin e tyre dhe Tirana nuk ka përse të jetë më alibi, apo edhe Beogradi.
Janë kancelari të ndara dhe gjithçka gatuhet sipas interesave apo konteksteve të veçanta. Është koha që më shumë se fjalët kanë më peshe veprat: siç vizioni e strategjia e Rugovës, lufta e UÇK-së dhe akti i firmosjes në Rambuje. Çfarë ka ardhur më pas ka qenë pasojë e tre të parave, tani përrallat me tradhtarë e heronj nuk shesin më, siç edhe librat e disa komandantëve që historinë e shkruanin në vetë të parë e sot si gjendet nam apo nishan.
Mero, shpirtin e shkaut dhe gjakun e grekut e ke den baba den.
O trap
Kete shkrim nuk e ka shkruar Mero , por ky Ylli rosaku
I nderuar Z. Pata,
sa me dhimbsesh per kohen e humbur ne perpilimin e ketij shkrimi ku s’ke thene asgje.
Ketu s;ka asgje tjeter pos shperfaqja juaj e mllefit antiKosove qe sinqerisht nuk mundem ta kuptoj se nga te vjen.
Po kthehet koha e “Vellezerit kinez dhe miqte kosovar”
MË SAKTË S’KA SI BËHET.
Kritikë me pambuk por me mirëdashje sepse përballë janë vëllezërit tanë, historikisht të nëpërkëmbur e masakruar
nga shovinistat sërbë.
Lexoj me ëndje shkrimet e z. Pata.
Nuk e lexova krejt tekstin qe e keni bere por mesoni te shkruani shqip ju lutem(s’il vous plait) e perdoret entourazhi kur gjindet fjala shqipe “rrethi” ose “te afermit” ju lutem nuk eshte nevoja te futen fjale te huaja kur jane ne gjuhen shqipe
Nuk e lexova krejt tekstin qe e keni bere por mesoni te shkruani shqip ju lutem(s’il vous plait) e perdoret entourazhi kur gjindet fjala shqipe “rrethi” ose “te afermit” ju lutem nuk eshte nevoja te futen fjale te huaja kur jane ne gjuhen shqipe
Kur fatosi takoj sllobodanin, berisha dhe meta e quajten si nivel i larte intelektualizmi, sot Edi qe takon Vucicin qe s’ka te beje fare me luften, perkundrazi eshte per paqe, ku eshte protestuar nga vete serbet per liberalizmin e tij ne komtakt me kosoven. Turpi mbulohet me turp ku i bashkohet dhe injoranca e theksuar e Rramushit qe aq di aq ben.
O Lefter Vucici ka qene Minister ne kohen e Milloshevicicit,po ju lajmet i merni vetem ke ertv. Nano Berisha Rama Meta Basha Monika jane te gjithe per tu varur ne litar
O Illi Tosaku !
Na mbushe mendjen ti me keto shembujt qe solle
Ca bastardi qenke ti more , qe na perkrah nje sharlatan Kryeminister si , Edi Rama, i cili eshte kthyer ne nje sherbetor i rendomte i Serbise, Po natyrisht nuk esht tradhetar
Tradhetar esht vetem Sala
Loooooooloool . Hajde estrade hajde .
Na krijon Rama hajduti mareveshje qesharake me dy shtete , per levizje te lire , hahahaha
se i mori malli shqiptaret e Shqiperise te shkojne ne Serbi hahahaha
Apo nuk jane edhe shume “ miqesor” me ne ata
Serbet ne ndeshjen e Kombetares sone , te gjithe ne stadium 20 mije veta therrisnin ne histerizem te plote “ vrite dhe there Shqiptarin “
Nuk ka ne historine e sportit boteror nje rast te tille ku gjithe stadiumi te therrase “ vrite dhe there Shqiptarin “
Edhe kur ka lozur Izraeli kunder Arabeve , apo Koreja e Veriut kunder Jugut apo kunder armiqve te saj nuk pasur kurre thorje te tilla kriminale nga gjithe stadiumi
Pra , serbet jane amiq te eger , me nje armiqesi te ashoq kunder nesh , dhe juve more bastarde , si ti Ylli Pata me co. nuk ju vjen turp , dhe perkrahni nje bashkepunim te tille me nje komb kaq armik , dhe qe kjo mareveshje e kthen tregun tone ne sherbim te mallrave stoqe e kanceroze qe prodhon Serbia
Turp dhe faqen e zeze paci mor funderina morale
Dhe me fyesja eshte , se ky hajduti Kryeminister genjen sikur eshte ne klase te pare mo vella,
Mesojeni ore te genjeje si njeri ne moshe madhore , se ky sherbetori i Serbise genjen si kalama
Po kur na thote hajduti , “se une do veproj sic me thite Amerika per te pasur maredhenie me Serbine” ????
Po na ben Ram hajduti , te zgjuarin budalla duke uleritur “ jam shejtan , s’jam shejtan” lol
Amerika natyrisht ashtu do thote se nuk do rije te meret me dy shtete Milingona , se ka gjithe boten ne varesi ,
Por ky Ram hajduti , nqs do qe te beje maredhenie te mira me Serbine duhet ti vendose kushte Serbise ,sepse ata kane vrare mbi 12 mij Shqiptare , kane bere perdhunime masive , shkaterime pa fund
Ndaj se pari Serbia duhet te kerkoje falje per Shqiptaret qe ka vrare ne Kosove ,
sepse ne Kushtetuten tone eshte e shkruar qe Shteti Shqiptar esht pergjegjes per jeten e cdo shqiptari ne bote
Dhe se dyti , duhet qe Serbia te ndaloje menjehere politiken agresive kunder Kosoves
Pastaj , shohim e bejme per mareveshje
Megjithse nuk ka nevoje per mareveshje , kur tha Presidenti Malit te zi , sepse ne levizim pa viza neper shtetet e njeri tjetrit ,
Kjo mareveshje me emer karagjoz “ Mini-Shengen” i sherben vetem Serbise dhe askujt tjeter,
Dhe ne te njejten kohe , kjo mareveshje e shkateron komplet fermetin Shqiptar , sepse prodhimet bujqedore serbe jane shume me re medha
Edhe i postini komentet , mos i fshini , apo vazhdoni censuren ju
o gomar rugova e ka takuar sllobon me deshiren e sllobis e ka marr peng rugoven per te dale ne tv me te gjasme edhe udheheqesi kosoves perkrah sllobon kur ishin trazirat,se rugoves edhe familjen ja kan kercenu,ndersa tos nano e ka taku per pordh se asgje nuk zgjidhi me sllobon,dihet historikisht qe e majta shqiptare komunistat shqiptar kane qene kunder kosoves republik,ramiz alia autor i masakres tivarit bashke me komunistat jugoslkav,partin komuniste e krijun jugosllavet edhe enveri nuk ka dasht kurr kosova me qene republike sepse bota do fillonte me perkrah nje shtet tjeter shqiptar dhe enverit i bente karshillek kosova dhe rrezikohej komunizmi ne shqiperi sepse ne rast te bashkimit kosove shqiperi binte regjimi diktatorial i hoxhes se kosovaret e perkrahur nga perendimi kurr nuk do pranonin regjimin e hoxhes,plus komunistat shqiptar kane qene nga jugu shqiperise dhe nuk kane patur lidhje me kosoven sa ka veriu prandaj gjithmone kane qene kunder saje,ne rambuje thaçi me shoke kane vepruar sipas opinionit te amerikaneve normal qe dhe kosovaret bejne gabime por jo sa komunistat shqiptar,ti ylli edhe zerin kur flet e ke si kurve te ngjirur por edhe mendjen e mendimet i paske te tilla kurve fare
Greku perzuri camet para 70-vjetesh si bashkpuntor te fashizmit dhe nuk i pranon as sot.Kurse ne na kerkohet tu themi serbeve vellezer akoma pa u thare gjaku i atyre qe u vrane me mizori. Turp….