"Jemi në duar të sigurta", Rama flet për "kërcënimet" e Iranit: Kemi kontakte me aleatët strategjik, marrëdhënia me SHBA e panegociueshme

8 Janar 2020, 16:44Politika TEMA
"Jemi në duar të sigurta", Rama flet për

Kryeministri Rama nga Vjena ka folur për kërcënimin që mund t’i kanoset Shqipërisë nga Irani për shkak të aleancës së saj me SHBA.

Në një bashkëbisedim me gazetarët teksa foli për muxhahedinët e strehuar në Mamëz të Durrësit, Rama tha se kjo çështje nuk është në raport të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, por ai shton se Shqipëria është në kontakt me aleatët strategjikë si dhe deklaroi se aleanca me SHBA është e panegociueshme.

 “Së pari kjo është një temë dhe një çështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Kemi marrë një veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare.

Një aleancë strategjike të panegociueshme me SHBA për të mikpritur dhe hapur dyert një grupi njerëzish që janë në rrezik për jetën.

Si dhe në marrëveshjen e bërë ata janë në Shqipëri në vazhdën e një misioni humanitar.

Ne kemi jetuar në diktaturë dhe e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat dhe sa janë të observuara për të kontrolluar gjithçka, për të asgjësuar cdo kundërshtar në gjithë globin.

Shqipëria diktatoriale ishte vend shumë i vogël me resurse minimale përballë Iranit të sotshëm dhe kishte një kundërspiunazh të jashtëzakonshëm që vepronte në gjithë territorin dhe eliminonte ‘armiqtë’ e vendit.

Kjo nuk ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë, dhe nuk kemi pse të besojmë këtë sepse jemi në kontakt permanent me aleatët.

Kur bie puna te derigjenca jemi në duar të sigurta. S’kemi arsye objektive që ka një ekspozim të veçantë por jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë proces.”– tha Rama. (TemA)

7 komente në ““Jemi në duar të sigurta”, Rama flet për “kërcënimet” e Iranit: Kemi kontakte me aleatët strategjik, marrëdhënia me SHBA e panegociueshme”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    Unë po të isha në vëndin tënd zoti km do të kisha shum turp. .jemi në duar të sigurta..përse mor zotni ku i ke ‘duart’e tua? ku e ke politikën tënde? 6 vjet km çfarë i sigurove këtij vëndi? ..po të ishit njeri sigurisht që duhet t’u vinte turp. .tani mba shpresën se mbase do të shpëtojë USA ,NATO apo miku yt vuçiçi apo tahypi. . (jam i sigurtë se ju milileshat do thoni se ushtrinë e shkatërroi saliu që vërtet ai e shkatërroi por në këto 6 vite nuk kishe mundësi të vendosje 2 tulla në shënjë të riorganizimit të ushtrisë ti z km?mos thoni jo , do kohë etj etj se kemi shëmbull kosovën, një tërmet ra dhe Shqipëria ishte e paaftë të kapte situatën turp i madh. .gjithmonë me duart e botës do nxjerrim gështenjat nga prushi ne shqiptarët? shiko kryeministrin dhe imagjino si mund të jetë shteti. .o edo vetëm nëpër kafenera bëhen këto muhabete mor daku dhe jo nga pozitat e km..je zgjedhur që ta garantosh këtë popull dhe jo të kërkosh ‘ duar’ nëpër oqean sepse gamori i botës të len në baltë or daku. .

    1. Tan shaiptaret Jane mbreta says:

      “Bravo” Zhaku. Ke te dhena per kryeminister. Po me pare meso si te shprehesh e si ta shkruash shqipen.

    2. Ashtu kot says:

      Or Zhaku, a ka mundesi te mos shkruash me, se ma heq trurin me kontraditat e tua mendore?
      E di qe do ngelesh i ofenduar te te them qe je nje Enverist i Ri dhe nuk e kupton kete. Ishte Enveri(qoftelargu si e quan ti) qe reklamonte per 50 vjet teorine “me forcat tona”. Ti ne vend te gezohesh qe Shqiperia eshte ne NATO dhe ne jemi rreshtuar ne nje krahe me aleatet tane, flet percart per mbrojtjen “me forcat tona”. Cte keqe ka o derdimen qe ne jemi nen ambrellen e NATOS? Apo nuk rri dot pa kritikuar Ramen edhe atje ku nuk duhet ta besh.
      Edhe punen e gomarit, prape e merr ne forme shabllone, qe tregon se as fjalet e urta shqiptare nuk i kupton, apo i intepreton kunder Rames. Gomari eshte gomar si i joti ashtu dhe ai i botes. Ti mendon se gomari jot eshte me i miri, sepse ashtu mendon per vehte. Je gomar qe te nxjerr nga balta ti! I shkreti ti se Salen nuk e nxjerr dot as eskavatori nga balta, pale nje gomar si ti.

