FOTOT: Zonat malorë në Korçë zbardhen nga bora, të gjitha akset e kalueshme pa zinxhirë

12 Janar 2020, 09:03Sociale TEMA
FOTOT: Zonat malorë në Korçë zbardhen nga bora, të

Reshjet e borës që kanë vijuar gjatë gjithë natës kanë bërë që zonat e larta malore të Korçës siç janë zona e Ersekës, fshatrat turistikë Dardha dhe Voskopoja të mbulohen nga bora e cila ka arritur nga 5-10 cm.

Sipas zyrtarëve te autoritetit lokal të rrugëve nacionale, nuk paraqiten probleme për sa i përket qarkullimit të automjeteve. Të gjitha akset janë të kalueshme pa zinxhirë, ndonëse u bëhet thirrje shoferëve për kujdes maksimal në këto rrugë për shkak të lagështirës.

Prej orëve të para të mëngjesit kontraktorët po punojnë me pastrim dhe kriposje në rrugët që sipas tyre paraqesin më shumë probleme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje