"Paketa Anti-KÇK", Sassoli mbështetje Ramës: Jam i kënaqur se mbi këtë reformë ka dhe pak frymë italiane. Bashkë kundër parave të paligjshme

3 Shkurt 2020, 13:48Politika TEMA

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama pasi ka deklaruar se hapja e negociatave do të ndodhë por është bërë thjesht një ngadalësim i procesit ka folur edhe për paketën “Anti-KÇK” e miratuar nga qeveria gjatë kësaj jave.

Reforma ishte e rëndësishme se kishte të bënte me luftën kundër krimit të organizuar dhe kjo sipas Presidenti i Parlamentit Europian do të shtojë jo vetëm sigurinë për Shqipërinë por edhe aftësinë e kapacitetin e bashkëpunimit të Shqipërisë me BE

Sakaq Sassioli ka deklaruar se Shqipëria ka përparuar falë punës që ka bërë në disa fusha dhe se duhet të vazhdojë, e për këtë ka shprehur edhe mbështetjen e tij, sepse e ardhmja është e përbashkët thekson ai.

“Përse ishte e rëndësishme reforma që u miratua javën e kaluar nga qeveria? Sepse kishte të bënte me luftën kundër krimit të organizuar. 

Kjo do të shtojë jo vetëm sigurinë për Shqipërinë por edhe aftësinë e kapacitetin e bashkëpunimit të Shqipërisë me BE. 

Jam i kënaqur se mbi këtë reformë ka dhe pak frymë italiane. 

Ne prej 10 vjetëve jemi gjendur në kushtet e luftës kundër krimit të organizuar në shumë vende të Italisë dhe kjo përvojë mund të jetë e dobishme dhe për të tjerët. 

Do të jemi së bashku në luftën kundër kapitaleve të paligjshme”, deklaroi Sassoli.

1 komente në ““Paketa Anti-KÇK”, Sassoli mbështetje Ramës: Jam i kënaqur se mbi këtë reformë ka dhe pak frymë italiane. Bashkë kundër parave të paligjshme”

  1. Kalec Dega says:

    Bo bo ka diskutuar per para te paligjshme me Bunkerin e Surrelit, lol!
    Po shkaku i parave te pista u diskutua?
    =
    U gjenden parate e pista ne Tojote kujt politikan i perkisnin?
    aha, rama po nderton shtet me fushata ashtu si i premtoi popullit sepse nje shumice ne parlament ben hata….dhe Rama do ta ndertoj Shqiperine deri me 2025 kur te kemi hyre ne BE…
    JO BRE?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje