Një debat i pazakontë është zhvilluar një mbledhje e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së datës 27 dhjetor 2019, mes anëtarit të KLP Tartar Bazajt dhe kryetarit Gent Ibrahimi.
Gjatë mbledhjes, Bazaj ka propozuar që dy anëtarë të Këshillit të vizitonin në Spitalin Ushtarak një kandidate për prokurore Xhoana Mehmetaj, për t’i ngritur moralin, pasi e kishte zënë poshtë banesa në Durrës, e shembur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke e dëmtuar në shtyllën kurrizore.
Në përgjigje të kërkesës së Bazajt, kryetari i KLP, Gent Ibrahimi ka pohuar se gjëra të vogla si këto nuk ka nevojë të diskutoheshin në Këshill, për sa kohë që Këshilli nuk ka instrumente ligjore për të vënë në dukje humanizmin e vet.
Por, Bazaj ka këmbëngulur se kjo ishte një gjë e madhe, ndërsa ka kujtuar se kryeministri Edi Rama se në raste të tilla ka ikur në çdo shtëpi. Ndërkaq, ka ardhur sërish reagimi i kreut të KLP, i cili ka pohuar se duheshin parë mundësitë ligjore për këtë çështje.
Por, Tartar Bazajt ka pohuar se reagimi jo vetëm është detyrim ligjor i Këshillit, por se anëtarët e KLP janë si prindër në thonjëza të prokurorëve. Debati është mbyllur me ironi nga Ibrahimi duke pohuar se “kështu e lëmë atëherë që jemi prindër të prokurorëve”.
Më 24 janar, Bazaj i ka kërkuar informacion Gent Ibrahimit, përmes një shkrese zyrtare, se përse në adresë të tij në zyrën e KLP-së, nuk ka mbërritur asnjë kartolinë urimi për Vitin e Ri, ndryshe nga sa ka ndodhur për anëtarët e tjerë të KLP-së.
Po ashtu, Bazaj i ka kërkuar informacion Ibrahimit edhe se pse tollonat e karburantit ndahen me copa, përse është anuluar tenderi i mjeteve dhe përse nuk plotësohet komisioni mbrojtjes së prokurorëve.
-Tartar Bazaj: Para tre ditësh jam ndodhur fare rastësisht tek Spitali Ushtarak për të vajtur tek një miku im, i cili ishte shtruar në spital dhe përballë ishte një prokurore magjistrate, e cila e cila është goditur që në datën 26 nëntor, i ka rënë shtëpia dhe është goditur në shtyllën kurrizore dhe situata e saj është e rëndë. Unë i thash: A ke vënë në dijeni njeri?
Më tha: Kam vënë dikë (po pa më thënë emrin e anëtarit të Këshillit). Sinqerisht jam ndjerë keq pasi ajo (Xhoana Mehmetaj) ka goditur disa vertebra. Ajo është magjistrate e re, e cila pret emërimin këto ditë. Për fat të keq kishte shkruar tek prindërit në Durrës dhe pallati u tund, tha. Sot ajo vuan shpirtërisht dhe moralisht. Të paktën Këshilli, çoftë dy përfaqësues t’i shkojnë dhe t’i ngrenë moralin.
-Gent Ibrahimi: Pa dyshim që ka disa gjëra të vogla si këto që nuk ka nevojë t’i diktojmë në mbledhjen e Këshillit. Për sa kohë që Këshilli nuk ka instrumente ligjore për të vënë në dukje humanizmin e vet, nuk është nevoja që ta trajtojmë në mbledhjen e Këshillit.
-Tartar Bazaj: Kjo është magjistrate z. kryetar dhe nuk është gjë e vogël. Unë mendoj se është gjë shumë e madhe. Madhe pse mos ta diskutojmë që të gjejmë të gjithë instrumentet ligjore për ta trajtuar, sepse ajo mund të ketë nevojë edhe për kurim jashtë. Kryeministri i vendit ka ikur për çdo rast në çdo shtëpi, jo më një magjistrate e re që do të jetë prokurore e Republikës së Shqipërisë gjithë jetën të duket një gjë kaq e vogël.
-Gent Ibrahimi: Nuk thash aspak këtë gjë. Nuk thashë se është e parëndësishme. Thashë që çështjet që shtrohen këtu duhet të jenë të përgatitura. Nuk mund të reagojmë në mënyrë emocionale ndaj informacioneve dhe duhet të shohim mundësitë ligjore që kemi ne për të vepruar.
–Tartar Bazaj: Jo jo, ky është edhe detyrim ligjor me sa kuptoj unë, sepse ne jemi si prindër në thonjëza të prokurorëve.
-Gent Ibrahimi: Kështu e lëmë atëherë që jemi prindër të prokurorëve dhe e mbyllim mbledhjen e sotme. Faleminderit për durimin tuaj.
Vetem testi i diotit e asgje tjeter nuk na shpeton nga keta monstra pushtetare e politikane
undefined
Qenka gomar fare ky Tartari.
Aha, kjo qenka KLP-ja dmth! Ky fare niveli eshte anetar i KLP-se????
Gam gam neper media u ngrit KLP u be kjo u be ajo…. lesh me qime dmth!
Po qe ky niveli o burra njerez ne gjermani te bejme hidraulikun sesa te na vjedhin edhe keta te tjeret.
Per her te pare njeri prej ktyne thon se e ka ba ke Universiteti Plepave
ishte nji ver e nxehte tregojn kur ju ndez flak Gjyqtarit
mbasi mori “Diplomen” .
S’ka asgja te keqe menoj un.
sot neper bote ka shume ,meshkuj qe Zoti ja ka kuryr ate “Te Burrave” perpara
dhe shijojn jeten ashtusi ti vij ,nga pas.
c’mundet te bej nji karuc 3-5 cm si psh lyl basha ?
Asgja .
prandj e marrin kenaqsin nga pas .
Thjesht nji orientim #
(gjynah asht vtem pr grate ee tyne ,qi vujn kte gja)
HAJDE KLP HAJDE JU JENI PER TE PUNUAR NE PORTIN E DURRESIT NGARKIM SHKARKIM ROBTE KU TI KENI
Qenka gomar fare ky Tartari.
Per c’fare klp po flet ti, ku asht ai Durrsit e hajdari qe lente dosjet nga 2 vjet e mbasandej i conte shqup po karavillja prokuror i Krujes prej Tropoje qe ndihmonte kriminelt. Po te beshe nje statistik30% e prokurorve e gjykatesve na dalin prej Tropoje ose te martuar me tropojane turp per Shqiprine
Une do te deshiroja qe Meroja te mos botonte gjera te ketilla!…
Edhe budallallek po ta quajme,eshte brenda shpirtit humanitar …
Respekte,Tartari!..Sherim te shpejte Xhoanes!…
Turp i madh te shohesh Taratorin ne te tille lloj panelesh. Turp, turp, turp. Fallsifikator i rendomte, zhvates, injorant dhe pervers. Ky nuk mund te votoje prokuroret. Eshte fyerje e inteligjences per ta. Me te duhet te veproje drejtesia. Ti shihen njehere pasurite e vena me mashtrim te njerezve..