Nga Dashnor Kaloçi
Publikohen disa dokumente të nxjerra nga arkivat sekrete të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë (tashmë të deklasifikuara), të cilat bëjnë fjalë mbi një korespodencë të misionit diplomatik shqiptar në OKB dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, lidhur me një kërkesë të bërë nga kongresmeni amerikan, Joseph Kennedy, djali i madh i senatorit amerikan Robert F. Kennedy.
Ai në gushtin e vitit 1989, i paraqiti një kërkesë përfaqësuesit të përhershëm pranë misionit shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkim Pitarka, duke i kërkuar që ata ta paisnin me një vizë, pasi ai dëshironte që të vinte për një vizitë në Shqipëri, duke dhënë dhe shpjegimet e rastit rreth arsyeve që e obligonin për ta ndërrmarë atë udhëtim, si dhe planet konkrete që ai kishte për ta ndihmuar vëndin e vogël ballkanik. Cili ishte ndërmjetësi që mundësoi takimin në mes politikanit të lartë të SHBA-ve dhe msionit shqiptarë në OKB, që ishte dhe zyrtari i parë amerikan që pritej prej tyre që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe debatet e ashpra që u bënë prej tyre lidhur me arsyet që iu parashtruan atij dhe përgjigjien negative e refuzimin kategorik që Tirana zyrtare po i bënte kërkesës së tij…?!
Në fundin e viteve ’80-të kur në mbarë Europën Lindore kishin filluar dhe po frynin “erërat e Perëndimit”, gjë e cila u “finalizua” me rrëzimin e Murit të Berlinit dhe hapjen e kufijve të disa shteteve ish-komuniste, si Hungaria etj., (ku turma njerzish vërshuan drejt Gjermanisë Perendimore), në Shqipërinë komuniste dukej se gjërat po rrinin në vënd dhe “ujrat” nuk po lëviznin! Madje po ndodhte e kundërta! Kështu, ndryshe nga pjesa më e madhe e vëndve ish-komuniste të Lindjes që i thanë ok “Perestrojkës gorbaçoviane”, duke e përkrahur dhe zbatuar atë, Ramiz Alia, pasardhësi i Enver Hoxhës, që ishte betuar për “vazhdimësinë”, po i mbahej “fjalës së dhënë”, dhe me qëndrimet e deklaratat e tij, si: “Nuk tundet Taraboshi nga era”, Shqipëria nuk është as Lindje, as Perëndim”, “Edhe bar do ham, por parimet nuk i shkelim”, etj., duket se po i çonte sinjale të qarta si Lindjes ashtu dhe Perëndimit, se ato gjëra nuk mund të ndodhnin kurrsesi në Shqipëri.
Dhe nisur nga këto qëndrime dhe deklarata të pasëardhësit të Enver Hoxhës, shumë analistë të huaj që ndiqnin me vëmëndje dhe interes të veçantë ngjarjet në vëndin e vogël komunist më të prapambetur të Evropës, i shihnin me skepticizëm ndryshimet që mund të ndodhnin, kjo edhe për shkak të izolimit gati gysëm shekullor që kishte Shqipëria komuniste dhe që po vazhdonte ende. Ndoshta kjo, edhe për shkak të informacionit të pakët që ata kishin se ç’ndodhte në këtë vënd të vogël të Ballkanit, si dhe një interesi të pakët që po tregonte bota, apo më saktë Perëndimi për të?! Kjo tezë, pra, “interesi i pakët i Perëndimit” ndaj Shqipërisë komuniste, pas viteve ’90-të, është përdorur si një justifikim nga ish-kreu komunist Ramiz Alia e ndonjë tjetër bashkëpunëtorë i tij, për të përligjur jo vetëm vonesën e reformave në aspektin ekonomik dhe politik që ndodhën në Shqipëri, por edhe gjëndjen tejet të mjeruar dhe katastrofike ku e çoi vëndin vija e tyre politike që ndoqën prej gati gjysëm shekulli.
Po, a ka pasur vërtetë një “interes të pakët të Perëndimit”, ndaj Shqipërisë komuniste, të paktën në periudhën “post Enver Hoxha” nën udhëheqjen e Ramiz Alisë?
Duke përjashtuar vizitën e Shtrausit në Shqipëri në mesin e viteve ’80-të dhe negociatat e tij që kishin filluar që në gjalljen e Enver Hoxhës, pothuaj nuk ka asnjë të dhënë apo fakt tjetër që ta konfirmojë këtë gjë. Të paktën publikisht në shtyp apo në librat memuaristikë, nga ish-diplomatë e funksionarë të lartë të asaj kohe që, për arsye pune, j’u dha rasti të merreshin apo të negocionin me zyrtarë të huaja që kishin shprehur interes për Shqipërinë komuniste.
Si p.sh. diplomatët shqiptarë pranë misionit diplomatik të OKB-së, ku në mesin e viti 1989, kongresmeni amerikan, Joseph Kennedy, (pinjoll i familjes së njohur amerikane dhe i biri i Robert Kennedy), bëri demarshe të madha që të vinte për një vizitë në Shqipëri, duke iu premtuar ndihma konkrete dhe duke argumentuar me fakte bindëse se përse kërkonte të vinte për vizitë dhe të ndihmonte Shqipërinë?! Por ata, pra misioni diplomatik shqiptar në OKB, pas refuzimit kategorik që iu bënë eprorët e tyre në Tiranë, jo vetëm që nuk e lejuan politikanin e njohur amerikan që të vinte në Shqipëri, por i nxorrën lloj lloj preteksesh tepër absurde (absudre dhe për atë kohë), dhe nuk ia aprovuan kërkesën e tij?! Madje edhe pas lutjeve dhe kërkesave të një pas njëshme të tij me letra dhe takime, qëndrimi i udhëheqjes së lartë komuniste ishte i prerë: “Joseph Kennedy, nuk duhet të vijë në Shqipëri”
Lidhur me këto dhe të tjera ngjarje dhe fakte për kërkesën e kongresmenit amerikan, Joseph Kennedy, për të ardhur në Shqipëri, si dhe debatet që ai zhvilloi me diplomatët e misionit shqiptar në OKB-së, ky ishte dhe zyrtari i parë amerikan që ata takonin që nga mbarimi i Luftës së Dytë Boterore, etj., na njohin një sërë dokumentesh arkivore (tashmë të deklasifikuara), që publikohen për herë të parë ekskluzivisht nga Memorie.al
Informacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtëme lidhur me kërkesën e gazetarit amerikan me origjinë shqiptare, Peter Lukas, për kërkesën e kongresmenit amerikan, Joseph Kennedy, që të vijë për vizitë në Shqipëri
I n f o r m a c I o n
1.Këto ditët e fundit, gazetari politik amerikan me origjinë shqiptare, Peter Lukas ka dërguar një teleks në të cilin thotë se “kongresmeni amerikan Xho Kenedi, nipi i presidentit të ndjerë, do të donte të vizitonte Shqipërinë, me 1 shtator”, së bashku me të.
Kur ishte në Shqipëri për vizitë, Peter Lukasi e ka quajtur Xho Kenedin “mik personal të tij dhe një nga personalitetet më në zë në politikën e jashtëme amerikane, i cili ka influencuar edhe në Kongresin amerikan për miratimin e rezolutës për çështjen e Kosovës”.
Xho Kenedi, kongresmen amerikan, është nip i Xhon F. Kenedit dhe i biri i Robert Kenedit, kandidat për president, i cili edhe ai u vra.
Mendojmë që, për tani, ta evitojmë këtë kërkesë, duke udhëzuar Misionin tonë në New York, që të komunikojmë me Peter Lukasin e t’i thotë atij që këtë çështje ta diskutojmë kur të vijë atje delegacioni ynë, i cili do të marrë pjesë në sesionin e 44-të të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së.
2. Kryetari i Lobit shqiptaro-amerikan, Xhozef Dioguardi, me banim në New York, nëpërmjet shqipëtarëve të ndryshëm patriot që jetojnë në SHBA, ka shprehur dëshirën e tij për të ardhur në Shqipëri, si vizitor. Ai ka qenë kongresmen për shtetin e New York dhe tani, si qytetar privat, është vënë në krye të Lobit shqiptar, i cili ka rreth 6 muaj që është krijuar, me synimin kryesor: propogandimin e gjendjes së popullit shqiptar në Kosovë e në viset e tjera të Jugosllavisë, si pasojë e dhunës terroriste të shovinizmit serbomadh.
Vetë ai është me origjinë arbëreshe gjë që e propogandon, në çdo rast, me krenari. Tani është polotësisht i angazhuar me drejtimin e veprimtarisë së Lobit, i cili luajti një rol të rëndësishëm në miratimin e rezolutave kundër Jugosllavisë nga Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan, si dhe nga Senati Amerikan. Ai ka njohje të shumta në hierarkinë legjislative të SHBA. Sipas burimeve të lartpërmendura, në asnjë rast publik, nuk ka folur negativisht për vëndin tonë.
Sadoqë rasti i Dioguardit është pak ndryshe nga ai i Xho Kennedit, sepse Dioguardi është qytetar privat dhe ka avantazhin që është me origjinë shqiptare, mendojmë që, për tani, edhe kërkesën e tij ta evitojmë, duke e lënë mundësinë të hapur. Delegacioni ynë, gjatë qëndrimit në New York, të paraqitet të mësojë më shumë për personin dhe veprimet e Dioguardit.
Tiranë, më 17 gusht 1989
………………………………………………………………………………………………………………………….
Letra e kongresmenit Joseph Kennedy, për ambasadorin shqiptar, Bashkim Pitarka, në SHBA
Komiteti Shqiptar për Marrëdhënien Kulturore
E Miqësore me Botën e Jashtëme.
KONGRESI I SHTETEVE TE BASHKUARA
DHOMA E PERFAQESUESVE
WASHINGTON DC 2015
5 shtator 1989
Bashkim Pitarka
Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë
Përfaqësues i Përhershëm i RPS të Shqipërisë
Pranë Kombeve të Bashkuara
I dashur ambasador Pitarka,
Po ju shkruaj juve për t’u shprehur me respekt interesimin tim të fortë për të vizituar vëndin tuaj.
Si antar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara nga Bostoni, shteti i Mesecusets-it jam i interesuar për Shqipërinë nëpërmjet miqve të mij nga komuniteti shqiptar këtu. Shqiptaro-amerikanët kanë dhënë një kontribut të madh për kombin tonë dhe unë jam i besimit se marrëdhënien më të ngushtë midis popullit të SHBA dhe popullit të Shqipërisë do të ishin në avantazh të të dy vendeve.
Qëllimi i udhëtimit tim do të jetë që të kuptoj më mirë kulturën, historinë dhe nevojat e vëndit tuaj dhe për të arritur një mirëkuptim më të madh të Shteteve të Bashkuara. Nëpërmjet një angazhimi dhe marrëveshjeje reciproke, ne mund të eksplorjmë mundësitë për hapjen e disa lidhjeve ekonomike e kulturore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Për shembull, ne mund të merreshim vesh për shkëmbimin nga të dy vendet të grupeve drejtuesish në fushën e biznesit, akademikëve apo organizatave kulturore. Udhëtime të tilla mund të përdoreshin për të identifikuar më tej mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve me dobi reciproke.
Unë besoj se populli shqiptar ka shumë për t’i ofruar popullit të SHBA-ve dhe unë do të dëshiroja të vizitoja vendin tuaj në mënyrë që të mund të fillonim një dialog. Do të shpresoja se një udhëtim i tillë mund të rregullohej për një periudhë aty nga fundi i këtij viti ose në fillim të vitit tjetër.
Ju falenderoj për shqyrtimin e kërkesës sime. Do të kisha kënaqësinë të takoheshim personalisht me ju, zoti ambasador, kur ta kini ju të mundshme për të diskutuar më tej lidhur me këtë çështje.
Me sinqeritet.
Joseph P. Kennedy II
Antar i Kongresit
……………………………………………………………………………………………………………………………
Udhëzimi nga Tirana: Joseph P. Kennedy, të mos vijë në Shqipëri
Nipi i presidentit Kennedy, Joseph Kennedy të mos vijë për vizitë në Shqipëri. Mund të pritet në takim nga ambasadori në qoftë se kërkon dhe me korrektesë t’i thuhet se kjo dëshirë për arsye të njohura të shkallës së marrëdhënieve me SHBA për tani nuk realizohet (nga SHBA nuk shohim ndonjë gjest ndaj Shqipërisë që ta justifikonte një Vizitë të tillë).
-Ish- senatori De Guardia në qoftë se kërkon të vijë, meqenëse ai është arbëresh, kërkesa e tij mund të shihet.
-Funksionarë të organizatave ndërkombëtare amerikane dhe sovjetike të mos pranohet të vijnë në Tiranë.…………………………………………………………………………………………………………………
Informacioni i ambasadorit Pitarka për Ministrinë e Jashtëme në Tiranë lidhur me kërkesën e kongresmenit, Joseph P. Kennedy, që kërkonte me insistim vizë për në Shqipëri
Prot. Nr. 383 New York, me 15.10.1989
MINISTRISË SE PUNËVE TË JASHTME
T I R A N Ë
Bashkëlidhur ju dërgojmë dokumentat:
1.Informacionin “Mbi kërkesën e kongresistit amerikan Joseph P. Kennedy II për të vizituar vëndin tonë dhe takimin e tij në mision punuar nga shokët Bashkim Pitarka dhe Sazan Bejo;
2.Informacion “Mbi debatin e përgjithshëm të komisionit ekonomik e financiar”, punuar nga sh. Kadri Cenko.
Përfaqësuesi i Përhershëm
(Bashkim Pitarka)
I N F O R M A C I O N
Mbi kërkesën e kongresmenit Joseph P. Kennedy II për të vizituar vendin tonë dhe takimin e tij në mision
Siç dihet në korrik të këtij viti gazetari me origjinë shqiptare nga Bostoni, Peter Lucas, i dërgoi një telegram në Tiranë, me anën e të cilit lutet të ndihmohet për vajtjen për vizitë private në vendin tonë të antarit të Kongresit të SHBA, Joseph P. Kennedy II. Me 5 shtator 1989 vetë kongresisti amerikan Joseph Kennedy, në një letër drejtuar titullarit të misionit tonë pranë OKB-së, Bashkim Pitarka, paraqiste kërkesën e tij për të shkuar për një vizitë private në Shqipëri, duke e argumentuar me dëshirën e tij për të parë e njohur vendin tonë si mik i komunitetit shqiptaro-amerikan të elektoratit të tij të shtetit Meseçusets dhe për “të hapur një dialog për eksplorimin e mundësive për vendosjen e lidhjeve ekonomike e kulturore midis Shqipërisë dhe SHBA”.
Duke insistuar në kërkesën e tij për të realizuar këtë vizitë, kongresisti J. Kennedy mori në telefon misionin tonë dhe kërkoi të flasë me titullarin dhe me që ky i fundit nuk ndodhej në mision u lut që ai t’ia kthente telefonatën. Sh. Bashkim Pitarka sipas udhëzimeve e mori në telefon dhe pasi dëgjoi përsëri kërkesën e kongresistit Kennedy, për organizimin e vizitës në Shqipëri, i tha shkurt se tani për tani nuk mund të realizohet kjo vizitë e se meqënëse në telefon nuk mund t’i jepte shpjegime më të hollësishme, ishte i gatëshëm ta priste kongresmenin në takim në mision kur t’i paraqitej atij rasti për të ardhur në New York. Në fakt kërkesën për takimin kongresisti e bëri pas disa ditëve nëpërmjet mikut të tij, gazetarit P. Lukas.
Me datën 13 shtator 1989 pritëm në selinë e misionit tonë pranë OKB-së në New York antarin e Dhomës së përfaqësuesve të kongresit të SHBA, Joseph P. Kennedy II, përfaqësues i shtetit të Meseçutes. Në takim ai shoqërohej nga dy shqiptarë, P.Lukas dhe Lul Theodhos, si dhe nga ndihmësi i tij ekzekutiv James E. Mahoney. Nga misioni ynë morën pjesë Bashkim Pitarka dhe sekretari i parë i misionit, Sazan Bejo.
Kongresisti J. Kennedy, pasi falenderoi me përzemërsi që u prit nga ne në misionin shqiptar dhe shprehu kënaqësinë e tij për njohjen me ne, ndër të tjera tha: “Siç u kam shpjeguar edhe në letrën që u kam dërguar para disa kohësh, si dhe në bisedën që m’u dha rasti të kem me ju në telefon, unë kam kohë që dëshiroj të shkoj për një vizitë private në Shqipëri. Kjo dëshirë më ka lindur jo vetëm thjeshtë nga interesimi për të parë një vënd si Shqipëria, të cilën nuk e njohim shumë, por edhe i nisur nga miqësia që ndjej për miqtë e mij të komunitetit me origjinë shqiptare të elektoratit tim në Meseçustes, i cili ka dhënë e jep një kontribut shumë të vlefshëm për kombin tonë. Unë gjithashtu jam nisur edhe nga predispozicioni im pozitiv e miqësor për të kontribuar në njohjen dhe afrimin midis dy popujve tanë. Kam shumë dëshirë, pra, që ju të ndërmjetësoni për të m’u dhënë mundësia të shkoj për vizitë në Shqipëri, që të njihem nga afër me popullin e vendin tuaj, me kulturën, historinë dhe jetën e nevojat e vendit tuaj, si dhe për të dhënë një kontribut direkt për arritjen e një mirkuptimi më të gjerë për SHBA. Ka ardhur koha që të merret iniciativa për vendosjen e lidhjeve e kontakteve për të arritur në përmirsimin e vendosjen e marrëdhënieve midis dy popujve e dy vendeve tona.
Kjo do të ishte në dobi të të dy vendeve. Një arritje e tillë do të plotësonte edhe dëshirën e vjetër e shumë të madhe të qytetarëve tanë shqiptaro-amerikan, të cilët për një kohë tashmë shumë të gjatë kanë mbetur pa lidhje me atdheun e tyre të origjinës. Këtu e kam fjalën sidomos për brezat më të rinj, që janë rritur pa e parë e njohur atë. Nga miqtë e mij shqiptaro-amerikan, kam mësuar për zhvillimin e vendit tuaj dhe ndryshimet që kanë ndodhur atje. Kam mësuar se kini arritur një zhvillim të mirë të bujqësisë, arsimit e kulturës dhe në fusha të tjera; se vëndi juaj nuk ka probleme të mprehta sociale, si krimet, papunësia, etj,. Mbi të gjitha më kanë thënë se kini një vend e natyrë shumë të bukur, të cilin kam vërtetë dëshirë e pasion për ta parë nga afër.
Unë, vazhdoi J. Kennedy, vërtetë jam një zyrtar qeveritar, një antar i Kongresit amerikan, por megjithatë dua që vizita ime të jetë ….
Viza per keta nuk Varej nga Pitarka, por direct nga Ramiz Alia.
Shpejt janw deklasifikuar…..kur njerezit jane gjalle ne pergjithsi nuk dekladifikohen….mund te kete sensitete….por ne Shqiperi eshte rrumpalle. Drejtore 25 vjecare….
Kerkesa eshte bere me 1989, kur lindja po merrte flake, por komunistet tane kishin frike. Kjo eshte politika shqipere e vendit me dogmatik, me te mbyllur dhe me te prapambetur ne lindje. Asnjehere nuk kane menduar per vendin po per vete. Keshtu larguan dhe Shtrausin e gjermanise. Enveri, Ramizi dhe Nexhmija, keta shpirt muter, e ndane shqiperine nga bota per 50 vjet.
Te vjen keq per deklasifikimin sepse, mendja jote nuk e pelqen hapjen.por ky dokument ishte sekret per komunistet. Sot dokumente te tilla Jane publike, nuk sekreteohen.
Per fi
Legenin e kaloç sumes , nuk ishin lepirsa bythe ata qe drejtuan vendin per 50 vjet o debil , sot qi…n ne byth politikanet tan edhe kur vjen nje klloshar nga amerika , se sot politiken e drejtojn njerez pa taban e moral , ca hajdut te rendomt qe per interesin personal japin bythen , e dyta pse ishim ne vendi me i pa zhvilluar ne europ o legen , kur ne at koh ne kishim uzina fabrika kombinate shkolla spitale me kualitet , kur te ter popullin e kishim ne pun e ne shkoll , ku e pe ti prapambetjen o zgjyr , çfar mund te themi sot qe nuk kemi as industri as shkolla per te qen, as pun as kombinate uzina si ne at koh , kur kemi shkolla qe nxierin dtudenta qe nuk din tabelen e shumzimit dhe gazetar qe nuk njohin korrekt gjuhen letrare , kur njereit hidhen nga taracat e pallateve e ballkoneve se jan pa pun dhe pa te ardhme kur esht shkaterruar ne total familja SHQIPTARE e asaj kohe dhe nuk egziston me , kur popullsia nga 4.5 milion banor shkoi ne 1.5 milion banor ne kto kohen tende te lumtur o idjoti kaluç suma , per cilen koh thua ti o injorant dhe palaço burr qe ishim vendi me i varfer ne at koh , ne nuk mbaheshim per te pasur , por edhe ne europ nuk ishte noj bolliku madh ne at koh o injorant se po kalojm gjysmen e jetes ktej dhe po ishikojm çpo tregojn per ate periudh kur ne ishin nen drejtimin e PPSHs , ne vitet 70t dhe ktej nje televizor kishte i ter kartieri me nje top leter bythe fshinte nje komunitet bythen , europa o degjenerat e mori zhvillimin mbas viteve 90t kur doli ordinatori par , kur filloj rritja shkencore ne elektronik , se ne at koh europa dilte neper greva se njerzit i kishin pa pun , kishin konfeksione me shum se ne dhe lirin gjoja te fjales , por jo te ter ishin bosa , kishte me fukarej se ne vendin ton ne at koh o injorant , sot po sot jemi vendi i fundit ne bot mas xhibutit , se kemi shkaterruar te ter ish industrin e leht dhe te rend qe na trasheguan te paret tan , shkaterruam i vum zjarrin shkollave spitaleve zbuam intelektualet dhe njerzit e shkences i zevendesuam me njerez injoran pa shkoll qe njohin vetem drogen hajduterin degjenerimin dhe shkaterrimin total , kemi ber pallate te bukura sot me leket e prostitucionit me djersen e ,,,, te femrave SHQIPTARE te kapitalizmit ton tribal , kemi ber rrug per te vjedhur parat dhe kemi mar 400 miliard euro borxh dhe nuk kemi asgje per be por vetem rreklamen ne façad qe jetojm bukur , por po te hysh pak me ne thellsi gjen fukarallik parahistorik po jetojn njerzia jasht tiranes neper shpella dhe bunker , rinia sot nuk ka nje te ardhme , pra kaloç Suma kur te besh krahasim me ate koh qe ti zgjebarrak me hajdutet dhe antishqiptaret sot e citoni si vendin me te varfer te europes per te denigruar ate sistem qe ju hajdutve antishqiptarve dhe ju jepte plumbin , ne nuk ishim te pasur ne at koh kishim shum mangsi as qe diskutohet edhe fukarallik kishte , se kishim nje shtet qe nuk kishte te drejt me kushtetut te merte borxh por ishin shum me te ndershem se ju sot , te pakten nuk na vidhnin per interesat e tyre kjo duhet then . po ne krahasim me sot po te besh bilanç jepi popull qe kemi humbur kto 30 vjet nuk kemi fituar, me politikan antishqiptar dhe me llumin qe na drejton ne te tera fushat e jetes.
Per fi
Legenin e kaloç sumes , nuk ishin lepirsa bythe ata qe drejtuan vendin per 50 vjet o debil , sot qi…n ne byth politikanet tan edhe kur vjen nje klloshar nga amerika , se sot politiken e drejtojn njerez pa taban e moral , ca hajdut te rendomt qe per interesin personal japin bythen , e dyta pse ishim ne vendi me i pa zhvilluar ne europ o legen , kur ne at koh ne kishim uzina fabrika kombinate shkolla spitale me kualitet , kur te ter popullin e kishim ne pun e ne shkoll , ku e pe ti prapambetjen o zgjyr , çfar mund te themi sot qe nuk kemi as industri as shkolla per te qen, as pun as kombinate uzina si ne at koh , kur kemi shkolla qe nxierin dtudenta qe nuk din tabelen e shumzimit dhe gazetar qe nuk njohin korrekt gjuhen letrare , kur njereit hidhen nga taracat e pallateve e ballkoneve se jan pa pun dhe pa te ardhme , kur esht shkaterruar ne total familja SHQIPTARE e asaj kohe dhe nuk egziston me , kur popullsia nga 4.5 milion banor shkoi ne 1.5 milion banor ne kto kohen tende te lumtur o idjoti kaluç suma , per cilen koh thua ti o injorant dhe palaço burr qe ishim vendi me i varfer ne at koh , ne nuk mbaheshim per te pasur , por edhe ne europ nuk ishte noj bolliku madh ne at koh o injorant se po kalojm gjysmen e jetes ktej dhe po ishikojm çpo tregojn per ate periudh kur ne ishin nen drejtimin e PPSHs , ne vitet 70t dhe ktej nje televizor kishte i ter kartieri , me nje top leter bythe fshinte nje komunitet bythen , europa o degjenerat e mori zhvillimin mbas viteve 90t kur doli ordinatori par , kur filloj rritja shkencore ne elektronik , se ne at koh europa dilte neper greva se njerzit i kishin pa pun , kishin konfeksione me shum se ne dhe lirin gjoja te fjales , por jo te ter ishin bosa , kishte me fukarej se ne vendin ton ne at koh o injorant , sot po sot jemi vendi i fundit ne bot mas xhibutit , se kemi shkaterruar te ter ish industrin e leht dhe te rend qe na trasheguan te paret tan , shkaterruam i vum zjarrin shkollave spitaleve zbuam intelektualet dhe njerzit e shkences i zevendesuam me njerez injoran pa shkoll qe njohin vetem drogen hajduterin degjenerimin dhe shkaterrimin total , kemi ber pallate te bukura sot me leket e prostitucionit me djersen e ,,,, te femrave SHQIPTARE te kapitalizmit ton tribal , kemi ber rrug per te vjedhur parat dhe kemi mar 400 miliard euro borxh dhe nuk kemi asgje per be por vetem rreklamen ne façad qe jetojm bukur , por po te hysh pak me ne thellsi gjen fukarallik parahistorik po jetojn njerzia jasht tiranes neper shpella dhe bunker , rinia sot nuk ka nje te ardhme , pra kaloç Suma kur te besh krahasim me ate koh qe ti zgjebarrak me hajdutet dhe antishqiptaret sot e citoni si vendin me te varfer te europes per te denigruar ate sistem qe ju hajdutve antishqiptarve dhe ju jepte plumbin , ne nuk ishim te pasur ne at koh kishim shum mangsi as qe diskutohet edhe fukarallik kishte , se kishim nje shtet qe nuk kishte te drejt me kushtetut te merte borxh por ishin shum me te ndershem se ju sot , te pakten nuk na vidhnin per interesat e tyre kjo duhet then . po ne krahasim me sot po te besh bilanç jepi popull qe kemi humbur kto 30 vjet nuk kemi fituar, me politikan antishqiptar dhe me llumin qe na drejton ne te tera fushat e jetes.thoni te verteten .
Mbase na e thot Nexhmia kte fakt sipas logjikes se saj , ne ate librin e saj mbushur agjentesh ! Kjo patriote qe organizoi te sillte pasardhesin e te shoqit me eliminimet makaber pa fund , qe po mundohet te na mbush mendjen se ska gabuar kurr ! Kur pan fundin e Causheskut vrapuan te bejn “leshime” miu ze holl, bashk me kte lugatin qe shkoi 100 vjec ! Mbaj mend qe Ramizi shkoi ne NjuJork (nuk di pse ) aty nga Shtatori i 1990 mbasi nga fundi i Dhjetorit 1989 u egzekutua cifi Caushesku ! Akoma nuk esht i qart ky udhetim e me ke kontaktoi atje Ramiz Alia , lakeu dhe kllouni i familjes Hoxha i cili mbeti edhe pa gruan qe sic kam ndigjuar , ish nje njeri i mir ! Qellimin e ktij udhetimi akoma nuk e dim, por si dinak klasi tashme cifti Nexhmie Ramiz , mendoj se ish tymi per te shpetuar koken e te mashtronte Perendimin per ndryshime ! Ne fakt kta qelbesira besoj organizuan te na sjellin kryeqelbesirin Sali , qe i shperbleu pa ju mar koken , ndryshe sic benin kta per 45 vjet me armikun e klases !!! I beri kesaj nje gjygj qesharak kafeje ,dhe kapoplehun ,agjentin e vertet e la te jetoj neper kembet e shqiptareve a thua se nuk ish edhe ai pergjegjes dhe pjes e diktatures …! Na hedh kte liber tani, qe te harojm reaitetin dhe viktimat ne “thertore ” ! Na lan pas kelyshet e tyre , te hurit e litarit , qe tju bejm lavdi e ti kerkojm me qiri e te harojm gjynahet e tyre ….
o injorant lexusi qe je nje njeri kaq i semure kjo nuk diskutohet, e quan legen Kaloćin ,pse ? ai thjesht po boton disa shenime to kohes islamiko komuniste ku qendron problemi ketu ? a po ju shpirteligjve komunista nuk ju pelqen te flitet per te kaluaren tuaj, sepse ju e dini qe te keqiat qe i keni bere atij populli per 50 vjet fatkeqesisht nuk riparohen edhe per 50 vjet te tjera …
Kaloshi shkruan òfar thon arkivat asgjè mè tepèr kush èsht i dashuruar me sistemin bastard tè e,hoxhès e ka rrugèn e hapur pèr Bjellorusi ose Koreja e Veriut.Edhe dhi e zgjebosur dhe bythèn pètpjet thotè populli,Meqènse ramizi me nexhmijen u trembèn nga rasti i çausheskut filluan tè lèshojn pak litarin.çfar industrie tè rènd kishte ky vend qè gjithçka vinte nga jasht?Industria e leht po ajo funksiononte dhe èshtè merit e Sali Berishès me Pashkon qè e asfaltuan komplet ekonomin shqiptare duke e gjunjèzuar por nuk do tè thot se ishim tè pasur mjaft tu hedhèsh njè sy fotografive dhe filmimeve tè 1990 ès nga italia dhe greqia ku shikohet nè fytyrat e shqiptarève mungesa e vitaminave.Sa pèr Kenedin ishin plehrat tanè nga ramizi dhe nexhmija ,çfar tè keqe do ti vij nga familja mè demokratike nè botè si Kenedi shqipèris?Jemi i vetmi vend ish komunist nè europè ku komunist dhe ish komunist tè prezantuar si demokrat fundosèn popullin shqiptar por nuk humbej dinjiteti i shqiptarit nqse vizitohej nga amerikan gjerman shejtan etj etj etj sepse tè keqen e kemi brènda nè qeverin tonè .