Tirana nuk ka ndërmend të ndryshojë trajner. Ekipi bardheblu i ka besuar sërish teknikut Emanuel Egbo.
Presidenti Refik Halili ka konfirmuar afrikanin deri në fund të sezonit.
Egbo fitoi 3 ndeshje radhazi duke përfshirë derbin dhe kjo ishte arsyeja se pse Halili i besoi atij kreun e pankinës.
Njoftimi – “Emanuel Egbo do të vijojë në krye të Tiranës. Trajneri bardheblu gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin.
Pas tre ndeshjeve me të në krye, klubi ka vendosur ti besojë deri në përfundim të sezonit pankinën bardheblu.
Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonale.
Egbo prej gjashtë vitesh është pjesë e stafit teknik të Tiranës ndërkohe që ka eksperiencën e duhur dhe kualifikimet përkatese për të drejtuar skuadrën”, – shkruajnë bardheblutë.
Ekipi quhet Bardheblu po trajneri si do quhet Ziblu..!!!