FOTOT/ Përfundon fasada e tribunës kryesore: Stadiumi i Partizanit, drejt përfundimit

27 Dhjetor 2019, 18:44Sport TEMA
FOTOT/ Përfundon fasada e tribunës kryesore: Stadiumi i Partizanit,

Te Partizani kanë marrë pushimet e fundvitit, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet për kompaninë që po ndërton stadiumin e ri të të kuqve.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, 16 herë kampionët e vendit kanë zbuluar se punimet në stadium po vijojnë me intensitet të lartë, teksa shton se aktualisht ka përfunduar veshja e fasadës së tribunës kryesore, instalimet elektrike, hidrosanitare dhe ato të kondicionimit.

“Vijojnë me intensitet punimet në stadiumin e ri të Kampionëve. Aktualisht po përfundon veshja e fasadës së tribunës kryesore. 

Kanë përfunduar instalimet elektrike, hidrosanitare dhe ato të kondicionimit. Ndërkohë po vishet struktura metalike, e cila mbulon tërësisht tribunën qëndrore.

Të gjitha ambjentet funksionale të stadiumit janë konform standarteve të UEFA-s,” shkruan klubi i Partizanit në rrjetin social “Facebook”.

Ky stadium pritet të jetë i gatshëm për sezonin e ri, 2020-2021. Aktualisht, Partizani i luan ndeshjet e tij si vendas në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje