“Standard & Poor’s” vlerëson me B+ ekonominë shqiptare, Denaj: Përmirësim jetës së qytetarëve dhe klimës së biznesit

1 Shkurt 2020, 11:20Ekonomia TEMA

Në rishikimin më të fundit të saj, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj thekson se “pritshmëritë e S&P mbi zhvillimet e qëndrueshme të ekonomisë në periudhën afat-mesme mbeten pozitive, duke vlerësuar reformat dhe menaxhimin e financave publike shqiptare”.

“Pritshmëritë e S&P mbi zhvillimet e qëndrueshme të ekonomisë në periudhën afat-mesme mbeten pozitive, duke vlerësuar reformat dhe menaxhimin e financave publike shqiptare ?? Agjenda e reformave të qeverisë do të vazhdojë në përmirësim të jetës së qytetarëve dhe klimës së biznesit në vend”, shkruan ministrja Denaj.

Ky vlerësim bazohet në pritshmëritë e S&P për një rritje të qëndrueshme ekonomike gjatë periudhës afat-mesme, vijimin e mbajtjes nën kontroll të deficitit buxhetor dhe uljes së borxhit publik.

Agjencia vlerëson se në vitin 2019 deficiti buxhetor ishte në përputhje të plotë me targetin prej 1.9% të PBB, pavarësisht se u godit nga një tërmet në tremujorin e fundit. Edhe zgjerimi i lehtë i deficitit në 2019 krahasuar me atë të vitit 2018 (1.6%), reflekton kryesisht rritjen e fortë të pagesave të rimbursimit të TVSH, e rrjedhimisht një performancë më të ulët se sa plani i të ardhurave neto nga taksat.

Agjencia pret një rritje të përkohshme të deficitit në vitin 2020 në nivelin 2.2% të PBB, duke qenë se qeveria do punojë intensivisht për ri-ndërtimin pas tërmetit, si dhe njëkohësisht do të vijojë me pastrimin e detyrimeve të prapambetura.

Në vitet më tej, agjencia projekton që deficiti buxhetor do të vijojë të reduktohet gradualisht përgjatë horizontit kohor afatmesëm. Ajo projekton se borxhi publik neto do të bjerë poshtë nivelit prej 60% të PBB deri në vitin 2022, në ndjekje të rregullit fiskal më afat-gjatë të përcaktuar në ligjin organik të buxhetit për reduktimin e borxhit publik poshtë nivelit prej 45% të PBB. Në këtë aspekt, ecuria mund të jetë edhe më e mirë në sajë të përpjekjeve të autoriteteve për të përmirësuar administrimin e mbledhjes së të ardhurave.

Agjencia vlerëson se autoritetet po vijojnë përpjekjet aktive për të përmirësuar profilin e borxhit publik, për të vijuar rritjen e maturitetit të tij, ulur risqet e rifinancimit dhe ato të kursit të këmbimit. Në këtë aspekt, edhe pse agjencia nuk sheh ndonjë pengesë për huamarrje të sektorit publik në tregun e brendshëm, vlerëson dhe pret që qeveria do vijojë të shohë për mundësi më të mira për të marrë hua në tregjet e huaja të cilat ofrojnë maturitete afat-gjatë.

Agjenda e reformave të qeverisë do të vazhdojë për të siguruar qëndrueshmëri ekonomike, përmirësim të jetës së qytetarëve dhe klimës së biznesit në vend.

9 komente në ““Standard & Poor’s” vlerëson me B+ ekonominë shqiptare, Denaj: Përmirësim jetës së qytetarëve dhe klimës së biznesit”

  1. Kim été says:

    Mendimi tyre për ne është ” corruption, crime organisé”. Jemi nxënës i keq dhe ” incapable de s’aligner sur les standards politiques. ”

    1. Raimond vlonjati says:

      Ngaqe eshte “ Permiresuar” jeta qamet ,
      ndaj dhe njerezit ikin nga Shqiperia , nga syte kembet

  2. gjergji says:

    thjeshte sakte e vertete.Keqqeverisja apo mireqeverisja ka nje indeks e kjo eshte ;RRITJA EKONOMIKE qe shoqrohet me reforma te gjitheaneshme ne te gjitha fushat.Vleresimi me B+ I EKONOMIS SHQIPTARE eshte patjeter nje zhvillim pozitiv.Bravo qeveria Rama.I hapur per cdo marreveshje ekonomike me institucionet nderkombetare me kete vleresim ekonomik.konsolidim I zhvillimit pozitiv ekonomik e perparimit vendit.

    1. rripitipitytytyrripity says:

      Qenke gjergji, thashe se ishe flutura ose lora!

    2. rripitipitytytyrripity says:

      Qenke gjergji, thashe se ishe flutura ose lora!!

  3. Zigur Qarri says:

    Merr borxhe për të larë borxhet,një shpikje e Kryeministrit Rama pët të rritur lumturinë dhe mirëqenien e popullit.Qeveria
    kërkon 600 milionë euro borxh në tregun e jashtëm.Një pjesë e këtij borxhi do të përdoret për të zëvendësuar borxhet e marra
    gjatë viteve të kaluara, të cilat duhen shlyer tashmë.Qeveria ka bërë dhe parashikimet e nevojshme për borxhin që duhet të
    marrë në vitin e ardhshëm i cili shënon shumën 320 milionë euro. Kjo huamarrje parashikohet ta çojë po ashtu defiçitin fiskal
    në 2.2 për qind të prodhimit kombëtar.Historia e ngopjes me lugën bosh funksionon akoma.31-01-2020

  4. U says:

    Jo moreee .. po une si do qahem tani qe s’kam buke per te ngrene ?

    Nje sekond se duhet me ven iPhone ne tavoline, sa te marr kete sandwichin.

    S’kemi buke !!

    Skamje fare !!

    Nuk behet ky vend !!

    Kujt tia pi nje kafe une ?

  5. gjergji says:

    Zigur miku: pozita e debitorit eshte me e forte se ajo e kreditorit.Kjo eshte formula e ekonomis modern te sotme.Kjo formule eshte fituesja e cmimit nobel ne ekonomi.Ndofta se perktheva fjale per fjale por u mundova ta perkthej saktesisht formulen.Per sjarim lexo e kujto rimkambjen e nje shumice te bankave Amerikane(bank of Amerika,morgan etjera super te medha) industrin e prodhimit makinave “ford” apo komp.e sigurimeve qe fetem fitimi vjetor netto I tyre asht sa I gjithe buxheti vjetor I shtetit shqiptar.Nuk ka ne mendyre absolute nje shtet qe nuk ka borxh .Borxh eshte frymemarrje ekonomike e hapsina pa fund investimesh positive ekonomike.Mik: ndro mendje sa ma pare borxhi nuk eshte “komunist”

  6. nino says:

    Kjo eshte per te qeshur me ulerima,…..
    PO SI ESHTE RRITUR NIVELI I JETESES KUR PER 7 VJET NE PUSHTET NUK JANE RRITUR ASNJE HERE RROGAT DHE PENSIONET…….
    KUJT I THONI RRITJE JU ASAJ ME 200 LEK SI NE KOHEN E SALI KRIMINELIT…..
    NE JEMI VENDI I 3 NE EVROPE PER TE ARDHURAT ME TE ULETA…
    PO CMIMET QE NJOHIN VETEM RRITJE…..
    KUJT I THONI RRITJE JU…..
    TURP, TURP, TURP..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje