Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas kthimit për rishqyrtimin në Kuvend të Paketës Anti- Shpifje nga ana e presidentit Ilir Meta.
Në një deklaratë për median Balla tha se me këtë akt të ndërmarrë Meta iu bind urdhërit të Lulzim Bashës.
Më tej Balla shtoi se dekreti i presidentit do të rrëzohet sa më shpejt në Kuvend.
”Unë e kam bërë komentin për këtë çështje qysh në seancë plenare, kur ky hap i rëndësishëm që Shqipëria hodhi për të luftuar dezinformimin si një kërcënim për cilësinë e demokracisë jo vetëm në Shqipëri, po kudo në botën demokratike, se presidenti Ilir Meta “pas urdhërit” të Lulzim Bashës do të kthente mbrapsht përmes dekretit dy ligjet komponentë të kësaj pakete të parë të betejës me shpifjen.
Edhe në të ardhmen, legjislacioni shqiptar duhet të përmirësohet sa më shumë për të garantuar fitoren e së vërtetës ndaj shpifjes.
Dua të ritheksoj se përmirësimet ligjore janë certifikuar tërësisht nga partneri i rëndësishëm OSBE edhe në kuadër të faktit historik tashmë që shqipëria ka nderin të drejtojë këtë organizatë që mban në vetvete më shumë se 1 miliard qytetarë dhe më shumë se 57 vende.
Më 20 janar dekretet i njoftohen Kuvendit, dhe në seancën më të parë dekretet e Metës do të rrëzohen.”- tha Balla. (TemA)
Prandaj Tualeti duhej ta kishte shkarkuat Floririn.
O ZOT SI U KATANDIS SHQIPERIA TE DREJTOHET NGA FSHATARE SHPIRT ZI SI KY KOKE PAGURJA NGA LIBRAZHDI.EDI RAMA PO DEL ME MUT SE SALIU.