Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Sot i nisa një letër kancelares Angela Merkel, për ta njoftuar se Martin Henze do të shpallet njeriu i vitit i opozitës në Shqipëri, si njeri i Angjela Merkel:
“E dashur Kancelare Merkel!
Ne në Shqipëri kemi vendosur të shpallim njeri të vitit, një njeriun tuaj në Shqipëri.
Ky është këshilltari i Juaj, Martin Henze.
Tani ti mund të hutohesh pak, e të mendosh ç’ne unë këshilltar këtë njeri, se nuk e njof.
Kjo është e drejtë. Por këshillat e tij kanë mbërritur deri tek ju.
Ai ka një shok në një qytet të Gjermanisë, që ka komshi një deputet të CDU.
Sa herë mblidheshin me atë shokun që pinin bashkë, vinte dhe ky deputeti i CDU.
Ky deputeti i CDU e ka shumë mik kryetarin e grupit të CDU.
Dhe ata sa herë takoheshin bashkë, diskutonin për jetën në qytet dhe ky deputeti i tregonte gjithnjë gallatat që bënte me shokun e një shoku të vet, pra me Martinin.
Pastaj kur takoheshin për herë të dytë, ose ndodhte dhe tre herë gjatë vitit, kryetari i Grupit Parlamentar i thoshte këtij deputetit të CDU, që kishte shok, këtë shokun e Martinit, se ato gallatat ja kishte treguar një herë dhe Merkelit, dhe ajo ishte shkrirë së qeshuri dhe kishte dhënë porosi që këto të konsideroheshin këshilla.
Për këtë arsye, ne jemi të lumtur që këtë person, pra Martinin, që ka shok, një shokun e një deputeti të CDU dhe që muhabetet e tij kanë shkuar deri në zyrën tuaj përmes kryetarit të grupit, që njeh këtë deputetin, dhe ju i keni vlerësuar, pra në një farë mënyre, këtë e keni pranuar si këshilltarin tuaj.
Ne e kemi po ashtu këshilltar.
Mendimet e tij na kanë ndihmuar shumë gjatë këtij viti.
Falë ideve të tij ne dogjëm mandatet e Kuvendit, bojkotuam zgjedhjet, organizuam revolucionin e Qershorit dhe po përgatitemi për vitin tjetër.
Duke e konsideruar të rëndësishëm faktin që dhe ju keni përfituar nga përvoja e këtij personi, jemi të lutur t’iu njoftojmë se ai do të jetë “Njeriu i Vitit” i opozitës në Shqipëri.
Lutemi përcilljani këtë vendim kryetarit të Grupit Parlamentar të CDU, t’ia thotë atij shokut të vet deputet, që ka shok një shokun e këtij.
Do t’iu bëhet shumë qejfi.
I juaji, Jari!”