      1. zhaku i pamposhtur says:

        ‘ashtu kot’ të falënderoj përzemërsisht që je një lexues i rregullt i replikave të mia dhe në të njëjtën kohë shpreh keqardhjen time për ty që nuk mund të ndihmoj dot që ti të gjesh pak qetësi sepse(fatkeqësisht) ti vuan nga një sëmundje pothuajse e pashërueshme që quhet ‘ militantizmi ‘ gjë që të ka verbuar ty dhe shumë të tjerë..që të jesh pak më korrekt për sa më akuzon duhet të tërheqësh fjalët se ‘gomari im ‘ mundohet të tërheqi saliun..saliu rama dhe meta janë krimba të së njëjtës hale (kështu mendon zhaku) pra të halesë që ndërtoi qoftëlargu enver. .tani nqs ti irritohesh për urrejtjen dhe përçmimin që unë shpreh në adresë të këtyre qelbanikëve kjo është diçka tjetër, un kam vënë re këtu në forum se kryesisht kruhen ata që kanë mizën nën kësulë por unë nuk u jap shumë rëndësi sepse nuk futem për tu zënë dhe për t’u sharë me të tjerët (e pranoj se është e vështirë të ruash gjakftohtësinë sidomos kur je edhe pak egoist) por futem për të ndarë mendimet me të tjerët. .që unë kam mendim të kundërt me shumë nga ju kjo është më se e natyrshme dhe ska pse të ikën truri sikurse ti konfirmon. .unë jam emigrant por ndjek me shumë vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri. .fatkeqësisht apo fatmirësisht kam ose më saktë e kemi familjarisht ‘virusin’ e patriotizmit pak të theksuar dhe kur shikoj që me gjakun e gjyshërve të mi tall bythën edi rama dhe sali berisha më ikën truri ashtu sikurse të ikën ty ..tani që unë ti futem muhabetit e të mbush mëndjen ty që edi rama është një kodosh psikopat arrogant apo antishqiptar jo nuk kam ndërmënt, ti mund të kesh simpati për të sa të duash dhe mund të shkruash infinit replika mbi mirësitë e tij por unë do vazhdoj të shpreh lirshëm dhe qartë ato që shikoj dhe mendoj pa interesin më të vogël sepse unë nuk pres absolutisht asnjë gjë nga edi apo saliu, unë e ritheksoj jam nip e stërnip patriotësh që kanë luftuar për këtë vënd dhe e kam në DNA dashurinë për Shqipërinë pavarësisht se shqipëria nuk na ofroi absolutisht gjë ,tani besoj se më kuptove pra unë jam armik i përbetuar me të gjithë ata që sillen armiqësisht me shqipërinë dhe shqiptarët , edi saliu dhe meta janë armiq të shqipërisë dhe kanë dhënë prova, un jam shumë i vogël përball këtyre përbindëshve që ti gropos por me fjalën time dhe logjikën time dua ti hap sytë sikur edhe një ‘personi të përgjumur’ që të kuptojë lojën e këtyre sharlatanëve në kurriz të shqiptarëve ..unë miku im jam shumë krenar dhe ballëhapur për sa shkruaj..që nga dita e parë që jam futur në këtë forum përdor vetëm 1 nickname e me këtë do vazhdoj sepse nuk po bëj ndonjë gjë për të pasur turp e të ndihem keq ,u zgjata pak se kam kohë të lirë dhe jo me shpresën se fjalët e mia do të bëjnë sadopak ‘të skuqesh’..tek e fundit çdo gjë që të themi ne shumë pak rëndësi ka sepse saliu dhe edi e kanë firmosur biografinë e tyre dhe njihen shum mirë prej shqiptarëve .të më falësh për artikulimet e mia se me shkoll të mesme jam pastaj kam edhe nja 25 vjet që jetoj në Athinë dhe mund të bëj gabime drejtshkrimore por fjalët e urta i kuptoj shumë mirë dhe di si dhe ku përdoren. .dhe meqë po e mbyll tani këtë çarçafin (kur thotë tfgs) të uroj shëndet dhe qetësi shpirtërore dhe po të kujtoj edhe një fjalë të urtë që ty më tepër se askujt tjetër duhet ti bëj punë. .
        ‘Po fjete me qentë do gdhihesh me pleshta ‘..

  2. ?????? says:

    Irani te ha kaken komplet

  3. rripitipitytytyrripity says:

    Uo laliiiiii nuk pjerdh njeri per ty, ti vetem po u perdore nga agjencite sekrete mike si mish per top per te justifikuar levizjen e rradhes kunder rregjimit ne iran se irani vete nuk ka interes tek 2 apo 3 mije vete qe jetojn mijera km larg tashme te mbyllur ne nje ferme. Jane shume agjenci mike dhe jo-mike qe veprojne ne shqiperi, qe nga ato turke, iraniane, greke, serbe, italiane, gjermane, britanike. amerikane, ruse, austriake, franceze, izraelite, saudite e ca te tjera. Po te duan te bejne gje e bejne e ske ci ben tu rruash bithen, mos e paç kismet thuaj se vallahi pas termetit nuk na duhen trazira shtese, dhe ata e dine qe ne jemi nje cope rremoqe lidh mas kamionit.

  4. rripitipitytytyrripity says:

    Uo laliiiiii nuk pjerdh njeri per ty, ti vetem po u perdore nga agjencite sekrete mike si mish per top per te justifikuar levizjen e rradhes kunder rregjimit ne iran se irani vete nuk ka interes tek 2 apo 3 mije vete qe jetojn mijera km larg tashme te mbyllur ne nje ferme. Jane shume agjenci mike dhe jo-mike qe veprojne ne shqiperi, qe nga ato turke, iraniane, greke, serbe, italiane, gjermane, britanike. amerikane, ruse, austriake, franceze, izraelite, saudite e ca te tjera. Po te duan te bejne gje e bejne e ske ci ben tu rruash bithen, mos e paç kismet thuaj se vallahi pas termetit nuk na duhen trazira shtese, dhe ata e dine qe ne jemi nje cope rremoqe lidh mas kamionit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje