100 vjet nga Kongresi i Lushnjes: Ruçi, Braçe dhe Murrizi kremtojnë festimet në shtëpinë muze

21 Janar 2020, 09:55Politika TEMA
100 vjet nga Kongresi i Lushnjes: Ruçi, Braçe dhe Murrizi

Kanë nisur festimet në qytetin e Lushnjes, në kuadër të 100 vjetorit të ‘Kongresit të Lushnjes’.

Mësohet se për ta përkujtuar këtë ngjarje historike në shtëpinë muze kanë shkuar  kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, zëvendës kryeministri Erion Braçe, nënkryetari i Kuvendit Myslum Murrizi, kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe dhe deputetja Tatjana Nurçe.

Në organizimin e këtij eventi vihet re emocioni i qytetarëve lushnjarë, të cilët kanë dalë me flamuj në duar duke festuar entuziastë.

Si sot 100 vite më parë ‘Kongresi i Lushnjes’ mori disa vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit, duke frenuar copëtimin e Shqipërisë, rrëzimin e qeverisë së Durrësit dhe zgjedhjen e Tiranës kryeqytet të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje