Fitorja e sotme ndaj Vllaznisë, ka rikthyer normalitetin tek ekipi i Partizanit, pas tre humbjeve rradhazi në kampionat.
Pas përfundimit të ndeshjes, drejtuesit e klubit të kuq, me në krye presidentin Gaz Demi kanë darkuar me ekipin, në prag edhe te festave të fundvitit.
Krah presidentit Demi qëndron drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama, dhe të gjithë lojtarët të cilët kanë pozuar, ku duken të gjithë të buzëqeshur.
Kampionët e Shqipërisë pas javës së 17-të renditen në vendin e katërt me 28 pikë të grumbulluara, duke qenë vetëm tre pikë larg kreut.
Në ditët në vijim pritet që drejtuesit e të kuqve të zgjedhin dhe trajnerin e ri që do të drejotjë skuadrën pas shkarkimit të italianit Franko Lerda. (TemA)
Dark shqiptaresh!
E trishtueshme!
Si ato xhaketat qe varen pa shpres merzitshëm me cepat posht si buz te varura portretesh depresive njerzish qe perfundojn n vetvarje..
Gzimi shqiptar esht baraz me trishtimin europjan..
Sa posht mbrapa qe jem..