Janë betuar deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, një betim i cili ka qenë pikë e dytë e rendit të ditës, ku fillimisht është bërë verifikimi i mandateve të këtyre deputetëve.
Gjithsej kanë qenë të pranishëm 120 deputetë në sallë, ndërkohë që 9 deputetë mungonin në seancë, deputetë që mund ta bëjnë betimin në seancën e radhës.
Glauk Konjufca, i propozuar nga Albin Kurti është zgjedhur kryetar parlamenti me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenim.
Në seancë mungojnë Ramush Haradinaj, Abelard Tahiri, Uran Ismajli, Pal Lekaj, Enver Hogjaj e të tjer1%. U vu re se në seancën në fjalë, LVV mbante me vete edhe flamurin kombëtar.
Po kështu janë miratuar me 104 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim, tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, propozuar nga LVV, LDK dhe PDK. Përkatësisht Arberie Nagavci nga LVV, Kujtim Shala nga LDK dhe Memli Krasniqi nga PDK.
Po kjo vetvendosja ke do qeverise !! Se ka shkel kushtetuten e kosoves sa hyri. Ajo do I bej punet si dum babiste.
Kanë për të shtuar diçka ‘çunat e anastasit ‘?…
Mos e ndyni flamurin e Shqiperise ju vemjet e vetvendosjes!Merni ate te Kosoves e mos u kruani me flamurin e kombit se nuk e meritoni!Lerini provokimet por kaloni klasen se jeni ngelesa per kete vit!
Edhe keta te Vetevendosjes kane fillu me bo vetem show njesoj si rama.
Deri tani nje mut duket dhe ky, gam gam kot e pune hic.
Si nuk nxorri nje burre shteti ky milet….