Në Spanjë e bëjnë të kryer: Rey Manaj prezantohet te Barcelona

27 Dhjetor 2019, 18:39Sport TEMA

Po përflitet prej ditësh, por tashmë duket se ka marrë edhe rrugë zyrtare.

Duket Rey Manaj do të jetë sulmuesi më i ri i Barcelonës.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka mahnitur me paraqitjet e tij te Albacete, duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e gjigantit katalanas.

Sipas gazetës katalanase “Sport”, klubi Blaugrana e ka arritur tashmë marrëveshjen për transferimin e Manaj, i cili do të jetë fillimisht pjesë e Barcelonës B.

22-vjeçari ka shënuar dy gola në 9 takime këtë sezon dhe shihet si njeriu që do të sjellë gola te skuadra e dytë e klubit nga “Camp Nou”.

Lushnjari ka një kontratë me Albacete deri në vitin 2024, por Barcelona e tërheq së tepërmi dhe në ditët e ardhshme pritet të prezantohet te skuadra e re.

Kjo do të ishte padiskutim maja e karrierës për Manaj, i cili më parë ka veshur fanellat e Cremonese, Inter, Pescara dhe Granada.

Ai do të bëhej futbollisti i parë shqiptar që firmos në “Camp Nou”, ndërsa do të ishte gjithashtu i pari futbollist kuqezi që do të ketë mundësi të stërvitet me fituesin e 6 “Topave të Artë” , Lionel Messi.

3 komente në “Në Spanjë e bëjnë të kryer: Rey Manaj prezantohet te Barcelona”

  1. Jozi says:

    Si qenka maja me skuadren e dyte te Barcelones, ne ketegori te dyte?
    Maja ishte me Interin.

  2. Arifi says:

    Po barcelona b sikur esht ne divizionin 2?! Apo ci qi tem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje