Komentatorja kosovare ironizon me Jorgjin: Gjyqtari më i mirë shqiptar, imagjino më të keqin

23 Janar 2020, 13:28Sport TEMA

Qeqa Krelani, komentatorja e njohur sportive në Kosovë, e ndjek me shumë interes kampionatin shqiptar.

Ajo ka ndjekur ndeshjen e Tiranës me Bylisin, që u luajt dje dhe u mbyll me fitoren e bardhebluve (2-1) me golin e Ngosë në frymën e fundit.

Goli i anglezit solli shumë polemika dhe kontestime të ashpra të lojtarëve te Bylisit, ndaj arbitrit të kësaj sfide Enea Jorgjit.

Gazetarja në profilin e saj në “Instagram”, nuk e ka kursyer ironinë për Jorgjin, duke shkruar: “3 pikë shumë të rëndësishme për Tironën. Me titull Enea Jorgji – gjyqtari më i mirë në Shqipëri – herë herë edhe me vepra”.

“Enea Jorgjin e kemi arbitrin më të mirë shqiptar”, dëgjohet të thuhet në sfondin e kësaj videoje. Ndërkaq përgjigja vjen me të qeshur: “Domethënë kjo po mendon si i bie më i keqi”.

1 komente në “Komentatorja kosovare ironizon me Jorgjin: Gjyqtari më i mirë shqiptar, imagjino më të keqin”

  1. LULJA says:

    PO S’ KA GJE NGA KOSOVA ESHTE SHIKOJE EMRIN QEQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje