LSI: Dënojmë sulmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd, të ndëshkohen fajtorët

3 Janar 2020, 14:49Politika TEMA

LSI ka dënuar sulmet ndaj ambasadës malazeze në Beograd nga huliganë serbë.

Sipas saj, ngjarja kërkon hetim të plotë dhe ndëshkim fajtorëve pasi përfaqësitë diplomatike janë të paprekshme dhe këto vepra dëmtojnë bashkëpunimin mes shteteve që shkon kundër objektivave për integrimin në BE.

Deklaratë e Lëvizjes Socialiste për Integrim:

Lëvizja Socialiste për Integrim dënon me forcë sulmin ndaj ambasadës së Republikës së Malit të Zi në Beograd.

Në zbatim të detyrimeve ndërkombëtare për paprekshmërinë e përfaqësive diplomatike, kjo ngjarje kërkon hetim të plotë dhe ndëshkim të fajtorëve.

Ne vlerësojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit mes shteteve, si dhe shkojnë kundër frymës të fqinjësisë së mirë dhe të integrimit mes dy vendeve që kanë objektiva të përbashkëta për Integrimin në Bashkimin Evropian.

Integrimi i vendeve të rajonit tonë mes tyre dhe me Bashkimin Evropian do të ndodhë pasi secili vend të ketë garantuar standartet e maturisë politike, paqes, të sigurisë, të bashkëpunimit mbi vlera të përbashkëta të Evropës së Bashkuar. (TemA)

2 komente në “LSI: Dënojmë sulmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd, të ndëshkohen fajtorët”

  1. Tan_Tironci says:

    Jeni tu kriju atmosfere percarje eee??
    Edi do ta kete fajin.
    Sa kara…busha!!!

  2. art says:

    o LSI po ku e pate sulmin ndaj ambasades ju dhjefsha lajmet edhe pronocimin. Ka patur nje djegje flamuri me fishekzjarre por nuk ka patur asnje sulm ndaj ambasades ju dhjefsha informacionet tuaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje