Zyrtare: Zlatan Ibrahimovic rikthehet tek Milani

27 Dhjetor 2019, 19:18Sport TEMA

Milan e bën zyrtare, edhe pse nuk e përmend emrin. Zlatan Ibrahimovic do të jetë pjesë e kuqezinjve në vazhdim dhe pritet të mësohen detajet e marrëveshjes.

Kontrata aktuale thuhet se do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit dhe do të përfitojë shumën e 3 milionë eurove.

Rinovimi do të varet nga numri i golave që do të shënojë sulmuesi.

Ai u largua në dhjetor nga Los Angeles Galaxy dhe rikthehet në Serie A, ky më parë është aktivizuar edhe me Juventusin dhe Interin.

Milani kishte konkurrent skuadrën e Napolit, por dëshira e Ibrës ishte të rikthehej në një ekip ku ndihet si në shtëpi.

Edhe pas largimit te PSG, ai e ka thënë shpesh se ishte i detyruar ta bënte atë lëvizje.

Gjithmonë ka folur me superlativa për klubin kuqezi dhe tani do të ketë mundësinë ta ndihmojë sërish, edhe pse është 38 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje