Këshilltari Henz shpjegon ofensivën diplomatike të opozitës në SHBA

4 Shkurt 2020, 20:59Antena TEMA

Këshilltari Henz vendosi sot të bëjë publike arritjet e opozitës në ofensivën e saj diplomatike në SHBA gjatë “Mëngjesit të Lutjeve”.

Në atë aktivitet merr pjesë opozita parlamentare dhe ajo jo parlamentare.

Pas një bisede të gjatë me Fatmir Mediun, këshilltari Henz përpiloi një raport, që ja dërgoi dhe Jarit:

“I dashur Jari!

Sapo fola me Mediun. Situata në Uashington është në favor tonë.

Mediu ka qenë qysh në mëngjes tek zyrat e “Mëngjesit të Lutjeve”.

Aty e kanë pritur mirë, me një mëngjes amerikan, me omletë dhe lëng frutash, si dhe me proshutë të thatë.

-Kisha vite pa ngrënë kaq mire mëngjes, më tha, kur fola në telefon.

Pastaj kishin bërë planet se si do të shkonte darka e “Mëngjesit të Lutjeve” që shtrohet në Uashington.

Në këtë darkë merrë pjesë dhe presidenti Trump, i cili takon disa prej liderve që ndodhen aty.

Mediu më tha se darka qe fantastike.

Ai kishte kapur një kostum okazion tek dyqani që blen gjëra zakonisht në Uashington, dhe i rrinte fiks.

Ndërkohë ka pasur takim me një gazetar të gazetës “Dielli” dhe dy anëtarë të kryesisë së Vatrës.

I ka përgëzuar ata për zgjedhjet e reja dhe u ka uruar suksese.

Ata kanë shprehur mbështetje të fortë për opozitën në zgjedhjet e ardhshme dhe kanë thënë se Vatra do të jetë 100 për 100 me opozitën.

Edhe Monika ka takuar gazetarin Beqir Sina, dhe ka marrë mbështetjen e tij për të bindur të rinjtë shqiptarë të lënë SHBA dhe të kthehen në Shqipëri, kur të fitojë LSI.

Vetë Beqiri ka thënë se ai pavarësisht moshës së thyer, mund të vijë në rast se kjo gjë ndodh.

Nuk dihet nëse e dha këtë premtim nga siguria që nuk fiton LSI, por sidoqoftë është pozitive në opinion.

Nga ana tjetër, deputeti i opozitës parlamentare, Valteri, ka shprehur mbështetjen e tij për PD, në rast se bëhet një marrëveshje e madhe para zgjedhjeve, për ta vënë përpara qeverinë Rama.

Në takime ka qenë prezent dhe zoti Gjiknuri, dhe ka dhënë garanci se ai do t’i ndihmojë sa të mundet me reformën zgjedhore, por la porosi që mirë është të flasë vetë Rama me Bashën.

Tani presim të rejat kur të kthehen në atdhe.”

2 komente në “Këshilltari Henz shpjegon ofensivën diplomatike të opozitës në SHBA”

  1. Lanabregesi says:

    Tani Vatra drejtohet nga kosovaret,strategjija e tyre eshte lufta kunder qeverise shqiptare dhe kryeministrit Rama.Gazeta Dielli nuk ka dite qe nuk boton nje shkrim kunder qeverise.

  2. USA says:

    Vatres I ka ngel ora ne 1944,keshtu qe bene politike percarese,kur jan socialistet ne pushtet,simbas tyre jan komunistet,kur ka qene krimineli Sali Berisha,simbas tyre ka qene e djathta,megjitheate kjo nuk ka asnje vlere,se ne Vatren e sotme jane pasardhesit e pinjolleve te fashizmit,qe Noli I madh nuk I honepste.Ketu ne USA ka shoqata shume here me te medhaja se Vatra,si Bijt e Shqipes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje